8 Janari, Kulluri: Dita më e errët e PD! Bejko: PD ka vetëm një zgjidhje, largimi i Berishës

8 Janar 2023, 17:22Politika TEMA

8 Janari, Kulluri: Dita më e errët e PD!  Bejko: PD ka vetëm

Një datë e errët për Partinë Demokratike cilësohet 8 janari, prej sulmit të dhunshëm një vit më parë. Demokratët Edvin Kulluri dhe Roland Bejko thonë për ABC NEËS, se sot PD-ja është më e dobët se kurrë dhe aspak konkurruese në gara elektorale.

Këto pamje vështirë se do të harrohen jo vetëm prej demokratëve. Nuk kishte ndodhur asnjëherë që njerëzit e një partie ta sulmojnë atë, për ta marrë, në mënyrë aspak demokratike.

“PD ka dy data 8, 8 dhjetori, Lëvizja Studentore, dita më e ndritur e PD, dhe 8 janar që është dita më e errët e PD”, deklaroi Kulluri.

“8 janari do të mbetet datë më e zezë e pluralizimit shqiptar dhe vecanarisht të partisë demokratike”, tha Bejko.


Deri në këto momente kishin rrjedhur mjaftë ngjarje që e paralajmëruan një sulm kaq të paprecedentë, Kuvende, referendume, sulme ndaj selisë, që të gjitha nisën pas shpalljes së Sali Berishës non grata dhe përjashtimit të tij nga partia nga Basha. Edvin Kulluri, nje kritik i vjeter i Lulzim Bashes dhe mbështetës i dikurshem i Foltores, e quajti këtë kulmin e një marrëveshjeje që u prish.

“Arsyeja e vërtetë e 8 janarit nuk është politike. Është personale, është kurozimi i prishjes së marrëveshjes oklulte në kurriz të  demokratëve, mes Berishës dhe Bashës. Nuk ka asnjë parimore në atë përlasje”, tha Kulluri.

Dhe pasojat janë të dukeshme. PD sot është më e përçarë se kurrë, me dy grupe që sulmojnë njëra-tjetrën në çdo vend që i bën bashkë, me vulë  që pret vendimin e gjykatave dhe me një fat të paqartë se kush do të mbajë logon e saj, në garën elektorale më të afërt.

“Është hera e parë që një parti e madhe që ka qenë parti pushteti, sot nuk e shikon kush si parti pushteti. Nuk ka për të qenë parti parti pushteti sa kohë do të jetë berisha në krye”

Demokrati Roland Bejko, një kritik i përhershëm i Berishës, nuk e sheh aspak PD-në në drejtimin e synuar.

“Ka vetëm një zgjidhje që PD, të bashohet dhe të futet në lojën e konkurrencën politike, është largimi i Berishës dhe hapja e garës”, u shpreh Bejko.

Kjo nuk ka gjasa të ndodh shpejtë, ndërsa Berisha do të futet në testin e 14 majit, ku do të provojë mbështetjen e demokratëve dhe të shqiptarëve, në zgjedhjen e kryebashkiakëve të vendit.

“PD është si ata arbitrat që mbajnë pikët në një ndeshje në të cilët shënojnë vetëm numrin e humbjeve”, shtoi Kulluri./ abcnews.al

4 Komente

  1. L
    Lulzimi qenerise drejt zhdukjes

    Bejko ,deri dje s'i le pjes te boleve pa i lepi shpellarit Esadiste se helbete te pelqenin miljonat . Ju rren mendja me kot te gjitheve . Maharacha i vicidloit do e terheqi me vete ne varr dmth ne fund te Hales gjithe PD. _ Me kot pellisni medieve . PD s'do ket me ! Shqiptaret e kane te dmosdoshme nji Parti te re Opozitare por jo me lemetet e Fares se Djallit PD e Lsi . Duhet Ndergjegje Qytetare ne Politike qe ajo te funksionoje . Kriminelet e Banditizmi Provincialet gjithcka drejt gropes se zeze e cojn . Politika do Moral ,pa te cilen asgje nuk do arrihet vec ,kaosit ku ju te paMoralet jetoni aq natyrshem

    Përgjigjjuni
    1. P
      Po na hane oo Bashkim..!!

      Kur SHBA e shpalli Berishen “non grata”, kisha shprese qe PD do te merrte fryme e lehtesuar dhe Shqiperia do behej shume me e mire nga sa eshte Sot kur shoh qe Saliun e luftojne Kullureria dhe “intelektuale” te tipit Landi, me vdes dhe ajo pak shprese qe kam patur.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Z. Gri

        Edhe sikur ta marre valentine Berisha, Pd nuk vjen me ne pushtet! Thjeshte I duhet Berishe and family nongrata me 10 % per nje 10 vjecar.

        Përgjigjjuni
        1. a
          alphade

          Miku im Kulkuri ! Me ne fund e paskish kuptuar ( per te mos henger hakun ke kohe qe je futur ne brazden e du- hur te “nuhatjes politike” sipas Rustemit duke vendosur vijen e demarkacionit midis teje dhe Sali Vicidolit, megjitha- te dyshoj se reminiscencat e nje nostalgie te kaluar mbeten. I ngjan dashurise qe thengjijt “shuhen, hiri mbetet” ! Megjitha- te Ti je dhe duhet te behesh nje nuhates I mire politik sepse kjo eshte karakteristike e rinise ne politike : Shikon vetem perpara dhe “Plakun e le ne shejtenine e tij ”, sic thoshte i Madhi Migjen !!! Nje gje kam per Rinine e Sotme qe meret Te shkosh pas karroces se kalbur te Sali Non Grates sot do te thote te jeshe nje miop politik i pakorigjueshem ! Nje po- litikan me pak se medioker i tipeve te karagjizeve Mul Nokes dhe Nard Noges , pa permendur ketu te neveriteshmit “Qim Mjekerr Cjapi” me Uriah Hipp-at e tjere te fisit te Hasit ,sher- betore te JO “Dy Zoterinjeve” por te 100 zoterinjeve qe per nje karrige shesin nene e babe dhe gr….ndersa dinjitetin e kane “ngrene ne syfyr”!!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje