Salianji ‘kryqëzon’ Nokën: Kujdes lidhjet me Suel Çelën! Me kërcënimet e tij u more firmat demokratëve për të mbledhur Kuvendin e PD 4 vite më parë

14 Dhjetor 2025, 10:09Politika TEMA
Salianji ‘kryqëzon’ Nokën: Kujdes lidhjet me Suel

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike një ditë më parë u shoqërua me debate dhe përplasje të ashpra mes ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji dhe Flamur Nokës.

Palët kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit edhe për lidhje me Suel Çelën, të cilin SPAK e konsideron si kreun e një organizate kriminale me bazë në Elbasan, qyteti ku vepron grupi i tij. Noka akuzoi në mbledhjen e kryesisë Salianjin për lidhje me Suel Çelën.

Për të justifikuar pjesëmarrjet e ulëta në protesta, por edhe në foltoret që Berisha ka nisur me demokratët, Flamur Noka hodhi akuza në mbledhjen me dyer të mbyllura se me porosi të Ervin Salianjit njerëzit po angazhoheshin nga Suel Çela që të mos i bashkoheshin foltores së zhvilluar nga Berisha 2 ditë më parë, por të shkonin tek ajo që pritej të zhvillonte Salianji.

"Kemi pasur ankesa që nga Elbasani, që Suel Çela është angazhuar për të telefonuar, pra për të kërcënuar dhe shantazhuar demokratë që të mos merrnin pjesë në foltoren e Sali Berishës dje, por të marrin pjesë në një foltore tjetër, të, nesër apo pasnesër, nuk e di datën saktë”, tha Noka, sipas burimeve të 'Shqiptarja.com'.

Ish-deputeti Salianji mohoi jashtë mediave në mënyrë kategorike këto akuza.

“S’kam takuar asnjë person të krimit, këto se di nga dalin, janë muhabete kot. Jam i keqardhur që mbledhja e zhvendos foksusin nga protesta”, tha Salianji, duke shtuar se çdo akuze do t'i përgjigjen me fakte dhe me prova.

Situata u tensionua pas akuzave të ashpra që Salianji lëshoi në drejtim të Nokës, duke ia thënë në sy se është ai personi që duhet të ketë kujdes sa i takon lidhjeve me Suel Çelën. Në përballjen e parë me kolegët demokratë pasi nisi ‘Foltoren’, Salianji nuk e kurseu Nokën, duke i kujtuar edhe një akuzë që është artikuluar më herët nga Gazment Bardhi, se Suel Çela është në shërbim të tij dhe Sali Berishës.

Pa e përmendur me emër Bardhin, Salianji i kujtoi Nokës deklaratat e tij në vitin 2021, kur thonte se Suel Çela është angazhuar për të mbledhur firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, kohë kur Berisha po luftonte për t’i marrë partinë Lulzim Bashës. Sy për sy, Salianji i tha Nokës se nën kërcënimin e Suel Çelës mblidhte firmat e seksioneve.

“Ende nuk e kam caktuar takimin, por meqë deri sot kam menduar që nuk dua përçarje dhe as dua të flas, po të them që ti duhet të jesh i kujdesshëm, sepse ke qenë i akuzuar para 4 vitesh se mblidhje firmat e seksioneve nën kërcënimin e Suelit. Pastaj, se kush e takon, ju e dini që jua sjell me fakte nëse vazhdoni me këto idiotësi”, i ka thënë Salianji-Nokës në mbledhje.

10 Komente

  1. X
    Xha Selfua

    Mos harro ti fshatri dhe qytetari nga Kukesi e Konispoli , nga Myzeqeja dhe Korca, pra nga e gjithe Shqiperia, mundesisht kush ka mundesi edhe nga diaspora me 22 dhejtor ejani te ruajne pushtetin keta me makina 100 mije eurosh, degjoni edhe kete qe eshte i pandehur per korrupsion dhe vrasje qytetaresh, degjoni kete "qelibarin" e NON GRADERS nga Amerika dhe Britania. Ejani, ejani se u duheni.....

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodra djep i kultures

      Elona e Shkodres e perkrah Noken, kurr Salianjin. Tedi ma i zgjut, se asht qytetar e jo katunda a i ulun ka malet.

      Përgjigjjuni
      1. Çohu Mul Noka çohu

        Haaa sa turpe Babale te mari para Mul Noken.... O Mul Noka shko vrit veten se eshte turpe ...

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muzaka i Ri

          Sali jania mos u bëj djali vogel i Saliut të madhe. Hiqni dorë nga hunjtë nga zjarri dhe molotovi. Po do të të vijë populli pasë mos bëni dhune dhe bllokoni rrugët, ku njerzia do të shkojne ne shtepi pas një pune të lodhshme. Bëni protesta paqsore, bëj atë që beri Gandi dhe Luther king. Nuk është dhuna dhe gjuha e pisët që të siell ne pushtet.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Demokrati

            U hap thesi. Do degjojme cudira.po i nxjerin te palarat njeri tjetrit. Hajde gallate hajde!

            Përgjigjjuni
            1. z
              zalo

              Këta të Saliut na nxorën mallin e Enverit...SALI EMVER JEMI GATI KURDOHER...

              Përgjigjjuni
              1. k
                k

                Këta zgjebsat,po zihen se kush do humbasi zgjedhjet e ardhshme.

                Përgjigjjuni
                1. .
                  .

                  Mire Flamuri i paska mbledhur votat me kercenime, po me kuvendin para 4 vitesh c' hall ka Salianji. Si me inate te vjetra qenka djali!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Aron

                    Kokat hengshi. Kushdo qe u jep sikur edhe nje vote ne keneten e Saliut dhe te gjithe ketyre meritojne kapelen qe u vene.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Elbasanasi

                      Salianji, ja ke fut kot plako! Suel Cela sikur te kishte mbledh firma per Noken para 4 vitesh do ishte ne burg prej 4 vitesh! Sueli e ka te garantuar statusin "ne kerkim" sa kohe nxjerr deputete per RILINDJEN, para 4 vitesh beri Ballen si me te votuarin ne vend e ne 11 maj anonimen Sara Mile (madje me te votuaren edhe brenda burgut Peqinit).

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje