VIDEO/ Berisha del nga SPAK dhe lëshon fantazinë në gjendje të lirë: Altin Troplini kishte mbledh BKH-në dhe po lexonte urdhrin e fundit të Edi Ramës

15 Dhjetor 2025, 10:28Politika TEMA
VIDEO/ Berisha del nga SPAK dhe lëshon fantazinë në gjendje

Kreu i PD-së, Sali Berisha, u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës detyrim paraqitje që ka dhënë gjykata, ndërkohë në dalje të saj, si përherë, e ka lënë fantazinë në gjendje të lirë dhe është shprehur se Altin Troplini kishte mbledh BKH-në dhe po lexonte urdhrin e fundit të Edi Ramës.

"Po të kërkoni të futeni në atë ndërtesë nuk ju lejojnë sepse po zhvillohej një takim i veçantë. Altin Tropolini kishte mbledhur BKH dhe po i lexonte urdhrin e fundit të Edi Ramës. Do të çarmatosen që të gjithë agjentët e BKH dhe do armatosen me patllake dërrase, më patllake të vërteta nuk do kenë se na tmerruan kryeministrin. E kishte mbajtur të fshehtë 20 e ca ditë. Rama i tmerruar e mbajti të fshehtë dhe e nxori pas vendimit të GJK.

Kjo i dha zemër Edi Ramës. Shikoni pse foli dje ai?! Ai foli dje sepse pas vendimit të GJK mbyllet absolutisht cdo mundësi e institucionit të hetimit të hetojë ministrin. Ai mori garanci të plotë për këtë, sepse në rast se nuk ka pezullim imunitetin dhe arrestimin ai nuk e lejon kurrë, sic nuk e lejoi në rastin e Saimir Tahiri. Ajo masë që u kishte ngelur në dorë ishte pezullimi. Pasi pariti GJK deri në tjegulla e bllokoi një masë të tillë, një akt si ky nuk ka ndodhur kurrë. Por unë kam bindjen se qytetarët shqiptarë në 22 dhjetor do mblidhen në tiranë për ti dhënë përgjigjen më të merituar.” – u shpreh, veç të tjerahs, Berisha.

 

4 Komente

  1. B
    Bufiiiiiii ku e ke Latifin, haaaaa

    Ti je pjerdhur komplet po populli nuk eshte si ty o komunist ...ta ka qefi ti perdoresh shqiptaret mish per top neper protesta Po shko mer Sllobodanken Argiden Zenin dhe protesto dite e nate plehre katundi

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptari

      Berisha e"lëshon fantazinë në gjendje të lirë"pasi shumë shpejt do akuzohet për vrasjet në bulevard dhe dosjen e 21 janarit e ka Altin Dumani.Nga ana tjetër ai fluturon ndër vite sipas metodës së tij "O Dudi,o Dudi,ku më ha mua,ku më kruan ti."sepse gazetarët i drejtojnë pyetje në hava dhe nuk e pyesin konkretisht për akuzat që ka mbi kurriz. PSH.Ju pretendoni se jeni pastër,ndërsa SHBA dhe Anglia thonë që ke bërë korrupsion të madh shtetëror?Pyetja tjetër:Gjykata e Strasburgut ju akuzon për Vrasje Shtetërore?Së treti:PD po shpartallohet dhe po shpërbëhet kudo? Së katërti:Pse po i braktisni komisionet në parlament si braktiset mandatet dhe zgjedhjet vendore?A i mendoni pasojat? A mendoni se nuk keni kauza dhe po merreni me drejtësinë për pezulime dhe për vendime,në një kohë kur vetë jeni nën akuzë,madje dhe sot sulmoni SPAK prokurorët,gjyqtarët?Për çfarë e mbani ende kreun e PD,kur baza është përçarë dhe ka një lëvizje për largimin tuaj?Sa para ka dhëndërri që nuk punon,?sa para ka djali që nuk punon?Sa para ka vajza me rrogë pedagogu?Me çfarë u blenë vilat(4-5 vila) në disa kryeqytete të Europës?Sa para u morën nga Rezart Taçi nga Liri Berisha?Me këto pyetje doktori mund të fluturojë në stratosferë dhe mund të flasë si Nastradin në media

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Nuk bëhet shtet me malokë.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alex

          Pse ka gazetare ne ket vend ???sot po degjoj..

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje