Opozita bojkotoi komisionet e posaçme, PS kërkon vijimin e punës! Detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar

15 Dhjetor 2025, 11:20Politika TEMA
Opozita bojkotoi komisionet e posaçme, PS kërkon vijimin e

Deputetët e Partisë Socialiste janë udhëzuar që të vijojnë me punën në komisionet e posaçme parlamentare për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, pavarësisht bojkotit të lajmëruar nga opozita, sipas burimeve për A2 CNN. Porosia është dhënë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist që po zhvillohet këtë të hënë në kryesinë e Kuvendit.

Deputetëve u është dhënë argumenti se maxhoranca duhet të zbatojë agjendën që ka Shqipëria në raport me procesin e integrimit europian dhe nuk ka asnjë minutë për të humbur.

Në mbledhjen e të hënës marrin pjesë Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, e rikthyer së fundmi në detyrë pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese që pezullonte masën e sigurisë dhënë ndaj saj “pezullim nga detyra”, nga Gjykata e Posaçme.

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur këtë të hënë në orën 10:00 në Kryesinë e Kuvendit, kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e sesionit parlamentar.(A2)

Lini një Përgjigje