Berisha-Salianji, ja biseda e traskriptuar nga debatet e kryesisë së PD-së

14 Dhjetor 2025, 22:44Politika TEMA
Berisha-Salianji, ja biseda e traskriptuar nga debatet e kryesisë së

Burime për Euronews Albania kanë zbardhur bisedat e transkriptuar në mbledhjen e kryesisë së PD-së të zhvilluara ktë të shtunë.

Sali Berisha: duhet të kërkojmë falje publike secili prej deputetëve që ka firmosur për Avokatin e Popullit dhe Rama le ta gëzojë, siç ka 98% të shkojë 99% të pushtetit.

Topalli: jo mor, mos e gëzofte.

Berisha: ta gëzojë, ne nuk do merremi as në Gjykatën Kushtetuese, ky ishte gabim dhe ne duhet ta pranojmë.

Agron Gjekmarkaj: ofroi dorëheqjen për rastin e Avokatit të Popullit.

Bislimi Ahmetaj: mendoj që përgjegjësinë e ka Flamur Noka për gjithë këtë çorganizim të organizuar që ka partia dhe mendoj se do e kemi të vështirë të na vijnë njerëz.

Me këtë reagim po neglizhohen demokratët dhe Avokati i Popullit është përgjegjësi e Nokës. Me Salianjin nuk kam pasur simpati se jemi përplasur, por sot me lëvizjet që po bën i jap të drejtë.

Noka: në Durrës nuk kanë qenë demokratë, Arlind Boshku dhe Tan Burgia janë zëra të Dyrmishit dhe Ergysit.

Salianji: janë sekretari i degës dhe kryetari i grupit të këshilltarëve të PD, pse sot që nuk mendojnë si ju janë kundër këta?! Po këta emrat e PS pse nuk i përmendni ju në publik?

Noka: në Elbasan njerëzit thonë që po angazhohet Suel Çela për të mos pasur njerëz në tek foltorja dhe ky është ndikimi jot (Salianjit).

Salianji: ende nuk e kam caktuar takimin, por meqë deri sot kam menduar që s’dua përçarje dhe as dua të flas, po të them që ti duhet të jesh i kujdesshëm, sepse ke qenë i akuzuar para 4 vitesh se mblidhje firmat e seksioneve nën kërcënimin e Suelit, pastaj se kush e takon ju e dini që jua sjell me fakte nëse vazhdoni me këto idiotësi.

Noka: në Gjirokastër nuk kishe kryesi.

Salianji: lexon gjithë emrat e kryesisë, mbi 80% e kryesisë dhe salla plot, por edhe sikur, pse nuk shkon ti Flamur apo ndonjë tjetër dhe t’i mbushë sallat?

Salianji: Avokati i Popullit ishte gabim strategjik, PD duhet të shkonte me një kandidat, e kemi dërguar para 4 vitesh Ledio Brahon kandidat të vetëm dhe e ka rrëzuar Rama, nuk mund t’u thuash ti deputetëve që firmosni kë të doni dhe pastaj thua pse na e hodhi Rama, duket si pazar tek njerëzit dhe ti Flamur, meqë po i del për zot, duhet të japësh dorëheqjen, për shkatërrimin e strukturës, organizimit dhe perceptimin që jeni shitur tek Rama.

8 Komente

  1. Z
    Zgjohu Mul Noka se te mori Babale para...

    Turpe i mori Babale perpara....... Nje delinkuent burgaxhi i sapo dale nga burgu i bene Mul Nokes zbore..haaaaaa Bufi ka programuar qe te largoje Mul Noken duke e zevendesuar me Babale... Bufi eshte frikacak njeri i peshtire i pabese tipik malok

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !;:"'!?,

      O Mero , s'le gje pa botuar per Saliun !!! Ka rrezik se shpejti do dale libri me kujtime" 30 vjet prane shokut Sali " , vazhdim i librit " 30 vjet prane shokut Enver" i Sulo Gradecit !!!

      Përgjigjjuni
      1. H
        Haredini nga katundishta

        Muli është një monoment për pd është kulmi i dituris dhe zgjuarsis në atë parti

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xha Temja

          Sa i trashë je o Flamur Noka! Akoma nuk e ke kuptuar se e ashtuquajtura "Lëvizja Salianji" është inicuar dhe kontrollohet nga Berisha, Rama dhe Metaj? Do ruajtur pushteti i trashëguar, o njeri, apo t'na e marin bijtë e klasave të përmbysura? E shikon çfarë po bënë Agron Shehaj, Alibeaj, Bejko, e kompani? Tjetra, mund edhe të dorëzojnë në duart e drejtësisë, or I uruar, për të ekuilibruar goditjet që po jep drejtësia, si nga PS dhe PD. Ose, dreqi e merr vesh, ti dhe Salianji bëni sikur ziheni se ashtu ju ka udhëzuar Baca Sali, për të krijuar tym dhe mbuluar dështimet që ju shoqërojnë në çdo hap. Po ka burrë që gjen këmbët tuaja, ju jeni fytyra e vërtetë e mafjes politike.....

          Përgjigjjuni
          1. F
            Feniks

            Ka poshtersi me te madhe ne deklarimin e Salianjit, " Salianji: ende nuk e kam caktuar takimin, por meqë deri sot kam menduar që s’dua përçarje dhe as dua të flas, po të them që ti duhet të jesh i kujdesshëm, sepse ke qenë i akuzuar para 4 vitesh se mblidhje firmat e seksioneve nën kërcënimin e Suelit, pastaj se kush e takon ju e dini që jua sjell me fakte nëse vazhdoni me këto idiotësi." Toto Riina i Shqiperise ( Alias Suel Cela), Salianji e di se me ke takohet dhe ku ndodhet Suel Cela , po Spak dhe BKH cfare presin qe te marrin info nga ky palaco politik per te arrestuar te shumekerkuarin. Ketu eshte turp te perfaqesohesh nga keto karakurva politike........

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mustafa

              Tropojani Bislim Ahmetaj , që hiqet si trim , nuk është gjë tjetër veçse një frikacak që e di të vërtetën për dhënien e firmave për tropojanin Endri Shabani dhe nuk guxon ta thotë . Ai e di fort mirë se këtë nder Shabanit , për patriotin e vet , e ka bërë vetë Sala . Ndërkohë akuzon kryekapterin e gardës demokratike , Flamurin pa shkop , si krijues i kësaj tollovie ! Pa urdhërin e komandantit , kapter Muli ngatërron edhe shkallët . Kimia qe ka Sala me tropojanët është e pa thyeshme po në rastin konkret , për cv që ka Shabani ishte për tu vlerësuar , prandaj bën dhe autokritikë.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dodam

                Ai komenti i Jozit si namet e shtrigave te zeza prandaj I thone Mrruda e zeze

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lala

                  Do pilaf dhe flokembjelluri I montenutes!!!!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje