Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka komentuar votimin në krye të Avokatit të Popullit me votat e socialistëve të Endri Shabanit.
Në një komunikim me gazetarët, Balla theksoi se ishte një kandidaturë e ardhur nga opozita, duke shtuar se të enjten duhet të betohet në Kuvend.
“I uroj suksese Avokatit të Ri të Popullit, të entjen duhet të vijë të betohet në Kushtetutë në seancën e së enjtes. Është kandidaturë që vjen nga opozita.
Që të zgjidhej Avokati duhej me votat tona, ky është rasti më i mirë i zgjedhjes ndonjëherë të Avokatit. Erdhën 6 kandidatë nga opozita, dhe u votua.
Kemi thënë që do votojmë 1 nga kandidatët që solli opozita, fakti që po hahen e po grihen me njëri-tjetrin tregon se e ka fajin vetë”, tha Balla.
Ka te drejte fytyreshtrembeti ne kete rast.
Edhe ky nje hipokrit bebush si palla.