Juristi: Vendimi i 22 janarit mund të riformatojë shtetin, nuk është çështja te zv.kryeministrja

13 Dhjetor 2025, 09:20Politika TEMA
Juristi: Vendimi i 22 janarit mund të riformatojë shtetin, nuk

Për juristin Neritan Alibali, përplasja institucionale mes Qeverisë dhe GJKKO-së, e cila ka përfunduar në dyert e Gjykatës Kushtetuese, shkon shumë përtej fatit politik të një ministri.

Në analizën e bërë në emisionin “3D” në RTSH, Alibali u shpreh se data 22 janar 2026, kur pritet të jepet vendimi për konfliktin e kompetencave, do të jetë historike për mënyrën se si do të funksionojë Republika e Shqipërisë në të ardhmen.

Alibali theksoi se fokusi i publikut te rasti konkret i zv.kryeministres Belinda Balluku është i gabuar. “Nuk është çështja e Balluku. Kjo është një çështje shumë e vogël për debatin që po bëhet,” tha ai.

Sipas juristit, ajo që është në lojë është vetë arkitektura kushtetuese e vendit dhe balanca e pushteteve.

Alibali paralajmëroi se ky vendim mund të përcaktojë nëse Shqipëria do të mbetet një Republikë parlamentare sipas Kushtetutës së vitit 1998, apo do të ketë mbivendosje të pushteteve mbi njëri tjetrin.

“Vendimi i Kushtetueses për këtë çështje mund të riformatojë shtetin. Do kemi republikën sipas kushtetutës së ‘98 apo një republikë ku një pushtet vendoset mbi tjetrin,” ngriti pyetjen Alibali?

Ai shtoi se ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese është e domosdoshme pasi ligjvënësi nuk mund të parashikojë çdo situatë, dhe pikërisht këto “vakume ligjore” dalin në pah në momente krizash institucionale si kjo e tanishmja.

6 Komente

  1. s
    sapa

    Anija Pirate Shqiperi keshtu do jete edhe 1000 vitet e ardheshme cfaredo ligji te bejne!Eshte faktori njeri ai qe ben shtetin dhe kjo nuk ekziston ne kete vend barinjsh!

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Pse nuk mund te plotesohen vakumet ligjore per keto raste duke marre shembuj konkrete nga vende te tjera me legjislacion me te kompletuar dhe ekuliber pushtetesh te gjate. Drejtesia te hetoje, sipas kopetencave te saj, por nuk mund te nderhyje te ndryshoje qeverrite, mund ta beje nje rast si Balluku ne qofte se e arreston ne flagrace krimi , ne te kundert, duhet ti kerkohet kuvendit te vitoje mis besimin dhe presidentit qe ka firmosur, e ne qofte se nuk arrihet ne kete menyre, me perfundimin e mandatit, te veprohet me personin e inkriminuar. Ka vende demokratike qe i kane te percaktuara me ligj keto levizje ligjore, mjafton ti marresh e ti pershtatesh. Gjeja qe me ben pershtypje eshte, se Ky vakum, ka qene gjithmone aty, por asnje here nuk eshte patur guximi qe ceshtja te cohej deri ketu, kur ne pushtet ishte Berishizmi dhe drejtesia e tij, u be nen qeverrisjen Rama, pse pikerisht tani??!! Tani dikush, ne retoriken e tij idiote kur permend si papagall "regjimi i Rames", duhet te ndryshoje kurs .

      Përgjigjjuni
      1. M
        Maro

        Po dihet sot ligjin e ben pushteti i kryeministrit...ai vetem spak nuk ka ne dore. Me thoni nese nuk e kam gabim. Spak eshte opozita e vetme. Njerez mbeshtesni spak nese nuk doni diktature hajnie.

        Përgjigjjuni
        1. r
          rp

          "Spak eshte opozita e vetme. Njerez mbeshtesni spak nese nuk doni diktature hajnie." Por njerezit e kane dhene voten per ata qe jane ne qeveri prej vitit 2013, ndersa per opoziten (Spak) gjithashtu nuk kane dashur ta japin voten! Diktature quhet kur nepermjet nje grusht shteti, kerkohet te merret pushteti, ashtu si deshiron ti dhe nje pakice e popullit!

          Përgjigjjuni
        2. R
          Robert Laze

          O Maro karo nē çdo vēnd tē Botēs faktet jan qē bēhet gjyqi. Kta qent e SPAKUT tat skan as njē fakt por meren me brekēt e gruas sē Erjonit. Se brekēt e grave tē SPAKUT nuk ekzistoin se ato skan brek se e kan lēshu pa dur. Jeni bo mē keq se 80 lekshat e Enver Hoxhēs.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Noci

            Qeveria e nje vendi qendron shume me lart se nje prokurori sado speciale te jete,sepse ne fillim te kushtetutës permendet,kush e drejton shtetin,ku qeveria ndodhet ,pas kuvendit dhe presidentit.Organet tjera ku midis tyre Drejtesia,kane pavaresine e vet ,por zgjidhen nga kuvendi pasi jane votuar ne vetvete.Tani ata e kane dhe kerkojne pavaresine,po qeveria nuk paska pavaresi por te ngrihet nje prokuror dhe nje gjyqtare dhe te shkarkoje nje minister deputet i votuar nga populli akoma pa hetuar dhe percaktuar fajin nuk shkon askund ne bote.Prandaj GJK beri mire qe vuri kufirin drejtesise,por ata kane te gjithe te drejten per te hetuar,cilindo edhe pa arrestuar

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje