Spiropali në Bari, aty ku u vra Luigj Gurakuqi, një nga Etërit themues të Shqipërisë

3 Mars 2025, 18:47Politika TEMA

 

Spiropali në Bari, aty ku u vra Luigj Gurakuqi,  një nga Etërit
Luigj Gurakuqi e mbylli rrugëtimin e tij tokësor në këtë qytet që e ka dashur po aq sa donte Shkodrën, qytetin e tij të lindjes.
Ky ishte fati i Luigj Gurakuqit, patriotit, dijetarit, enciklopedistit, shkrimtarit, politikanit, diplomatit, ekonomistit, shtetarit, parlamentarit dhe oratorit, i cili, prej një shekulli, nga ajo pllakë e thjeshtë, por simbol i fuqishëm, në Corso Vittorio Emmanuele, kundron vendin dhe njerëzit e qytetit ku gjeti strehë, por edhe ku dha frymën e fundit.
Delegat në Kuvendin e Vlorës, autori që shkruajti tekstin e Deklaratës së Pavarësisë dhe bashkëfirmëtar i saj, do të mjaftonin që Luigj Gurakuqin ta quajmë një ndër etërit themelues të shtetit shqiptar.
Luigj Gurakuqi u vra në një periudhë të trazuar për Shqipërinë, në një kohë të turbullt për Italinë dhe në dekadë të mjegullt për Europën dhe botën.
Shqipëria kishte kapërcyer dekadën e parë si shtet i pavaruar, kishte kaluar disa vite të vështira dhe po hynte në një fazë të re organizimi e ndërtimi shtetëror.
Luigj Gurakuqi ishte një demokrat autentik dhe besonte se Shqipëria mund të qeverisej në mënyrë demokratike e liberale, por, për fat të keq, Shqipëria nuk kishte arritur në këtë fazë pjekurie shtetërore e demokratike.
Një pjesë e klasës politike dhe qeverisëse të saj, te kundërshtari politik shihnin armikun dhe mundjen e tij e perceptonin, e donin dhe e arritën jo me vota e me zgjedhje, por me dhunë. Dhe jo vetëm në rastin e Luigj Gurakuqit.
Italia po kalonte gjithashtu vite të turbullta sepse ishin vitet e para të ndërtimit të diktaturës fashiste.
Europa dhe bota gjithashtu ishin të kërcënuara nga ky rrezik, dhe pas pak më shumë se një dekade, do të shkaktonte shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.
Luigj Gurakuqi nuk ishte një figurë as rastësore dhe as episodike, por një personalitet me rol vendimtar për fatin e Shqipërisë në fillim të shekullit të kaluar.
Ishin vitet kur Shqipëria po bëhej dhe patrioti dhe shtetari, luftëari dhe dijetari ynë i madh ishte gjithmonë aty.
Ishte ndër më të spikaturit burra të Shqipërisë që i doli zot atdheut të vet me dije e me penë, por edhe me betejat e tij.
Ishte jo vetëm një dijetar poliedrik, por edhe një luftëtar për pavarësinë e Shqipërisë.

Ishte ndër protagonistët kryesorë të Kongresit të Manastirit, i njohur si Kongresi i njësimit të alfabetit të gjuhës shqipe, në vitin 1908, dhe ndër autorët kryesorë të alfabeteve të miratuar në këtë Kongres.
Ishte udhëheqës i përpjekjeve për krijimin e konceptit, përmbajtjes, karakterit dhe parimeve të shkollës kombëtare dhe sistemit arsimor shqiptar, jo vetëm si arkitekt, por edhe si zbatues i këtij sistemi, duke shërbyer si drejtor i së parës shkollë normale që u hap në Elbasan në vitin 1909. Ishte edhe autor i disa qindra faqesh të teksteve shkollore.

Më 1911 është ndër udhëheqësit e kryengritjes së malësorëve të Mbishkodrës dhe hartues i Memorandumit të Greçës, paralajmërues i pavarësisë së Shqipërisë.

Lugij Gurakuqi nuk u bë ndër burrat më të shquar të Shqipërisë as në një ditë dhe as rastësisht.
Ishte bashkëpunëtori më i ngushtë i Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit të pavarur shqiptar, i cili gjithashtu, për një koinçidencë të trishtë, e kishte dhënë frymën e fundit, para gjashtë vjetësh, po në Itali, në Perugia.
Gurakuqi, para së të vinte në Vlorë në krah të Ismail Qemalit, kishte marrë pjesë në mbledhjen e Bukureshtit, e cila ishte parapërgatitëse e pavarësisë së Shqipërisë. Etërit themues të Shqipërisë, u ndodhën në ato kohëra historike, përballë një lutjeje këmbëngulëse të popullit shqiptar: Bëni diçka për fatin e vendit tonë. Ata kanë dhënë jetën e tyre për Shqipërinë.

Ai ka shërbyer si Ministër i Arsimit dhe ndërtues i sistemit shkollor në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës, duke vendosur arsimimin e detyruar fillor për djem e vajza.

Si një diplomat i pakonkurrueshëm, ishte në krah të Ismail Qemalit në Konferencën e Londrës, më 1913, dhe anëtar i delegacionit të Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, në vitin 1919.

Ishte gjithashtu bashkëpunëtori më i ngushtë i demokratit liberal, Shkëlqesisë së Tij, Fan Noli, i cili shërbeu si Kryeministër i Shqipërisë gjatë vitit 1924, dhe në qeverinë e të cilit Gurakuqi shërbeu si Ministër i Financave.
Bashkë me Kryeministrin Fan Noli mori pjesë në mbledhjen e Lidhjes së Kombeve, në Gjenevës, në vitin 1924.
Për tre vjet, 1921-1924, ishte zgjedhur deputet i Shkodrës në Parlamentin e Shqipërisë dhe si një ndër udhëheqësit më të shquar të opozitës demokratike, luftoi për demokratizimin e shoqërisë shqiptare, lehtësimin e gjendjes së bujqësisë, zhvillimin ekonomik e progresin e kulturor dhe mbrojtjen e pavarësisë së Shqipërisë nga rreziqet që e kërcënonin për një kohë të gjatë.

Oratoria dhe aktiviteti parlamentar i Luigj Gurakuqit janë një referencë e çmuar për ne, parlamentarët shqiptarë.

Një demokrat me ide të qarta mbi kohezionin fetar dhe social të Shqipërisë, duke kërkuar dhe argumentuar teorikisht ndarjen e besimeve fetare nga shteti dhe harmoninë mes besimeve e komuniteteve fetare, sipas parimit të artikuluar nga vetë ai: “Feja e lirë në shtet të lirë”.

Në atë që do bëhej me kalimin e kohërave një ndër thesaret kulturore e kombëtare të Shqipërisë, bashkëjetesën, tolerancën dhe harmoninë fetare, është edhe kontributi i Luigj Gurakuqit.

Duke qenë një patriot e diplomat i shquar, ishte edhe një nxitës dhe mbrrujtës i miqësisë mes popujve, dhe shërvbey si një një urë lidhëse e miqësie mes Shqipërisë dhe Italisë, shqiptarëve, arbëreshëve dhe italianëve.
Kishte edhe disa arsye të veçanta që mbrujtën këtë vizion.
Shkodra e fëminisë së Gurakuqit ziente nga idetë e përpjekjet për t’ju ribashkuar familjes europiane, prej të cilës ishin shkëputur dhunshëm prej shekujsh. Në Shkodër kishin gjetur strehë prej vitesh veprimtarë politikë italianë, luftëtarë për bashkimin e Italisë. Prania e tyre në Shkodër ishte padyshim një prej arsyes së përhapjes së ideve të Partisë Maziniane ndër banorët e Shkodrës.
Studimet në Kolegjin e San Demetrio Koronës, ku jepte mësim atdhetari i flaktë, shkrimtari i shquar Jeronim de Rada, si edhe në Universitetin e Napolit, ku jepte mësim profesori i arbërishtes Zef Skiroi, luajtën rol në formimin e tij. Në itali u njoh nga afër me personalitete të spikatur të komunitetit arbëresh, si dhe me zhvillimet politike, shoqërore, kulturore e ekonomike të Italisë, por edhe të vendeve të tjera.
Gjatë një shekulli, kjo qoshe dhe ky trotuar në Corso Vittorio Emmanuele, ku qytetarët e Barit kanë vendosur pllakën që përkujton vrasjen e patriotit dhe shkrimtarit shqiptar Lugj Gurakuqi, "kanë parë e kane jetuar” shumë momente historike.
Të cilat kanë dëshmuar se miqësia mes Shqipërisë dhe Italisë, një ndër arkitektët e të cilëve ishte Luigj Gurakuqi, është fuqizuar dhe u ka rezistuar sprovave të historisë.
Kanë përjetuar episode dramatike, madje edhe tragjike, por edhe ngjarje të gëzueshme.
Gjatë sfidave me të cilat historia i përballi gjatë një shekulli prej vrasjes së Luigj Gurakuqit shtetet e tyre, shqiptarët dhe italianët zgjodhën me mënçuri e inteligjencë të ruajnë e të zhvillojnë miqësinë mes tyre.
Ajo pllakë përkujtimore pa qytetarët e Barit dhe të Italisë t’u jepnin bukë e strehë emigrantëve shqiptarë që ikën nga vendi i tyre, në perëndim të diktaturës komuniste në fillim të viteve 1990.
Shikon sot shqiptarët e Barit që janë intehruar në mënyrë perfekte në mjedisin social-kulturor barez, që kanë ndërtuar në këtë qytet, ashtu si në të gjithë Italinë, shtëpitë e tyre, familjet e tyre, jetët e tyre, punët dhe sipërmarrjet e tyre, ëndrrat e tyre.
Miqësia mes dy vende e dy popujve tanë është “përkthyer” në mbështetjen më të madhe që një vend e popull tjetër, mund të japë për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen europiane.
Kjo pllakë, sot në 100-vjetorin e vrasjes së këtij vigani liberator, siç do ta quante Fan Noli, shikon dhe konfirmon se ëndrra e Luigj Gurakuqit për një Shqipëri “në caqet e idealit të tij”, siç shprehej në përcjelljen e tij shqiptari tjetër i madh Hasan Prishtina, po realizohet.

*Fjala e mbajtur në Bari, Palazzo della Città

3 Komente

  1. p
    pordhe me rigon....

    Tradita ose vendetta e vrasjes mes "autochthonous" albanesi ne token italione continue....... allah uakbar

    Përgjigjjuni
    1. o
      o

      I sugjeroj z. Spiropali, kesaj zonje te ditur sidomos ne fushen e letersise,historise te vizitoje edhe Peruxhian ku vdiq ne rrethabna te dyshimta Ismail Qemali, ne Paris ku u vra Esat Pasha, ne Potgorice ku vra Isa Boletini, ne Selanik ku u vra Hasan Prishtina, ne Dragobi ku u vra Bajram Curri, ne Qafen e Gllaves ku u vra Anastas Lulo, ne Pac ku u vra Zai Fundo, ne ish-Bllokun ku u vra Mehmet Shehu dhe ne seline e PS ku eshte ideuar vrase zgjedhjet e lira dhe te ndershme dhe eleminimi i opozites.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Elisa-beth Spirokaripali von de Prrenjas

        Po kaloj nje periudhe me orgazma intesive..ndihem pak fajtore per kete se nuk ngopem dot....me kujtohet ne Prenjas qe ndihesha kaq e përdalë duke veshur atë bluzen me vija, e pakrehur, e palare , por WOW - çfarë kurvërie me rezervoi fati ! Tani kaleroj ke te dua dhe sa here te dua. I jam mirenjohese Gardes se Republikes. Eshte gjithmone ne krye te detyres.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje