Rama: Uroj që Klodian Braho ta çojë SPAK në një nivel tjetër. I uroj të mirat Dumanit, realizoi reformën në drejtësi

14 Dhjetor 2025, 10:33Politika TEMA
Rama: Uroj që Klodian Braho ta çojë SPAK në një nivel

Kryeministri Edi Rama ka uruar Klodian Brahon për zgjedhjen e tij si kryeprokuror i SPAK.

Në podkastin “Flasim”, Rama ka përshëndetur dhe kryeprokurorin Altin Dumanin, për të cilin tha se ka bërë realitet të pamundurën, një drejtësi që nuk sheh majtas apo djathtas.

“Këtë javë SPAK-u zgjodhi drejtuesin e ri, i cili do të pasojë Altin Dumanin, kryeprokurorin që e ngriti institucionin në një nivel tjeter, duke e kthyer, falë forcës së shembullit të tij në radhe të parë, në një fakt konkret, historik, do të thoja pa ekzagjerim, atë që dukej një parrullë e parealizueshme, kur unë e përsërisja gjatë kohës së betejës për të kaluar reformën në drejtësi dhe më pas në rrugën e implementimit të saj, një drejtësi që nuk sheh majtas e djathtas, po vetëm drejt.

Për këtë i përcjell edhe njëherë Altin Dumanit shprehjen e respektit tim, si edhe i uroj çdo të mirë në vijim.

Ndërkohë që, kryeprokurorit të ri Klodian Braho, i uroj ta çojë SPAK-un në këtë trevjeçar të fundit të ciklit nëntëvjeçar, në një nivel tjetër për sa i takon profesionalizmit në luftën kundër krimit të organizuar, e sidomos në luftën kundër korrupsionit, e cila nuk mund të konsiderohet e përmbushur plotësisht me sukses, nga ana e atij institucioni, nëse maskohet me statistika të nxjerra nga “thesi i madh” siç quhet neni i mjegullt i shpërdorimit të detyrës - për të cilin sapo ka dalë edhe një direktive e re e BE-se – pikërisht për të reflektuar mbi shqetësime që nuk janë vetëm tonat apo me lojra mediatike te llojit Big Brother, me transkripte telefonash te nxjerra në shkelje të ligjit nga dosjet hetimore, për të cilat po ashtu BE-ja ka korniza shumë strikte ligjore.

Kam shumë besim se eksperienca e gjashtë viteve, arritjet e padiskutueshme, si edhe mundësisht modestia e domosdoshme për të parë me sy vetëkritik punën e deritanishme, mund ta çojnë SPAK-un në nivelin ku duhet të jetë tre vjet nga sot”, tha Rama.

5 Komente

  1. L
    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !:"?,;:"

    Ha ha ha , urime per detyren....por kujdes , ca njerez jane te paprekshem , se edhe po aplikove ti ndonje mase shtrenguese....e pezullon Kushtetuesja !!!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Daci

      Shpresoj qe ky tipi, t'è jete si thoni ju, Z. Kryeminister, time will tell, por dyshoj shumè...

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Socialistët, sa marrin pushtetin harrojnë se çfarë u premtonin njerëzve se do bënin dhe nuk i bënë kurrë. Shqiptarët i kanë vituar si pas '97, po ashtu dhe në 2013, pikërisht me premtimin se kur të vinin ata në pushtet do ta çonin para drejtësisë Sa-lehun etj fajtorë dhe dhe nuk u bë. Para 2016 edhe mund të justifikohen se drejtësia e "plepave" nuk ua mundësonte, edhe pse gjithsesi kallzimet mund të ishin depozituar në Prokurori. Po më pas?! Për të mos u zgjatur shumë në historitë e ububushme të Saliut në këto 35 vjet po kujtoj vetëm atë që rëndom quhet "grusht shteti" i 14 shtatorit 1998. Këto ditë mësuam se SPAK nuk mund të hetojë rreth asaj ngjarje, sepse nuk ka patur asnjë kallzim, ndaj quhet e 'parashkruar'!?!?! E pra, nga 1998 kanë kaluar 27 vjet dhe asnjë kallzim penal, po pas 2013, pse jo kur Rama është i plotfuqishëm në pushtet?! Akoma më tej, pse jo pas 2016, që shënoi krijimin e SPAK, që kështu të kapeshin afatet e mosparashkrimit?! Një rast është ky, po sa të tjerë janë "djegur" kështu?! Reforma në drejtësi u bë që të hetoheshin shkelje penale dhe krime të kryera nga pushtetarët e lartë qysh nga viti 1992 dhe jo vetëm ato të sotmet. Por që për to të mundësoheshin hetimet, uhej të kishte dosje të kopsitura mirë dhe ato të referoheshin brenda afateve në SPAK. Kështu pra shkoj dhe fati i 1998-ës dhe jo vetëm, dhe si gjithmonë mëkatari i këtyre 35 viteve livadhis i lirë dhe është ende i pa dënuar ?!?!

        Përgjigjjuni
        1. m
          mallkimi historik shqiptar mbi ty

          Dumanit ti besh monument dhe tja mbash ne zyren, qe ke okupuar, mbasi te burgosi ate personalitet historik shqiptar te demokracise perendimore, qe e meritonte prej vitesh ate karrige: Z. Erion Veliaj!

          Përgjigjjuni
          1. O
            O popull dele...

            Krye banditi, ,krye hajduti qe luan fijet e degjenerimit dhe hajnis si ja do bytha, qe ne bashkpunim me kriminelin e Vicidolit, qe i fali 4 mandate dhe e la kte vend pa opozit ,po pergezon Dumdumin qe mbylli syt e veshet dhe ja pastroj kotecin prej ndonje glase te mundeshme dhe mbylli syt para mutit te madh te foles se madhe me emrin KRYEMINISTRI e po tall bythen me gjith pall-rlamentin dhe gjith kte popull te "goditur"pa dinjitet,qe genjehet e per 4 her radhazi i jep voten nga frika e "oretakut te Vicidolit qe vodhi ,vrau e preu e shkateroj gjithcka ndertoi ky popull skllav regjimesh Ky "pallosh"esht trashgimtari i denj i atij regjimi diktatorial pa "luft klasash"dhe i votuar nga frika e ortakut te Vicidolit ! RROFT POPULLI SHQIPTAR per regjimin dhe diktatorin e ri

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje