“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

23 Dhjetor 2025, 09:05Politika TEMA
“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan komentoi hetimet e fundit të SPAK, atë për çështjen Balluku, si dhe për tenderat tek AKSH-i.

Haxhiu u shpreh se SPAK duhet lavdëruar. Sipas tij, SPAK tashmë nuk konsiderohet më institucion që është kapur nga Rama, siç pretendohej më herët, por se godet dhe vetë qeverinë, duke ngjallur shpresë tek qytetarët.

“Duhet lavdëruar SPAK-u për guximin, për të gjitha që ka bërë. Nuk është e lehtë, që ndërtohet edhe një rrëfim, por gjithashtu edhe të bëhen që në fillim të mandatit të katërt të gjitha këto akuza. Ka qenë një periudhë, kur nuk ka pasur institucione të opozitës, as në bashki nuk ka qenë. Me gjithë mosbesimin që kanë pasur të gjithë ndaj SPAK-ut, po rreshtohen të gjithë për guximin që po bën SPAK-u. Kjo është përparësi e jashtëzakonshme në diskursin shoqëror në këto kohë. Derisa është quajtur si institucion drejtësie i Ramës, tashmë është kthyer në institucion që është kthyer në shpresë për shoqërinë. Por ajo që më bën përshtypje është fakti që janë dërguar 16 mijë faqe nga SPAK në parlament për të kërkuar heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Por, SPAK mund të dërgonte pak faqe dhe të përmblidhte atë që kërkonte”, tha Haxhiu.

Kujtojmë se SPAK ka nisur hetimet për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, për të cilën kërkon edhe heqjen e imunitetit në parlament. Ndërkaq, po SPAK po heton tenderët e dyshuar korruptivë tek AKSHI.

4 Komente

  1. T
    TRAPA JANE.

    Ke te drejte Beton pa cimento.SPAK i shqiperise,si SPAK i kosoves ne Hage..

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kosovar

      Ku po pyet me Batoni per Kosove e Metohi ka ardhe me punu n’Shqiperi me dhame men me hajni!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Me ket shkrim sot i ke vu kapakun mutit Baton

        Baton, turp te kesh! Te kemi pershendetur per shkrime e analiza, por kjo sot eshte shkrim i turpshem per doren tende! Nese ke ndonje akuze ne Spak e don te shpetosh kjo eshte tjeter pune, dryshe duhet ta terheqesh ket pacavure qe ke publikuar sot. Ne populli i thjeshte e konsiderojme sot dumanizmin e Spakut dhe Rames nje kercenim katastrofik per Shqiperine. Kete drejtesi te re te Rames, qe ti e konsideron shprese per shoqerine tone, mos e paste fatkeqesi asnje popull tjeter ne Bote. Dumanizmi i Spakut i ngjan metodave te frikshme te gestapos. Ne kohen e Enverit nuk mund te ndodhnin bemat e Dumanit, Dados, Premcit e Banit gjykatesit famekeq te Argites. Don Zoti qe Spakmte te arrestoje edhe ty e provati ti kerkoje ti gjeje pasi ti te jesh brenda. Mandej te shohim se cfare do shkruash! Por ti mund te arratisesh ne zbeograd, e prej andej Spak nuk te ekstradon dot.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tunguska

          Ik mor spiun i qelbur

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje