"Mblodhi firma për Shabanin" - Grida Duma i përgjigjet Mul Nokës: S'jeni opozitë, keni 20 vjet në pushtet...

15 Dhjetor 2025, 18:01Politika TEMA
"Mblodhi firma për Shabanin" - Grida Duma i përgjigjet Mul

Partia Demokratike nuk po gjen qetësi që prej të enjtes së kaluar kur falë firmave të saj dhe votave të socialistëve, Endri Shabani u zgjodh Avokat i Popullit.

Votimi në Parlament u pasua nga një mbledhje urgjente e kryesisë së PD-së të shtunën, kur prej saj, sekretar i Përgjithshëm, Flamur Noka doli me tezën që lobimin për Endri Shabanin e ka bërë Grida Duma.

“Në mbledhje kanë thënë pesë deputetë që i ka telefonuar dhe e pranoi dhe vetë Saliani. Madje ka gojëdhëna që vetë Grida është negociatore te Rama për Endri Shabanin”, deklaroi Noka.

Drejtuesja dhe moderatorja e Top Story në Top Channel, Grida Duma i ka quajtur deklaratat e Nokës një thirrje për ta përfshirë atë në betejë.

“Kishte dal Mul Noka nga mbledhja e kryesisë dhe kishte deklaruar se Grida Duma kishte bërë lobim për avokatin e popullit. Që ka dëshirë ndokush të më thërrasë në ndonjë lloj beteje për të qenë afashinant edhe mund ta kuptoj. Por që ka shqiptar që e ka ndjekur politikën, mua po ashtu dhe demokrat që nuk e di mirë kur unë futem në lojë nuk është kjo lloj loje që bëj, kjo është pak po e sigurtë. Se çfarë kanë dashur me këtë pseudo strategji njëri dhe tjetri të prodhojnë e dinë ata por unë kuptoj një gjë që nuk dinë gjë hiç. Çfarë nuk dinë? Nuk dinë që një pushtet si avokati i popullit, faleminderit që ma japin, por ua kthej mbrapsht me gjithë lecka sepse e kanë bërë me arna me logjikën e vet. Avokati i popullit nuk ka asnjë vlerë pushteti real, është një gol politik për të fshehur disa gjëra të tjera”, deklaroi Duma.

Duma iu përgjigj edhe akuzave për “të mos bërë opozitën e opozitës”, duke thënë se drejtues në PD kanë mbi 20 vjet në pushtet dhe nuk e lëshojnë.

“Vijnë nëpër studio televizive dhe kur vinin te unë thonin të njëjtën gjë “mos bëni opozitën e opozitës”. Kush është opozitë nga ju? Ju keni mbi 20 vite në pushtet, nga i pari te i fundit. Po ku dini të lëshoni pushtet ju. Ju po të dinit të lëshonit pushtet nuk bënit ato pocaqi gjëra që keni bërë me një anëtarësi të shkretë, keni një muaj që ka dalë një skandal dhe ishte për turp të zi të PD-së dhe tani që do qartësoj se nuk kam asnjë arsye që për standardin tim të mirë, për miqësinë time njerëzore, vjen ndokush dhe më tregon mua që mund të dalin këta dhe të thonë çfarë të duan dhe të merren me njerëz që ka peshë fjala”, shprehet Duma.

7 Komente

  1. D
    DEMOKRAT.

    Grida, ata nuk meritojne pergjigjen tende.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rroku

      He mo se dhe ti suma je prostitute e rames. E keni mesuar qw Rama eshte kurvar e ju, shume si ti nga gjoja e djathta, me breke ne duar tek rama... Hajde PLEHRA hajde...

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Shaje shaje po Grida e dhjeu me një mut PD-në dhe i lumtë.

        Përgjigjjuni
      2. B
        Bufit komunist , Latifi i hoqi non graten

        Mute Bufi , kaka Noka , pizge Babale....pune WC . Bufi eshte i pjerdhur , Noka gjysem i pjerdhur, Babale shurre fare .......... Viti 2025 bientôt 2026 keta flasin per protesta sikur te jene sindikata e jo parti politike.. Nje mithoman i mbaruar komplet ka marre karrige dhe ri ulur para kryeministris , per çfare ai e di .. Ne vende qe te hapen ne baze te flasin me elektoratin , flasin gjithe diten do rrezojme Ramen , Rama rrezohet me vote , Rama rrezohet kur kundershtari tije paraqet fakte , paraqet kulture e jo me ata pleq te rrjedhur pa dhembe ne goje qe nuk dine çfare flasin. Rama rrezohet me programe por jo me vrasesin Berrisha , jo vetem qe jane te pa besueshem por jane kthyere ne qesharak

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fieraku Demokrat

          PD-en e ka ngrene dreqi. Nuk e shpetone dote as Duma e as Suma ( Sali

          Përgjigjjuni
          1. E
            E

            Se mora vesh Griden me lesh e line e fjaleve. Po me mire. Rendesi ka qe pretendon te jete opozita e ardhshme. Te vertetes se realitetit shqiptar, sipas premtimit, ia nxorri fundin.

            Përgjigjjuni
            1. s
              sokol

              Po kjo bushter ku ishte?Nuk ishte ne PD qe humbte?

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje