Kreu i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori ka deklaruar se ideja e opozitës për krijimin e një qeverie teknike është pazar me kryeministrin Edi Rama dhe në këtë rast sipas tij, po kërkojnë bashkëqeverisje.
Duke folur në emisionin “Tema e Ditës” të Arbër Hitajt në RTSH1, Qori vuri në dukje opozita dhe mazhoranca po kërkojnë bashkëqeverisje në idenë e hedhur në opinionin publik për një qeveri teknike.
Qori ka shpjeguar ndër të tjera, edhe qëndrimin e “Lëvizjes Bashkë” se pse refuzoi ftesën e kryedemokratit Berisha për koalicionin opozitar duke thënë se pozicioni i tij është i qartë dhe i prerë; “Ne nuk mund të bëhemi pjesë me një palë të së keqes kundër palës tjetër të së keqes.”
“Askush nuk është habitur nga qëndrimi i “Lëvizjes Bashkë”, madje as Berisha kur e ka hedhur si ftesë nuk besoj se e ka pasur seriozisht se ka pritur se unë apo Lëvizja Bashkë do të hyjmë në koalicion ndonjë ditë me të. Qëndrimi ynë është i qartë; ne jemi kundër qeverisë në radhë të parë por jemi njëkohësisht kundër gjithë sistemit të vjetër të korruptuar dhe servil ndaj oligarkisë ekonomike. Ne nuk mund të bëhemi pjesë me një palë të së keqes kundër palës tjetër të së keqes”, u shpreh Qori.
Ai vuri në dukje se Berisha dhe Rama janë homologë të njëri-tjetrit në natyrën e tyre politike dhe qeverisëse.
“E dyta, edhe nga ana strategjike; qeveria në Shqipëri do të bjerë kur qytetarët masivisht të besojnë se ka një alternativë që është e kundërta morale e kësaj qeverie. Sali Berisha është homologu moral i Edi Ramës, kanë interesa të përbashkëta, por kanë të njëjtin karakter abuziv dhe korruptues me njëri-tjetrin”, tha Qori.
Qori shtoi se për ta rrëzuar qeverinë “ne kemi nevojë për shoqërinë që bashkohet dhe për partitë politike si “Lëvizja Bashkë” që kanë reputacionin politik dhe moral të të qenit të pakorruptuar por edhe të pakorruptueshëm.”
Sipas tij, “Lëvizja Bashkë” kërkon njerëz që luftojnë të keqen dhe duan të sjellin të mirën dhe nuk e bashkon asgjë as me Ramën dhe as me Berishën.
“Njerëz që luftojnë me të keqen për ta zëvendësuar me të mirën dhe jo për të modifikuar elementët e së keqes. Mua dhe “Lëvizjen Bashkë” nuk na bashkon asgjë as me Ramën dhe as me Berishën dhe as me një faktor tjetër destruktiv në shoqërinë shqiptare”, deklaroi Qori.
Vertete te cmendur..... PS ka 83 mandaté keta masturbohen me emisionet e te Qimit Peka me aktore démodé. Njesoje si humori me Léa Ypi qe kazanet e bene kryeministre bile nje mikrofon mbajtese e pyeste Bufin c, çfare mendoni per kryeministren e qeverise teknike Léa...
Komentues i nderuar, respekte. Koment me vlera. Por mos u habit me humorin e Lea Ypit, sepse Ka disa ditë wetpo e pompojne në per gazeta dhe emisione. Demek, Lea Ypi do na shpëtojë nga kometa 3I- ATLAS. Edhe gazetares keshtu i kane thene: "Bëja këtë pyetje Saliut." Me porosi.
Moderatorja e emisionit “Oponencë” në News24, Anduena Llabani, ka bërë një paralajmërim të fortë dhe tronditës në studio, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama pritet të thirret në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të dëshmuar si person në dijeni në lidhje me disa dosje të hapura nga drejtësia amerikane. Sipas Llabanit, data e përmendur është 20 janari, një moment që ajo e cilësoi si kritik dhe të paprecedent për një kryeministër shqiptar në detyrë. “Shpresojmë të mos i zënë rrugë Ramës në 20 janar, ku ai do të thirret në SHBA për të dëshmuar si person në dijeni për disa dosje që janë hapur andej,” u shpreh ajo. Moderatorja theksoi se ky hap përbën një “verdikt” i cili për herë të parë e vendos kryeministrin shqiptar në kushte të pabarabarta përballë drejtësisë. Sipas saj, bëhet fjalë për një situatë që as vetë Rama nuk e pret plotësisht se si do të zhvillohet dhe çfarë pasojash mund të ketë. Llabani deklaroi se informacioni që ajo posedon tregon se kryeministri nuk do të udhëtojë i vetëm drejt SHBA-së, por i shoqëruar nga një avokat. Kjo, sipas saj, lidhet me faktin se dëshmia do të ketë të bëjë me çështje të hapura prej kohësh nga drejtësia amerikane, të mbështetura mbi dëshmi që ajo i cilësoi si tronditëse. “Në këto dosje ka elementë shumë interesantë për gjeopolitikën shqiptare,” tha Llabani, duke shtuar se bëhet fjalë për zhvillime që mund të kenë ndikim të fortë politik dhe institucional
O injorantë Kostitucionalë,si kërkoni ju Qeveri Teknike kur zgjedhjet janë bërë 6 muaj më parë dhe kur qeveria aktuale ka shumicën e palëkundur në parlament. Apo keni dëgjuar shpellarin që i merr qeveritë me dajakë si mori selinë e PDsë ?
Rama nuk ka nevoje te beje pazar me non grata per bashkëqeverisje se perseri i fiton zgjedhjet i vetem,ne gjendjen pa shprese qe ndodhet opozita
Po shume mire, po pse nuk i nxjerr ti njerezit masivisht ne rruge? Nuk i nxjerr sepse nuk kane besim tek ti! Tani ti thua me mire te rrije Rama ne pushtet sesa te behet qeveri teknike! Kjo do thote prit gomar te mbije bar. Dakort mire nuk bashkohesh me Berishen po pse nuk bashkohesh me Gon Shehaj apo me Lapaj? Apo edhe ata jane ne pazar? E kupton cfare mjerani qe je? Preferon qe ne pushtet te rrije Rama per sa kohe njerezit mbeshtesin te tjeret dhe jo ty! Je thjesht nje Legen!
Shko ore idjot se nuk je ti per politike. Sipas teje duhet me prit vitin 2500 derisa ti bashkohen shumica partise tate qe me ish sekretar partie si antare qe ke , kujton se je me i virgjer se partite e tjera. Mareveshjet dhe aleancat per hir te interesave kombetare behen me te gjitha forcat politike kur kane nje qellim te perbashket. Pastaj eshte tjeter gje programi i cdo partie kur fillon fushata elektorale. Pa qeveri teknike ku te mos jete asnje perfaqsues si kryeminister nga keto dy djajt e politikes majtas e djathtas, ti nuk mund te kesh elektorat sepse ne shqiperi ke me shumice elektorat te PD dhePS. Dhe e dita , e gjithe administrata do te votoje PS per sa kohe do jete Edi ne qeveri. Sepse kan frike se i largon nga puna ose ai shume mire i mer karten e identitetit cdo punonjesi. Kurse po te hiqet Rama si kryeminister ke shpresa qe nje pjese e administrates mund te votoje partite e vogla qe te gjitha bashke perbejne nje elektorat te paperfillshem. Ti kujton se duke u distancuar ngaSala dhe Edi kujton se do thithesh elektorat. GABOHESH, JE VETEM NJE DONKISHOT NJERI I TRASHE QE SJE PERPOLITIKE.
Qori po ben gjene me minimale qe duhet te beje cdo parti e re: jo bashkepunim me PD dhe PS. Eshte e vetmja rruge per te ecur perpara.
Nje koment qe nuk kam se çfar te them , mjer studentet qe marin leksione nga ty o qorri .
Nderro numrin e syzeve. Mbase edhe shtrengo vidhat e mendjes.
Arlind , je shume ne rregull , mos u lekund dhe shperfilli sharjet e sklleverve te te dy kraheve . PS dhe PD Jane shumica dhe kesisoj u lejohen pazaret ? Ne rregull . Shumica t'i gezoje keto pazare dhe te vazhdoje hosanate ...
Na kanë gënjyer, Marksi nuk paska vdekur, ai është gjallë në zemrat e Qorrave në Shqipëri.
Ku e kupton Marksin tek Qorri? Qorri s'është veç një "socialdemokrat" i sëmurë nga utopia foshnjarake e majtizmit; socialdemokracia nuk është Marksizëm, o Tirana. Y ha, është krejt tjetër gjë, që ty s'ta kap menja, pa lexu gjo për të; s'o gjo me të thonme.
Arlindi të paktën është i ndershëm, jo si këta mender politikqënër, që e kanë rrjepur këtë popull…
Opozita e Berishes qe po pret rradhen te na e fuse ate mikun prape, po ben ate pune qe i takon: shtyjme kohen derisa te vine rradha! Te gjithe jane bosa me shtepi, vila, lokale dhe biznese. As e rruan njeri per njerezit e thjeshte! Genjeshtra me bisht! Inshallah t'i hedhe syte ketej Trump! Jemi me shume diell se Groenlanda!
Arlind jam ty.