“Salianji ende pa vizion politik”, Kadilli: Berisha nuk e donte Avokatin e Popullit për PD-në

12 Dhjetor 2025, 21:20Politika TEMA
“Salianji ende pa vizion politik”, Kadilli: Berisha nuk e donte

Në emisionin “Tema e Ditës” me Arbër Hitaj, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, komentoi situatën e fundit brenda kampit opozitar dhe zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit.

Kadilli u shpreh se problemi kryesor mbetet mungesa e qartësisë se si opozita operon dhe komunikon me publikun.

Sipas tij, zgjedhja e Shabanit nuk ishte një rastësi apo gabim i deputetëve, por një vendim i pashpallur i kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

“Në mënyrë të vetëdijshme Berisha ka vendosur kështu, sepse po të dëshironte do të mund të gjente plot kandidatë të tjerë me reputacion dhe të pranuar nga opinioni publik. Por Berisha nuk dëshiron të ekspozohet se ka marrë diçka nga bashkëjetesa politike. Është diçka që i takon në fakt, sepse edhe kur kemi qenë ne në mazhorancë, ky post i është aforuar PS-së”, tha Kadilli.

Ai shtoi se Berisha po e çon deri në ekstrem qëndrimin e tij, duke mos lejuar që të kuptohet qëllimi real.

“Jam i bindur që kjo është e kalkuluar shumë mirë nga z. Berisha, sepse janë qëndrime të përsëritura dhe teknologjia e tij politike është ajo e konfliktit ekstrem. Nuk dëshiron të dëshmojë se ka një bashkëjetesë politike”, u shpreh ish-deputeti demokrat.

Kadilli kundërshtoi edhe argumentin e Berishës se firmat u dhanë për Shabanin pasi ky kishte mbështetur kandidatin Florian Binaj në zgjedhjet e pjesshme vendore.

“Edhe kjo nuk është e vërtetë, sepse z. Shabani nuk është se do t’i sillte ndonjë mbështetje të madhe PD-së”, tha ai.

Duke folur për mbështetësit e Berishës, Kadilli u shpreh se “Më vjen keq që njerëzit që e përkrahin, sikurse është shtresa e ish-të përndjekurve politikë, vazhdojnë mos ta kuptojnë që kanë përballë një politikan që i ka përdorur vetëm për të marrë kapitalin moral dhe historik, për të marrë kapitalin njerëzor sikurse janë votat besnike, por gjithmonë i ka përdorur për qëllime personale dhe politike”.

Ish-deputeti demokrat komentoi edhe lëvizjet e Ervin Salianjit dhe takimet që ai po zhvillon me bazën e Partisë Demokratike. Kadilli u shpreh skeptik për këto aktivitete:

“Nuk arrij ta quaj lëvizje politike, sepse në vetvete lëvizjet duhet të kenë një motivacion politik. Duhet të ketë një qasje dhe qartësi politike. Gjithashtu duhet të ketë dhe një mesazh të qartë politik. Unë nuk i gjej këto në aktivitetet e Salianjit”, tha Kadilli.

Kadilli u shpreh kritik ndaj takimeve të Ervin Salianjit, duke i cilësuar si të mbushura me përsëritje të frazave të zakonshme dhe pa një mesazh politik të qartë.

Ai theksoi se deklarata të tipit “duhet të dëgjojmë bazën” apo “të respektohet meritokracia dhe vota” mbeten parime të mjegullta, që nuk përbëjnë politikë reale.

Pwr ish-deputetin democrat, tw flasësh për meritokraci nuk është politikë, veçanërisht në një parti ku nuk ka garë dhe ku gjithçka është e përqendruar tek kryetari.

“Gjej ripërtypje frazash të tipit: kemi nevojë të dëgjojmë bazën, kemi nevojë që në parti të respektohet meritokracia, të respektohet vota. Për mua këto janë parime të mjegullta në politikë, sa po të merresh me këto nuk je duke bërë politikë”.

4 Komente

  1. T
    Trapajane hesapi

    Po' ti, ka dill, KE mendime politik? Kur ngriten zerin per reformim TE PD, njesoj si Salijanit dhe Salijanit e sotme deklarove:-reformim TE PD me Saliun kryetar.Dhe qe atehere, ne komentet e mija ta kam THENE dhe po ta perseris:nuk ka reformim TE PD pa distancim nga krimit 35 vjecarja I Sali Berishes dhe PD te udhehequr prej tij. Vazhdoi, bjerini daulles Ne prehrin e Saliut dhe kerkoni reformim e mendime politik.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vizion ka Grida, jo Salianji

      Po cfare vizioni te kete Salianji qe eshte rritur ne bythen e Saliut, dhe qe sheh vetem vrimen e Grides! Salianji eshte e shkuara, e ardhmja e PD eshte monstra Argita, bija e kriminelit famekeq Sali Fazlliqi.

      Përgjigjjuni
    2. Z
      ZZZZZZ

      Zoti Fatbardh, komplimente per kete parashtrese. e keni qare, sidomos per vizionin e Salijanjit, te cilit i duket vetja shpetimtar i Partise dhe Shqiperise. Ai nuk ofron asgje, pa program, pa kauze. thjesht flet per gjera qe populli i di me mire dhe i trajton ne kafene çdo dite. Salijanji nuk ka edhe moralin te dale para turmave, po hajt se ky popull e ha. Jooooooo, gabon. Respekt per ju!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Adrian

        Bardhe Kadlli, je I vetmi politician visionar te pakten I te djathtes.Te inkurajoj te gjesh edhe shoke te tjere si vetja e te behet nje e djathte edhe ne Shqiperi qe nga 44 e deri ka munguar.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje