(VIDEO) E Ngarkuara me Punë e SHBA takohet me kreun e SPAK dhe të BKH: Do përballemi me kartelet e drogës...

8 Janar 2026, 18:05Politika TEMA
(VIDEO) E Ngarkuara me Punë e SHBA takohet me kreun e SPAK dhe të BKH:

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua me kreun e SPAK, Klodjan Braho në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme.

VanHorn përcolli edhe një herë në SPAK mesazhet e sekretarit të shtetit Marko Rubio, se prioriteti amerikane mbetet lufta ndaj karteleve të drogës dhe krimit të organizuar.

Van Horn shprehu mbështetje në punën e ardhshme të SPAK por edhe për BKH-në dhe kreun e ri të tij Joni Ketën.

E Ngarkuar e SHBA pati gjithashtu takim me ish-kryeprokurorin Altin Dumani dhe me prokurorë të tjerë.

Postimi i ambasadës amerikane në Tiranë:

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. Siç ka deklaruar Sekretari Rubio: “Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë.” Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar.



6 Komente

  1. L
    LL

    Zonje e nderuar,ju falenderojm per ndihmen qe i jepni Spakut,por ju lutem jepuni mesazhin qe segmentet e tij te shkeputen nga Sali krimineli.

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ?!

      Dihet kush eshte i lidhur me kartelet sidomos ate te Sinaloas. Skeni pare gje akoma Moderatorja e emisionit “Oponencë” në News24, Anduena Llabani, ka bërë një paralajmërim të fortë dhe tronditës në studio, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama pritet të thirret në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të dëshmuar si person në dijeni në lidhje me disa dosje të hapura nga drejtësia amerikane. Sipas Llabanit, data e përmendur është 20 janari, një moment që ajo e cilësoi si kritik dhe të paprecedent për një kryeministër shqiptar në detyrë. “Shpresojmë të mos i zënë rrugë Ramës në 20 janar, ku ai do të thirret në SHBA për të dëshmuar si person në dijeni për disa dosje që janë hapur andej,” u shpreh ajo. Moderatorja theksoi se ky hap përbën një “verdikt” i cili për herë të parë e vendos kryeministrin shqiptar në kushte të pabarabarta përballë drejtësisë. Sipas saj, bëhet fjalë për një situatë që as vetë Rama nuk e pret plotësisht se si do të zhvillohet dhe çfarë pasojash mund të ketë. Llabani deklaroi se informacioni që ajo posedon tregon se kryeministri nuk do të udhëtojë i vetëm drejt SHBA-së, por i shoqëruar nga një avokat. Kjo, sipas saj, lidhet me faktin se dëshmia do të ketë të bëjë me çështje të hapura prej kohësh nga drejtësia amerikane, të mbështetura mbi dëshmi që ajo i cilësoi si tronditëse. “Në këto dosje ka elementë shumë interesantë për gjeopolitikën shqiptare,” tha Llabani, duke shtuar se bëhet fjalë për zhvillime që mund të kenë ndikim të fortë politik dhe institucional

      Përgjigjjuni
    2. M
      Munika

      Po me koken e krimit non grata, c'do beni, apo c'bene edhe te meparshmit

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bravo e Ngarkuara me Pune

        Bravo ambasada amerikane. Thirre po munde edhe Saliun e thuaj te mos dale me neper TV se po na trenb ciliminjte.

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qaniu

          Po mirë gota uji nuk përdorni ju aty në Spak, apo kjo zonja e do ujin direkt nga shishja.

          Përgjigjjuni
          1. 6
            66

            Do përballeni, po! Ashtu si u përballet me një jashtëqitje tribalo komuniste, si Sali Berisha që ju shurron akoma në gojë të gjithëve; SPAKut, GJKOsë, parlamentit, të ardhmes, SHBAsë, perëndimit duke vazhduar i patrazuar me Zenin që pastron lekët e karteleve të tropojanëve të Dubait, të ndërtojë gradaçela dhe të shqyej miljardat e vjedhura nën hundë të të gjithëve, ndërkohë që e bija me një targë turpi në qafë si hajdute e padëshiruar, vazhdon dhe edukon në UT magjistratë dhe prokurorët e Drejtësisë së Re .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje