Avokati Spartak Ngjela, ka deklaruar se kreu i PD Sali Berisha është shpallur non grata nga SHBA, për shkak të lidhjeve me forcat islamike dhe anti-amerikane, duke përfshirë edhe lidhje me Al Kaedën.
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Ngjela tha se statusi non grata nuk mund t’i hiqet më Berishës.
‘Saliu është non grata në SHBA, ai që është non grata në Amerikë nuk të pranon i gjithë perëndimi. Është non grata atje me vendim të parlamentit jo presidentit dhe ata e kanë doktrinë non gratën. Nuk hiqet non grata sepse ka lidhje me Al Kaedën. Saliu ka pasur marrëdhënie me forcat islamike. Non grata i është vënë për këtë që ka marrëdhënie me forcat anti-amerikane e keni në motivin e non gratës këtë’, tha ai.
Ngjela tha se Berisha nuk ka mbështetje nga qytetarët, por qëndron në krye të PD vetëm për hallin që ka me drejtësinë.
‘Berisha s’ka vota, pse rri? Detyron edhe partinën që të jetë pa vota, përplasen dy interesa interesi i partisë dhe ai individual, pse ndodh kjo. Ai është i shqetësuar për akuzën penale, ka nisur gjyqi. Nuk mund të jetë i qetë. Por ka një gjë, se nëse ai dënohet edhe me një muaj nuk pranohet që të jetë në politikë. Atëherë njeriu më i mërzitur është Rama. Po të mos jetë Saliu nuk fiton dot Rama. Duhet që të qëndrojë Saliu. Shikoni se si ka vepruar Rama kur mund të ndryshohet Saliu si kryetar i PD. Një kryetar që thërret protesta dhe si shkojnë njerëz duhet që të ik kryetari, po ai ka hall se është në proces penal’, tha ai.
Teksa u ndal tek protesta e nismës ‘Shqipëria Bëhet’ të Adriatik Lapajt, ai tha se partitë e vogla nuk kanë mbështetje, pasi votat i kanë vetëm dy partitë e mëdha PD-PS.
‘Lapaj lodhet kot nuk ka vota, e kanë provuar, pse do të flasim kot. Partitë që marrin vota janë dy PD dhe PS. S’kanë vota, politika perëndimore është bipolare nuk ndryshon’, tha ai.
Ngjela po e mbron Berishen duke thene se eshte i lidhur me Al Kaeden kur ai e di shume mire se Berisha eshte i lidhur edhe me shume organizata mafioze e terroriste si Ndrageta,Camorra, COSA nostra, Sinaloa, ka qene i lidhur me Eskobarin, me Isis, ka qene agjent i UDB, Gestapos,Simit,KGB, ka qene trfikant armesh, ka nxitur Putinin te sulmoje Ukrainen. Por nuk jane vetem keto gjera qe ka bere Berisha sepse ai eshte autori kryesor i zmadhimit te Vrimes se ozonit, i ngrohjes globale, i termeteve dhe cunameve madje shpesh here nxit rete e karkalecave afrikane te "pushtojne" Evropin.
Na thuaj ndonje gje nga drejtesia anglo-saksone ,qe e ke qejf ta permendesh,per dyshen e famshme bobja- kurva e tunelit.