
Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Dritare TV, në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga, ndër të tjera u shpreh për rolin e Ambasadorit sipas Kushtetutës amerikane dhe konkretisht kontributin e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.
Ngjela u shpreh se Ambasadori sipas Kushtetutës amerikane, është përfaqësues direkt i Presidentit, por Yuri Kim do bëhet figurë e madhe për Shqipërinë sepse po ndihmon në daljen nga falimenti.
"SPAK-u si frymë është drejtuar nga Uashingtoni. Sipas Kushtetutës Amerikane, ambasadori është përfaqësuesi direkt i presidentit. Në ndryshim nga ambasadorët e tjerë të SHBA-së që ishin në Shqipëri, zonja Yuri Kim, është në ekzekutim.
Yuri Kim është për ekzekutim dhe ata e sollën për këtë qëllim. Ata janë diplomatë me nivel të lartë dhe të pyesin e merr dot përsipër ose jo. Do të shikosh se sa karrierë do të bëjë ambasadorja Kim. Unë mendoj që deri tani e ka rritur marzhin deri në 80% afër fitores.
Yuri Kim do behet figurë e madhe në Shqipëri sepse po na ndihmon të dalim nga falimenti”, u shpreh Ngjela në Dritare TV.
Keshtu nga pamja duket si ylle Hollivudi por do Zoti behet edhe per Shqiperine
O Spatakysi i mamit, ke filluar të flasësh dhe të bësh parashikimi meteorologjike, si një shikuese filxhani Tropojane. " Yuri Kim do bëhet figurë e madhe në Shqiperi"..., or plak matuf, a je budallë apo miop..?!! Yuri Kim, nuk ka për tu bërë dhe nuk pretendon të bëhet një figurë, as një foto dhe as një bust i madh në Shqiperi. Yuri Kim, ka kohë që është adoptuar totalisht, nga populli i vuajtur dhe i ndershëm Shqiptar, si vajza e tyre. Yuri Kim, është, dhe do vazhdojë të egzistojë në mendjen, zemren dhe kujtesen e popullit Shqiptar, si vajza trime dhe e ndershme puro Shqiptare. Pas ketij konsideracioni që ka populli dhe kombi Shqiptar, për vajzen e vet Yuri Kim, çfarë figure, sipas teje plak matuf, pritet që të bëhet ?!! Spartakys matufi, merr frymë, lësho frymë, mendohu pak perpara se të lëshosh "fëndë " të tilla pa kuptim.