“Kam kërkuar grevë urie”, Kalaja: Protesta kombëtare e PD e vonuar

14 Dhjetor 2025, 08:20Politika TEMA
“Kam kërkuar grevë urie”, Kalaja: Protesta kombëtare

Aulon Kalaja, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i ftuar në studion e A2CNN, deklaroi se duhet të nisë menjëherë stina e protestave, madje theksoi se ka kërkuar edhe grevë urie në Parlament.

“Është domosdoshmëri nisja e stinës së protestave që tani. Madje, për mua është e vonuar. Unë e kam kërkuar që në fillim: protestë kombëtare, jo foltore. Në fakt, unë kam kërkuar grevë urie në Parlament”, tha Kalaja.

“Në rast se themi që këtu nuk ka zgjedhje, nuk ka demokraci, atëherë si do ta rrëzosh? Duhen akte ekstreme mendoj unë. Dhe së dyti, nuk jam për atë komisionin hetimor parlamentar me i mbush mendjen Edi Ramës që ka vjedhur zgjedhjet, por ka rrugë të tjera, siç është sensibilizimi i faktorit ndërkombëtar. Nuk ka mënyrë tjetër. Komisioni hetimor parlamentar është totalisht dështim, për mendimin tim”, shtoi Kalaja.

5 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Do na turpërojnë kombin këta. Pse, 200 veta është kombi?

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hajdari nga Nikla

      O futyre e shemtuar , o lok me syze, nese ke qejf futu ti me teta Rakipen ne greve urie. E sigurt qe do behesh deputet.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjeka shikon endra

        Me mire vetvrasje se sa grève urrie...... Grupacion i mbushur me débil , qe nuk e kane kuptuar se ne pushtet vjen me vote dhe largohesh me vote..... perallat me vjedhje votash jane per Berrishen per te qorrosur qorrat e mbajtur postin e kryetarit

        Përgjigjjuni
        1. S
          Salihi

          Po kjo sikur u largua nga partia apo harrova buca nuk e harron zakonin duke u shkerdhyer rrugash

          Përgjigjjuni
          1. A
            Adrian

            Ky ka shprese te titullohet si kryebudallai ne ate grupim pa shprese.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje