Përplasjet në mbledhjen e kryesisë së PD/ Berisha: Nuk është demokrat ai që bën zhurmuesin në favor të Ramës

14 Dhjetor 2025, 13:11Politika TEMA
Përplasjet në mbledhjen e kryesisë së PD/ Berisha: Nuk

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar mbledhjen e ditës së djeshme në selinë blu.

Ai e ka cilësuar Ervin Salianjin me të cilin pati debate me tone të larta, jo demokrat, i cili bën zhurmuesin në favor të Ramës.

Berisha gjithashtu sulmoi dhe Dash Sulën, për të cilin tha se hiqet si demokrat e tashmë është i punësuar në administratën shtetërore si dhe iu rikthye akuzave për një ndër më të votuarin e primareve, Hysen Kadiun, për të cilin tha se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, ka punuar në favor të Partisë Socialiste.

“Ju siguroj se mbledhja ishte jashtëzakonisht e rëndësishme dhe pozitive. Rendi i ditës i asaj mbledhje ishte qëndrimi i PD pas vendimeve shkatërrimtare kundër korrupsionit të Edi Ramës. Ishte thirrja e mbledhjes së Këshillit Kombëtar për vonesat e të cilit ka pasur kritika, por sic kam theksuar, ajo vonesë ka pasur lidhje vetëm me 1 faktor, që ka qenë raporti ndërkombëtar për zgjedhjet.

Nuk ka një përcarje, të garantoj. Pas zgjedhjeve pati të quajtur demokratë që hanë turpin me bukë dhe vrapuan e u punësuan në administratën e krimit. Pati të tjerë të cilët vendosën të mos merren më me politikë dhe të ndjekin jetën e tyre.

Pati të tjerë që flirtojnë me qeverinë për kontratat që kanë. Absolutisht kjo parti ka dhe do të ketë vetëm 1 qëllim, idealin e lirisë, rikthimin e votës së lirë dhe rikthimin e fitores në PD. Asnjë shqetësim.

Ata që zgjedhin për tu bërë zhurmues në favor të Ramës duke mashtruar për elementë që kanë punuar haptaz kundër PD, kanë punuar për deputetë të PS, madje kanë dalë dhe kandidat në bashkinë e Tiranës kundër kandidatit të PD. Ato nuk janë demokratë. Kjo është koha e misionarëve”, tha Berisha.

1 Komente

  1. F
    Fati

    Hardhuca e neperka fosile nastradine te perhershem, te vetzgjedhur sikurse s’ka te rinj te zote ? Turp dhe tmerr

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje