Bejko: Lëvizja e Dhjetorit '90 tradhtoi idealet për të cilat u krijua

13 Dhjetor 2025, 23:22Politika TEMA
Bejko: Lëvizja e Dhjetorit '90 tradhtoi idealet për të cilat

Analisti Roland Bejko thotë se lëvizja e dhjetorit të vitit 1990 tradhtoi idealet për të cilat u krijua.

Në emisionin “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News, Bejko u shpreh se shqiptarët kishin pritshmëri nga PD.

“Ne na u tradhtuan idealet. Sot, 35 vjet më vonë, themi jo. Qytetarët shqiptarë kishin disa pritshmëri nga PD. E drejta e pronës. PD u krijua si parti e qendrës së djathtë, nuk e zgjidhi, e ngatërroi më shumë. Është rishikimi i historisë. Shqipëria ka pasur nevojë për dekomunistizim. Nga PD u prit krijimi i kohezionit social. Ishte çështja e tregut. Ne nuk kemi treg fare. Shqiptarët prisnin shtet të së drejtës.”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje