Për 27 vite, 1 muaj e 9 ditë, ndaj Sali Berishës nuk është bërë nga askush asnjë kallëzim për tentativë për grusht shteti dhe kryengritje të armatosur që ai ka drejtuar 14 shtatorin e vitit 1998, pas vrasjes së Azem Hajdarit. Dhe pikërisht ky indiferentizëm, i treguar për mbi një çerek shekulli nga drejtësia, policia, politikanët dhe qytetarët, sot po e shpëton përfundimisht nga përgjegjësia penale.
Vetëm me këtë argument, Prokuroria e Posaçme SPAK ka vendosur mos nisjen e hetimeve ndaj ish- kryeministrit, i kallëzuar për “Kryengritje të armatosur”, “Vepra me qëllim terrorist” dhe “Organizatë kriminale”, duke lënë përfundimisht pa zbardhur një prej krimeve më të rënda në historinë 35 vjeçare të pluralizmit shqiptar.
Ishte avokat Idajet Beqiri ai që më 23 tetor 2025, e vendosi në lëvizje Prokurorinë e Posaçme me një kallëzim për 10 persona, për të sqaruar një herë e mirë çdo moment nga grushti i dështuar i shtetit i 14 shtatori 1998, i udhëhequr nga Sali Berisha, në atë kohë kryetar i PD, i mbetur në memorie si përpjekja e armatosur për përmbysjen me dhunë të pushtetit.
Por përmes këtij njoftimi, prokurori i posaçëm, Edvin Kondili, e njofton kallëzuesin se nuk mund të bëjë regjistrim të çështjes.
Kondili, pasi i bën një pasqyrim fakteve kryesore të kallëzimit, thotë se mes të kallëzuarve janë Sali Berisha, Ritvan Bode, Genc Pollo, Shaban Memia dhe Pal Dajçi, të cilët kanë qenë deputet në momentin e krimit, dhe për këtë janë pjesë e kompetencës lëndorë të SPAK.
Por, sipas tij për këto emra apo edhe të tjerë “Nuk ka pasur asnjë moment, deri ditën e depozitimit të këtij kallëzimi, hetime paraprake, urdhër për regjistrimin e emrit të personit që i atribuohet vepra dhe akuzat”.
Referuar Kodit Penal të vitit 1995, që ishte në fuqi 14 shtatorin e vitit 1998, neni 66, pika a e tij, parashikonte parashkrimin e ndjekjes penale për cdo vepër penale ‘’që dënohet nga 10 vite burg e më shumë’’, nëse ka kaluar 20 vite nga momenti i krimit.
Të tria veprat e rënda penale ndaj Berishës e dënonin të gjitha me burgim të përjetshëm, por për shkak se askush nuk e ka kallëzuar apo hetuar për 27 vite, ai do të shpëtojë. Për kuriozitet në vitin 2017, neni 66 i Kodit Penal është ndryshuar dhe parashkrimi i krimeve që dënohen me burgim të përjetshëm ka shkuar 40 vite, por kjo nuk mund të aplikohet për një krim sado të rëndë të vitit 1998.
Një dështim i një shoqërie të tërë. Asnjë institucion nuk është kujtuar për 27 vite, 1 muaj e 9 ditë për ta zbardhur atë ngjarje, asnjë kundërshtar politik i Berishës, asnjë qytetar apo aktivist. Avokat Idajet Beqiri, i vetmi që bëri një kallëzim, për Report TV tha se çështjen do ta ankojë në GJKKO, nga e cila shpreson të marrë urdhërimin e SPAK për të regjistruar hetimin e 14 shtatorit 1998.
Në kallëzim avokati Idajet Beqiri risolli në vëmendje një seri ngjarjesh që i paraprinë sulmi të armatosur të 14 shtatorit 1998, një përpjekje e dështuar për grusht shteti, një vit pasi Partia Demokratike kishte humbur pushtetin dhe, dy ditë pas vrasjes së ish-deputetit Azem Hajdari.
PD pushtoi me grupe të armatosura për disa orë Kryeministrinë, RTSH, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës, ndërsa një granatë u hodh në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Skënder Gjinushi.
Beqiri i bën thirrje SPAK të hetojë, duke theksuar se grushti i shtetit nuk ishte një ngjarje spontante që u krijua vetëm 2 ditë pas vrasjes së Hajdarit, por ishte planifikuar në mënyrë perfekte nga Sali Berisha prej të paktën 1 viti me radhë. (Shqiptarja.com)
U keput ne bythe Spaku edhe per krimet e Saliut, per te cilat ka kallxime, dhe ngeli vetem grushti I shtetit. Te befsha mutin me ne kete drejtesi te degraduar.
SPAK shtyu hetimin edhe per te parashkruar vrasjen e 14 shtatorit 1998.
Të hiqet ligji i parashkrimit për çdo çështje penale.KY ligj është vënë me qëllim për. të shpëtuar politikanët e korruptuar dhe kriminelët dhe mos të ketë vlerë edhe për ata që kanë bërë vepra penale të çdo lloji që nga viti 1990.
Kështu do ju kalojnë edhe ato me kallzim o spak
Dmth kallzuesi talli trapin me qe eshte vete jurist dhe e dinte kete pune
E keni ndritur edhe me keto qe keni ne dore per Saliun e gjithe shpurren e tij duke i zvarritur pa mbarim.
Nuk duhet te kete statute limiti per keto lloj krimesh. Thjesht pse s'pati kallezim per 27 vjet, nuk domethene qe fajtoret te mos vihen perpara drejtesise. Megjithate, vetem futeni brenda, sikur edhe per ndonje mospagim dritash, vetem futeni brenda. Ju sjell verdalle nje plak i pjerdhur me nje kembe ne varr, dhe s'po dini c'valle te hiqni. Bjerini kokes se vetem ashtu merr vesh ai frikacak. Le te veje ne burg si Shefqet Peci 92 vjec per kafet qe ka pire.
Ky eshte Altin Dumani. Njeri qe nuk ka lidhje me konceptin e drejtesise.Thjesht nje person Makavelian qe i pelqen te luaje lojra politike. Grushti i shtetit i 1998, Gerdeci,21 Janari nuk paten kurre rendesi gjate 3 viteve te tij si kryetar i SPAK. Dhe ne fund e mbylli mandatin duke i bere puç qeverise.
E morët vesh tani se kush është SPAK? Në shërbim të Sali Berishës, Argitës pedagoge dhe kolege e këtij SPAK-istit, Zenit juristit që s’e dimë ç’punë bën por që është miliarder… Edhe këta me të tilla vendime presin t’ju ngrihet rroga e të pasurohen.