GJK riktheu në detyrë Ballukun, Bardhi: Asnjë surprizë, iu nënshtrua presionit të Ramës

13 Dhjetor 2025, 13:20Politika TEMA
GJK riktheu në detyrë Ballukun, Bardhi: Asnjë surprizë, iu

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në detyrë të Belinda Ballukut.

Sipas Bardhit Gjykata Kushtetuese iu nënshtrua presionit të kreut të qeverisë, ndërsa këtë të fundit e akuzon se po pengon drejtësinë të bëjë punën e saj me qëllimin që të mbrojë veten dhe bashkëpunëtoren e tij.

“Koha mund të blihet. Llogaridhënia jo! Asnjë surprizë nga vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese për të pandehurën Belinda Balluku. Nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet presionit mafioz të Kryeministrit. Opozita e kishte paralajmëruar këtë që ndodhi prej ditësh.

Madje 5 anëtarët në shumicë kishin bërë shumë mirë që as nuk kishin marrë mundimin të shkruanin qoftë dy fjali për të argumentuar vendimin e tyre, sepse fundja ai vendim s’ka asnjë lidhje me to, me Kushtetutën dhe me ligjin. Ai është vetëm një akt politik i Edi Ramës për të penguar drejtësinë dhe për të mbrojtur veten e bashkëpunëtoren e tij, dhe për këtë arsye nuk ka asnjë nevojë të justifikohet me sajesa juridike”, shkruan Bardhi.

Më tej, Bardhi shkruan se ky vendim është i përkohshëm dhe nuk mbyll çështje, duke shtuar se fundi i kësaj historie ka për të qenë triumfi i të vërtetës, drejtësisë dhe interesit publik.

“Mirëpo, kush gëzon sot, do të hidhërohet më shumë nesër! Dhe, më mirë se kushdo, këtë e di Edi Rama, Kryeministri peng i të pandehurës së vetme në historinë e Bashkimit Europian që as nuk jep dorëheqje, as nuk lejon ta shkarkojnë. Për fat të mirë, vendimi i djeshëm është vetëm një akt i përkohshëm, që i jep pak kohë Edi Ramës për të mbrojtur aferat e tij korruptive dhe për të fshirë lotët e krokodilit përpara Belindës.

Vendimi nuk shuan përgjegjësi, nuk mbyll çështje, nuk i rikthen 50 milion eurot e grabitura, dhe nuk garanton mbrojtje afatgjatë. As për Edi Ramën, as për Belinda Ballukun. Aktet madhore korruptive nuk neutralizohen me manovra procedurale dhe as me vendime të përkohshme të marra nën presion të pashembullt ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Fundi i kësaj historie nuk ka për të qenë triumfi i pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit. Ka për të qenë triumfi i të vërtetës, drejtësisë dhe interesit publik. Sepse koha mund të blihet, por llogaridhënia jo”, përfundon Bardhi.

4 Komente

  1. S
    Sllogani Bufit ( FolTore )

    Uuuaaaaa Bardha Kavajes sa vajze e keqe moj . Sllogani i Bufit eshte ..( FolTore )...me Fole kuptohet me Tore na kujtone Tore bythen e Tiranes , e permbledhur eshte fole bythe

    Përgjigjjuni
    1. s
      sali berisha duhet varur mu ne mes te tiranes

      ik mor pederast ik mor fytyr kale ik mor qor se na i shpife kur del ne tv. ikni. se ju jeni te mbaruar. me ne krye kriminelin sali berish kermen

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jurgeni

        A te shkerdhefsha syzet o ropshpuar, po pse ne rastin e Veliajt nuk ju nenshtrua presionit te Rames. A ju jeni motherfuckera nga i pari te i fundit. Ca nuk ju doli permbare kjo e djeshmja se per Veliaj u beret avoketrit me te medhenj kur GJK e rrezoi Ramen

        Përgjigjjuni
        1. s
          sokrat

          GB je thjesht i pabesueshem, dredharak dhe i paqendrueshem. Nga njera ane thua se nuk duhet te nderhyjme ne vendimet e drejtesise, dhe nga ana tjeter baltos vendimet e saj. Lere drejtesine te beje punen e saj. Kur ato jane ne favorin tuaj del dhe i pershendet, kur jane kunder i shan. Koha ka treguar dhe do te tregoje drejtesine e vendimeve qe merr GJK dhe organet e tjera te drejtesise. Me mire heshtni dhe mos beni komente apo presione ndaj vendimeve te drejtesise. Ju cdo vendim qe jep drejtesia, dhe qe nuk ju vjen per shtat, ja vini ne ngarkim Edi Rames. Ne cdo gje qe behet ne kete vend shikoni korrupsion. Beni denoncime dhe prisni vendimet e gjykatave.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje