Me debate është shoqëruar Komisioni i Ligjeve, gjatë diskutimeve për “për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, të ndryshuar”, ku këtë herë nisi pas fjalës që iu dha Saimir Korreshit.
Në fjalën e tij, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi tha se me ironi “ që të sjellësh ligje të tilla duhet të kesh kaluar testin neuro-psikiatrik”.
Ndërkohë një debat është zhvilluar me deputeten e PS, Zegjine Çaushi, e cila foli nga vendi pa mikrofon. Në këtë moment Ulsi Manja i tërhoqi vëmendjen, duke i thënë të bëhet më serioze.
Pjesë nga debati:
Saimir Korreshi: Ore mos na keni vënë ndonjë kamera të fshehtë dhe kjo seancë mos është ndonjë kamera e fshehtë për vit të ri. Po bëheni qesharakë me këtë ligj.
Ulsi Manja: Seanca është publike, jemi live, në dritë të Diellit, po të duash ti ngre edhe grilat.
Flet anëtarja e komisionit, Zegjine Çaushi, me mikrofonin fikur…
Ulsi Manja: Zonja Çaushi të lutëm, zoti Korreshi mund të vazhdoni me fjalën tuaj.
Saimir Korreshi: Unë kam hall testin e kartelës mjekësore e kanë kaluar qeveria, që na sjellin këto lloj ligjesh. E ka kaluar testin neuro-psikiatrik, se të vish me këto ligje deri këtu duhet të kalosh testin neuro-psikiatrik
Zegjine Çaushi: Kush duhet ta kalojë këtë, kjo është ofendim?
Ulsi Manja: Zonja Çaushi, të lutem. Të bëhemi pak seriozë se Shqipëria ka në fuqi ligjin numër 60/2016.
Saimir Korreshi: Atje nuk erdhi ministri, këtu vjen ministri. Hall i madh ju ka rënë se si duhet ta plotësoni vendin se do të ketë shumë kërkesa spiunësh. Ja spiunlliqet. Me këtë ligj nuk i bëjmë nder Shqipërisë, vetes bëni çfarë të doni. Ju po krijoni një lloj lufte spiunash.
Ulsi Manja: A ka mundësi të mos ndërhyni kur flasin deputetët, çfarë të dojë të thotë.
Saimir Korreshi: Të kalosh nga start up të ligji i bilbilfryrësve është njësoj si të kalosh nga lufta në Vietnam tek ndërzimi artificial.
Lum si ne per Zeqinene. Lum si ne, Lum si ne, Ze qi ne moj ze qi ne. Ohoooo Ohiiiiiii Oeeeeee
Kta njerez ktu qe thone kte ne kte institucion te lart duhet te dalin jasht nga kjo salle ! Ueee car eshte kjo pacaurreee???.....................Aforizem me pagese nga Zeqineja ......Cmimi : 4000 euro......Bleresi : Taksapaguesit shqiptare !!
Nuk e di ky ish drejtori i kadastres se lushnjes qe gjysma e korreshve ishin me gbv ne apo sic thuhej 120 shit
Koreshit koke miu i arrave u be edhe ky me fole qe nuk fliste kure ne parlamente kur ishte Basha tani i doli zeri qorrit dreqit.
Ky Korreshi me duket sikur vjen ere Budalla! E vertete? si thoni?
Po boll kriminela ka PD, duhet edhe ndonje budall qe ti zbuse.