Enkeljd Alibeaj ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike dhe qëndrimet e disa figurave të njohura të saj, si Ervin Salianji, Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja, duke i cilësuar si pjesë e një lëvizjeje që, sipas tij, nuk po shkon deri në fund.
Alibeaj u shpreh në emisionin “Puls” me Bruna Çifligun në A2 CNN se problemi kryesor i Partisë Demokratike është i qartë dhe i identifikueshëm, por sipas tij, mungon guximi politik për ta adresuar hapur. Ai theksoi se përgjegjësia për gjendjen aktuale të PD nis nga kryetari i saj dhe nuk mund të shmanget me kritika periferike apo qëndrime të paqarta.
Sipas Alibeajt, nëse këta aktorë politikë e kanë seriozisht shqetësimin për gjendjen e partisë dhe për interesin publik, duhet të tregojnë jo vetëm guxim moral, por edhe intelektual e politik për të vënë gishtin mbi plagë. Në këtë kontekst, ai ngriti pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë dhe koherencën e disa prej tyre në këtë lëvizje, duke vënë në dukje edhe mungesën e disa figurave në takime të fundit publike.
Duke iu referuar drejtpërdrejt thelbit të debatit, Alibeaj deklaroi: “Nëse ata pretendojnë se gjendja e Partisë Demokratike është kjo që është sot, atëherë duhet ta gjejnë shkaktarin dhe shkaktari ka vetëm një emër: kryetari i partisë. Përgjegjësia fillon nga kryetari”.
Ai shtoi se deri më tani nuk ka parë një qëndrim të qartë dhe të vendosur nga figura si Ervin Salianji apo të tjerë për ta artikuluar këtë përgjegjësi në mënyrë të hapur. Madje, sipas tij, deklarata të fundit publike tregojnë se disa prej tyre vijojnë të mbështesin të njëjtat figura edhe në zgjedhjet e ardhshme, çka e bën të dyshimtë seriozitetin e kritikave të tyre.
Po more po,por njerezit duke pare se ku kane vajtur ato qe kane qene me doktorin ne pushtet, duke perfshire edhe ty, qe nuk dilnit as me permjerre pa lejen e tije hezitojne. Dhe pasqyra me e gjalle je ti dhe gjumashi qe i ben keto trima qe te ulin patllaket e palloshes.
Salianjin e ka nxjerrë në fushëbetejë treshja Berisha, Rama, Metaj , të cilët kanë marrë përsipër kujdesin për ruajtjen e VAZHDIMËSISË KOMUNISTE në Shqipëri. Nxitimi për krijimin artificial të "Lëvizjes Salianji" është për të mos lejuar dhe për tu bërë barrikadë ndaj politikanëve të së djathtës së vërtetë si Agron Shehaj e të tjerë. Situata në TRE PARTITË E VAZHDIMËSISË KOMUNISTE, PS,PD,PL, është aq e degjeneruar dhe absurde, sa paraqitet si nevojë imediate krijimi artificialisht i gjoja një lëvizje për të shmangur vëmëndjen nga dështimet skandaloze të këtyre tre partive që me çdo mjet kanë sunduar vëndin këto 35 vjet. PS, e cila u kujdes t'a bëjë me flokë Salianjin nga burgu formal ku e mbyllën me qëllim për t'a përdorur sot si hero të kohës, ka vënë në dispozicion gjithë tellallët e saj mediatik me në krye tellallin e saj të madhërishëm Mero Baze, për t'a paraqitur si "shpëtim" për opozitën këtë mender lëvizje. Dhe të kujt "opozite" thuaj, të asaj që PS është e gatshme t'ja shtroj rrugën me flori për qëndrimet që mban. Pyetja është e thjesht: përse nuk promovohet dhe mbështetet një parti e sapokrijuar si ajo që aktualisht drejtohet nga Agron Shehaj, por i mëshohet kozmetikës të një halepartie si PD, e cila me vepra ka treguar se as që i intereson demokracia e vërtetë, por i ka kontribuar ekzistencës së një sistemi hibrid në vënd? Sepse edhe më budallai e ka të qartë, që Mero Baze, i cili në këtë fletushkë u jep zë me dhjetra shkrimeve në ditë për të promovuar të "ndriturin" Salianji, nesër, nëse treshja PS, PD, PL ja dorëzon çelsat e PD Salianjit, është po ky Mero Baze i cili do çirrej deri në kupë të qiellit, se opozita udhëhiqet nga një mashtrues ordiner, shpifës kronik, e ku di unë!?? Ndaj them, prandaj e krijojnë sot, që t'a telendisin nesër, kur t'ua lyp nevoja. Kjo me të vetmin qëllim, përjetësimin e sundimit të PS, flamurtares së deklaruar të neokomunizmit tek ne. Dhe për t'a mbyllur, nëse Berishës, Ramës dhe Metës ju dhimbset demokracia, pse nuk ndërmarrin një iniciativë ligjore si ajo e fundit në Poloni, ku Partinë Komuniste e nxorën jashtë ligjit, por shpikin "lëvizje Salianji" e cila hapur dhe pa doreza flet për qëllimin e tyre të vërtetë, RUAJTJEN E VAZHDIMËSISË KOMUNISTE!??
Babale bene ate qe beri Bardha Kavajes , duke ditur qe Bufi kenetes eshte frikacak e godet per te mare numerin dy te PD se numeri nje eshte gjyshi Buf. .... Babale delinkuenti beri burgun dhe i duhet nje poste équivalent me ate te députétit. ....... Besoje qe Bufi nga frika do t'ja japi duke spostuar Mul Noken qe i ka qendruar besnik malokut komunist
Çfarë fytyre or zot…bukê shkalê, ka dashnoren nê GJK, lum Shqiperia për këta horra