Tartar Bazaj, ish-nënkryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka analizuar në një emision televiziv lidhur me cilësinë e pyetjeve të zhvilluara ndaj kandidatëve për kryetarin e SPAK.
Bazaj e mendon një zgjedhje të mirë Brahon në krye të SPAK, ndër të tjera sa i përket pyetjeve ai ka shpjeguar se duhen kuptuar mirë pasi vinë nga përfaqësues të fushave të ndryshme.
“Mendoj se Klodian Braho, kreu i ri i SPAK i plotëson të gjitha kriteret për të qenë kryetar i SPAK, është i përgatitur. Unë i kam kaluar të gjitha dosjet e prokurorëve në duar, ua njoh CV-në këtyre prokurorëve. Ajo që mendoj unë është se ajo strukturë do të hecë.
Sa i përket pyetjeve, KLP përfaqësohet nga personalitete dhe fusha të ndryshme. Ka që nuk e njohin hetimin sa i përket procedurave. Varet në çfarë konotacioni janë bërë pyetjet.
Unë jam përballur me një çështje dhe kam drejtuar pyetjen: Pse duhet të caktohen gjithmonë masa e sigurisë me arrest me burg”, ka thënë Bazaj duke nënkuptuar se kjo mund të ishte një pyetje e munguar ndaj kandidatëve për kreun e SPAK.
Izolimi me paraburgim behet per ti mar lek te ndaluarit , per ta detyruar te paguaj per nje mase me te lehte , paaftesi profesionale , urrejtje rourale . Ne Espagne ka krime qe tribunali te denone dy vite burge por nuk shkone ne burge vetem sa shkruhet ne cassie judiciaire qe ke qene i denuar , sic u denua Messi dy vite évasion fiscale.
Shume e drejte si pyetje ! Por....ju drejtohet kandidateve per drejtues te Spak qe japin masa kryesisht per " Vip-a te politikes", pra e thene me thjesht po ngrihet shqetesimi " Pse politikanet e akuzuar per korrupsion , shperdorim detyre ....duhet te arrestohen qe ne fillim ?..." Po sikur kjo pyetje te shtrohet si ceshtje ne pergjithesi , pra gjithe gjyqtaret edhe ata qe gjykojne popullin e thjeshte , pse duhet te japin gjithmone kete mase qe ne fillim???!!! " Ligji eshte i barabarte per te gjithe !!!"...
Po flamuri amerikan pse ne KLP, apo me pranu publikisht se jemi shtet pa breke e veshim cdo lloj cope qe konfirmon kolonine e vasalitetin?
Pyetja e munguar per secilin kandidat ishte: -Çfar keni ju me mir se te tjeret? Çfar gabimi bejn te tjeret qe ju se beni?
Kjo pyetje nuk eshte bere sepse pergjigja dihet… Jane tre elemente qe favorizojne ndalimin me burgim. 1. Qenia ne detyre (sepse hajduti qeveritar shqiptar eshte i pacipe- nuk dorehiqet) favorizon perseritjen e krimit. 2. Qenia ne detyre i jep mundesi te prishe ose zhduke provat. 3. Qenia ne detyre i jep fuqine ti. beje presion deshmitareve. Po qe se hajduti jep dorheqjen, arresti ne shtepi jepet kollaj fare nga gjykata.