Janë me dhjetëra përpjekjet e demokratëve për të ndryshuar lidershipin në periudha të ndryshme përgjatë 35 viteve të historisë së Partisë Demokratike. Asnjëra prej tyre nuk ka rezultuar e suksesshme. Së fundmi, lëvizja Salianji po përballet me akuza të drejtpërdrejta nga Sali Berisha dhe me përjashtime, për shkak të kritikave që kjo lëvizje ka adresuar ndaj drejtuesve të PD-së.
Por si sillej Lulzim Basha dhe si po sillet sot Sali Berisha me ata që mendojnë ndryshe nga ai? Një prej demokratëve që ka provuar “agresionin” e kryetarit në dy kohë të ndryshme rrëfen mënyrën se si reagon lidershipi sapo nis një lëvizje kundërshtuese. Artjon Barjamaj flet për përgjumjen e Bashës gjatë kohës së Foltores së Berishës dhe për reagimin e Berishës ndaj lëvizjes Salianji.
Ndiq intervistën e plotë me Artjon Barjamaj: Një demokrat si Artjon Barjamaj dhe politika e ideve në një parti që vuan nga frika e kritikës
Pergjumja e Bashes, terminologji e huazuar nga Rama. Ky i riu PD vetem kete te mos e thoshte sepse vetem propogandon tatavate e Rames, Veliajt...mire qe nuk tha Lul Brava.
Bravo Veri