VIDEO/ “PD nuk merr dot peng komisionet”, Balla ironizon deklaratën e Berishës: Do u kalojnë emocionet pas gjelit të detit dhe bakllavasë

15 Dhjetor 2025, 11:45Politika TEMA
VIDEO/ “PD nuk merr dot peng komisionet”, Balla ironizon

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas mbledhjes me socialistët, ka dalë në një prononcim për mediat.

Duke u ndalur te deklaratat e kryetarit të PD-së, Sali Berisha se pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit pa dakordësi, nuk do të bashkëpunonin më me PS për asnjë komision, Balla tha se emocionet do u dalin pasi të kenë ngrenë bakllavanë dhe gjelin e detit.

“Me historinë që ne ikim ne s’votojmë, ata të shohin punën e vet. Ne do të presim reflektim nga ana e tyre është një vendim emocional në kushte të javës së kaluar por besojmë që emocionet do t’i kalojnë pas gjelit të detit dhe bakllavasë.

Me fillimin e sesionit të ri t’i rikthehen punës, nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, ata e prishin dakordësinë për të mos marrë pjesë në komision…

Në rast se mendojnë se mund të marrin peng komisionet, atëhere ne do të respektojmë vullnetin e shqiptarëve që të kalojmë në shumicë në komisione, pasi shumicën e vendosi vetë populli.

Pakica nuk e merr dot peng nevojën e reformës ndërkohë që gatishmëria jonë për tu ulur me opozitën mbetet e plotë”, tha Balla.

2 Komente

  1. J
    JU LUTEM NA NDIHMONI .

    ZOTI BALLA . E DUAM BONUSIN TE TERE BASHKE, PSE NA E NDATE NE MUAJ? ASHTU EDHE BLINIM DIÇKA, KESHTU S’DO TA NDJEJME FARE . PERDERISA S’DO TẼ NA E LLOGARISNI BASHKẼ ME INDEKSIMIN NE 2026, Ç’KUPTIM PATI KJO RRITJE ? RRITJE POR INDEKSIMI JO EDHE MBI RRITJEN?!

    Përgjigjjuni
    1. H
      H

      Zoteri ata nuk kane lidhje me asnje lloj reforme i do per shkaterrim i ke gati.Keshtu qe me mire te mos vine jo per gje por nuk dine te ndertojne mekanizmat e funksionimit te shtetit lere me to zbatojne

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje