Sherri për Avokatin e Popullit, kryetari i PSD i shkruan deputetit të PD: Mos ma mbaj në gojë emrin! Pyesni Mul Nokën se unë i kam ...

15 Dhjetor 2025, 17:06Politika TEMA
Sherri për Avokatin e Popullit, kryetari i PSD i shkruan deputetit të

Rrëmuja që ka përfshirë Partinë Demokratike për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit po zgjerohet përditë e më shumë me emra personazhesh jashtë Tiranës, siç është kryetari i PSD në Elbasan, Erjon Murataj dhe deputeti i PD po në këtë qark, Blendi Himçi.

Në mbledhjen e Kryesisë së PD, dy ditë më parë, raportohet se Blendi Himçi (sipas asaj që ka publikuar Murataj) i ka thënë Ervin Salianjit se ai kishte kërkuar firmat për Endri Shabanin dhe në takimin e Elbasanit kishte pasur "njerëz" nga PSD.

Demokratët kanë pretenduar shpesh se "njerëzit" e PSD në Elbasan janë bandat ndaj dhe Erjon Murataj është detyruar të reagojë, duke mos u kursyer aspak në fjalorin ndaj Blendi Himçit, sigurisht duke i lënë gjërat të nënkuptohen.

"Së pari protagonistë janë ata që ditën ngrenë grushtin e brishtë mbi ELBASANIN E BANDAVE e në darkë ulen në gunjë e nuk i lën asnjë pikë ti shkoj në dysheme atyre që u thonë banda. Së dyti i kujtoj protagonistëve që unë nuk kam asnjë lidhje me bandat kështuqë i lutem mos ma mbajnë në GOJË as mua as PSD emrin...", shkruan kreu i Partisë SocialDemokrate në Elbasan.

Erjon Murataj vazhdon dhe më tej kur akuzon demokratët se kanë dhënë urdhra për këshilltarët bashkiakë me sms për shitjen e aseteve publike, sipas tij, duke filluar nga Af Elbasani der tek parqet foto-voltaike në ortakëri të hapur me kryetarin e bashkisë dhe "bandat".

"E së fundmi i them se mos e eksitoni në ktë nivel Mul Nokën, se sa i kujtoni PSD dhe mua në Elbasan nuk përmban dot fantazinë se kë si dhe ku ... unë nga shoqet e Mulit në PD. Unë e kam të qartë që PSD dhe unë në Elbasan iu krijon kompleks por...

Mos u tutni he bura nuk na mbaron salca e kosit mjafton ta kërkoni me mirsjellje se kështu si lepurushe të keqtrajtuara nuk ju ... njeri", përmbyllet shënimi i Erjon Murataj, kryetar i PSD në Elbasan, për debatin në Kyresinë e PD dhe deklaratat e deputetit demokrat të këtij qarku. 

4 Komente

  1. A
    Asd

    Ky i PSD eshte nje krimb qe te kujton bullot e shkollave te mesme. Po tom doshit, cfare i ben ky?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sefer daja

      O mero, po na shkaterove me shkrimet qe boton. Po cfare leshin ke dash te thuash me me kerr qe ke botuar, sepse asgjë nuk kuptuam. Mjere ku ka arritur shtypi sot.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Te mjeret

        Bubuja....asi gjo s'i mora vesh ketij intelektuali te larte te PSD. Se ata intelektualet e PD nuk i llogarit me njeri.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Erjon mashtruesi

          O Mero ! Po ca ma nxirrni kte mostren e Elbasanit qe e njeh gjithe qyteti . Nje mashtrues ordiner qe i ka provuar te gjitha partite, PS, LSI, PSD e neser sic e kane larguar dy partite e para ( si mashtrues ordiner ) ashtu do veproje edhe PSD jam i bindur. Ky eshte edhe nje llapaqen ( sic i themi ne ne Elbasan ) qe nuk e ka nje shok te dyte. Nuk e di se si eshte marre me te deputeti Blendi Himci nje intelektual , pedagog , avokat , por sic duket edhe atij i ka hedhur trute e gomarit Sali Vicidoli ose e ka zene dizanteria ne tru ( do thoshte Shvejku ). Blend , mos bjer ne nivelin e Erjon Muratajt.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje