Salianji-Berishës: Cili nen i statutit na ndalon të takojmë demokratët?

13 Dhjetor 2025, 17:03Politika TEMA
Salianji-Berishës: Cili nen i statutit na ndalon të takojmë

Vijojnë debatet në mbledhjen e kryesisë së PD, mes Ervin Salianjit dhe liderit të opozitës, Sali Berisha dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka.

Shkak është bërë lëvizja që ka nisur Salianji, si anëtar i kryesisë së PD, në mbarë vendin, me qëllim riorganizimin e strukturave të PD.

Nga burimet brenda mbledhjes së kryesisë, mësohet se Salianji i është drejtuar Berishës se “cili nen i statutit, ndalon anëtarët e kryesisë të takojnë demokratët”.

“Demokratët e neglizhuar duhen dëgjuar jo përjashtuar si tek PS, kush mendon ndryshe është vlerë dhe jo problem”, është shprehur Salianji.

Më tej ai ka vazhduar duke iu drejtuar Nokës dhe Berishës se “sot mendova se e kishim mbledhjen për të rrëzuar Ramën, e paskeni me mua. Po e zhvendosni vëmendjen plotësisht nga Rama”.

Noka i është drejtuar Salianjit me fjalët: “Me këtë që po bën, po u shërben atyre që ke përballë”.

Nga ana e tij, Salianji i është përgjigjur: “Jep dorëheqjen, Flamur, e ke shkatërruar partinë, dhe gabimi me Avokatin e Popullit është përgjegjësi e jotja”.

3 Komente

  1. H
    Hopa Babale

    Babale... ç'lidhje ka Rama me problèmet e brendeshme te PD oooo burgaxhi

    Përgjigjjuni
    1. N
      Na thuaj ndonje te re Ludovig

      Shikoni Ludovigun se c’fare qendrimi mban. Ah more palluqe, nuk e di se c’mund ti japesh ti PD. Ah more strateg iMemorandumit te Budapestit (me fal Ludo, memorandumit te Bukureshtit) . Medet medet!!!

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fyt

        E ndalon neni suma apo duma

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje