Balluku kthehet në detyrë/ Analisti: GJK u vetëkorrigjua! Me vetëdije tentoi copëtimin e shtetit

12 Dhjetor 2025, 20:14Politika TEMA
Balluku kthehet në detyrë/ Analisti: GJK u vetëkorrigjua! Me

Gjykata Kushtetuese vendosi këtë të premte, 12 dhjetor, rikthimin në detyrë të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Duke komentuar vendimin në “Tirana Live” në ABC News, analisti Frrok Çupi u shpreh se ky ishte një moment vetëkorrigjimi për Gjykatën Kushtetuese, e cila sipas tij u përball me pasojat e veprimeve të veta dhe arriti në një pikë reflektimi të thellë.

Çupi e përshkroi sjelljen e institucionit si të tensionuar dhe të ngarkuar me rrezik për strukturat shtetërore, ndërsa theksoi se ankimimi i kryeministrit e vendosi gjykatën përballë provave të mëdha. Ai shtoi se Gjykata Kushtetuese duhet të distancohet nga ndikimet politike dhe të rikthejë funksionimin e saj në mënyrë të pavarur.

Më vjen mirë që Gjykata Kushtetuese vendosi që të vetëkorrigjohet. Gjykata Kushtetuese si duket, duke bërë keq bëri një të mirë. Iu afrua pasqyrës duke parë veten se në çfarë kushte ishte dhe ishte në kushte katastrofike. Gjykata Kushtetuese bëri hapin e fundit. Në mënyrë të vetëdijshme, shkoi deri në fyerjen, copëtimin dhe në shkatërrimin e gjithë strukturës së shtetit.

Ky ishte shansi më i mirë, që pamë në kthimin e Gjykatës Kushtetuese në një afrimitet. Ajo që bëri ishte një provë me ne, luajti me nervat e një populli të tërë. Një institucion i pakontrollueshëm, doli vetë jashtë kontrollit. Ankimimi në seancë i kryeministrit ishte në vënë në pikëpyetje të mëdha, ishte vënë në prova. Gjykata Kushtetuese veproi në një temperaturë shumë të nxehtë. Gjykata Kushtetuese është një gjykatë shumë e dobët, e cila tentoi që të dëmtonte qeverinë, vetëm sa do e turpëronte kryeministrin. Gjykata Kushtetuese duhet që të dalë nga formula politike”, tha Frrok Çupi.

3 Komente

  1. L
    Lani

    Keto skan pik turpi. Kjo baxhella ka vjedhur miljona edhe prap si yn gjemb ne kembe nuk ka me.turp Shqiperia me keto qelbesira nuk bahet shqiptare cohuni ne kembe protestoni

    Përgjigjjuni
    1. n
      nobelisti

      Se shpejti do dali ne qarkullim telenovela Rama, Gjykata kushtetuss dhe Frok Cupa.

      Përgjigjjuni
      1. O
        O popull dele...

        Kujt po i thu "cohuni" or @Lani !!!!! Ky popull ka ra ne gjumin letargjikqe per 40 vjet i ushqeu kjo band politike e votuarme krye kriminelin e Vicidolit,armiku me i madh i Shqiperis qe akoma vazhdon e kor suksesin mbi kte popull "qen i rahur" e qe ra ne hajdutin me te madh te historis po me voten e tij per ti shpetuar perbindeshit qe akoma vazhdon e sorollatet neper kembet e tyre Popull qe ka mar ruget e mergimit dhe me kto qe pa e shohim nuk don te dij ma per Atdhe Zbazur qytete e fshatra ku pjesa e hikur mban me buk ata qe kan mbeturdhe kta te mbeturit po bejn milioner te votuarit e tyre qe te shofim kte tragjedi qe po ndodh sot ne kte vend Cohet ai LAPAJ e ve kariken para kryeministris me shpres se do zgjoj pak ndergjegje e po ri vetem aty sa te mar ndonje plevit !!!!! Coget Agron SHehaj dhe avokat Beqiri ju a plasin ne tavolin hajduterin ,krimin e tradhetin ne kuriz te tyre e askush nuk ngjall shpresen e nje proteste gjigande ,qe ky poppul te ver nderin e tij ne krye te ATDHEUT !!! SHIKO bullgaret ku dha dorheqjen kryeministri tyre qe nuk ka nje biografi te renduar krimesh e hajnie e ktu ai Lapaj po pret ne karike mrekullin !!!!!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje