Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar përplasjet e fundit brenda PD-së. Tabaku tha se debatet e zhvilluara nëpër salla nuk e ndihmojnë partinë, por shtoi se këto debate duhet të zhvillohen brenda strukturave të PD-së.
Ajo tha gjithashtu se PD ka nevojë për sinqeritet dhe për të pranuar problematikat me të cilat po haset.
“Për ta përmirësuar, për ta bërë PD alternativë qeverisëse, hajde ta bëjmë këtë betejë në PD dhe për PD. Për sa kohë debatet ndodhin brenda forumeve të partisë, unë nuk besoj se ka gjë të keqe.
Unë do kisha preferuar që ta kisha ndjekur ndryshe nëse do isha në pozicionin që kisha ide dhe alternativa dhe kam ide dhe alternativa. I thashë edhe në mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit.
Unë nuk mendoj që kemi nevojë sot që të mbushim sallat, por mendoj që kemi nevojë që të jemi realist me njerëzit dhe me njëri-tjetrin, që gjërat nuk po shkojnë, që kemi probleme”, tha mes të tjerash Tabaku në ‘Ditari i Fundjavës’ me gazetarin Indrit Maraku në A2 CNN.
Po takimet behen ne salla opo tani ti bejme ne banjo.Ah politika e shkrete qe po vuajne nga politiqenet e reja qe nuk dine se cfare thone por ti bejme qefin njeshit
Kjo te çane b…., tere teorira sikur me qene ideologia e pd e se te gjithe duhet te degjojne porosite dhe direktivat e kesaj palles
Hahaha,Tabaku.Kjo eshte politikane pa qendrim,kjo mban qendrim pa qendrim.Edhe kete rradhe keshtu do shkoi,kjo nuk do ndihet deri kur te mbaroi "lufta" ne Pd.
tani flert e ulur ne fronin qe ta dhane tiransit e ti ne rastin me te pare qe paten per ty i brgtise per rrogen 4000 euro qe e merr rehat-rehat ne karigen e deputetit, grifsh ne te semes
Foli edhe kjo kerma e familjes nongrata. Fajin e paten Luli e Lali qe te dhane leje ndertimi moj femer e piste pa moral dhe integritet.
Ke te drejte . Cdo shtepi ka halene e saj , qe s’duan tu a marin vesh te tjeret !