Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur hapur lidhur me situatën e brendshme në kampin blu, duke lëshuar kritika ndaj drejtuesve për mungesë reflektimi pas zgjedhjeve të 11 majit.
I ftuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH, Salianji komentoi turin e tij të fundit të takimeve në bazë (Durrës dhe Gjirokastër), duke e cilësuar atë si një lëvizje të domosdoshme për të “rizgjuar” partinë nga letargjia.
Salianji theksoi se lëvizja e tij nuk bëhet me harta të paracaktuara, por diktohet nga shqetësimet e bazës demokrate. Sipas tij, premtimi për analizën e zgjedhjeve u vonua.
“U tha që pas zgjedhjeve të 11 majit do të ketë analizë dhe ajo u zvarrit. Lëvizja jonë është paqtuese, i jep energji PD-së dhe e bën konkurruese. Ajo ngacmon shurdhërinë e drejtuesve të PD-së që nuk kanë dashur të dëgjojnë,” deklaroi Salianji.
Ai shtoi se qëllimi është rikthimi i meritokracisë dhe karrierës në parti, duke nënvizuar se takimet e tij nuk janë “private”, por politike në shërbim të demokratëve.
I pyetur nëse takimet e tij krijojnë dualitet me kreun e PD-së, Sali Berisha, deputeti demokrat e mohoi një gjë të tillë, por theksoi se çdo drejtues e ka për detyrë të jetë aty ku janë problemet.
“Nuk mendoj se ka dualitet mes meje dhe Berishës. Unë jam përfaqësues i PD. Nëse edhe privatisht mbledh mijëra demokratë, kjo i bën mirë PD-së,” u shpreh ai.
Një pjesë të rëndësishme të kritikës, Salianji e fokusoi te strategjia parlamentare e PD-së, duke marrë si shembull procesin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Ai e quajti “gabim të rëndë” propozimin e 15 emrave pa një direktivë të qartë politike.
“Duhej të shkohej me një emër. Është një gabim i rëndë, pasi i jep mundësi shumicës të bëjë ato që bën. PD-së i heq pikë çdo ulje me Ramën nëse ai nuk firmos përpara çështjet që PD shtron. S’mund të themi përherë që na e hodhi Edi Rama,” tha Salianji.
Eshte loje e Sali Berishes,por ama ne fund kjo loj me ane te Salianjit, do dalin nje bllof me bisht.
Salanji njihet nga demokratet si mjeshter i mashtrimeve se eshte 7 breza fshatar,planet e tij bêhet naten dmth puthen naten me Salihun dhe Griden dhe diten bejne sikur zihen prisni te dashur demokrate se si do perfundoje loja e BABALES??
Ruaju o koqe se do te qije te tom dhe Griden Sala. Gati i ka karaduzet. Zoti te shpetofte amen. Mos dil per gjah se do te te vrase lepri.
Me sa duket periudha e burgut i ka vlejtur Babales . Nëse kur mashtroi në procesin e babales ishte i pa formuar mirë si politikan , burgu i ka shërbyer për tu pjekur paksa . Ai ka nevojë ende të plotësohet si një politikan i mirëfilltë , por duhet të heqë dorë nga disa aventura adoleshentësh me gra të moshuara , që nuk e lejojnë të ngrihet në nIvelin e një një lideri , ashtu siç kërkon dhe ka qejf të paraqitet Sali-nji i vogël . Prandaj dhe Saliu tashmë plak , mundohet ta korrigjojë me vërejtjet që i bën , ndonëse nuk tutet nga vendimi për të qëndruar në krye të partisë , deri në vdekje .
Kjo bolja e salise e metes. .
Nese do te themi qe ne pd ka njerez me kurajo per tju kundervene sot Saliut ky eshte Salianji,dhe eshte e vetmja menyre qe njerezit e pd ate ta hedhin ne toke, sa me shpejte te ndodhe kjo aq me i afert eshte fundi i Saliut dhe clirimi nga Berishizmi qe e ka kapluar me dekada dhe nuk e le te ngrihet atje ku duket. Levizja ka filluar e kujdesshme nga Salianji dhe kur te fuqizohet perdit e me shume ai duhet te dale hapur kunder tij qe te mbledhe dhe elektoratin gri qe mezi po pret per nje alternative te re. Nese pastaj kjo levizje ka ne sfond prapaskena te Saliut per aresye se ai dihet cfare mashtruesi e trilluesi eshte athere prit gomar te mbije bare thot populli. Por nje gje kuptohet qe eshte nje levizje te shohim si do te vene gjerat. Pamvaresish se Salianji eshte nje figure kondraverse per shkak se beri komedine Babale e cila e demton shume ne karieren e tij prap njerezit duan alternative te besueshme sepse duke e krahasuar Saliun me bemat e tije sterre me Edi Ramen ne pushtet njerezit thone kurre me me Saliun dhe te beje cfar te doje Edi nuk ka lidhje me te. Dhe ne fakt ska te krahasuar drejtimi i shtetit me Saliun si ne arenen nderkombetare dhe ne punet e ndertimit te Shqiperise pamvaresisht shume gabimeve te Edit ky nuk ka te krahasuar me Salen. Prandaj populli ka zgjedhur dhe do te zgjedhe alternativen me te keqen me te vogel dhe te rrije Saliu ne krye te opozites kryeministrin ta shikoje me dylbi se populli zdo ta votoje kurre.
Or nuk je nga ato miza qe bben mjalte o salianj, qe kur thua s'jam kunder dhelpres Sali.