Spiropali pritet nga Ministri i Jashtëm dhe Kreu i Kuvendit të Izraelit: Plani i Trump nxit bashkëjetesën paqësore në rajon

23 Tetor 2025, 19:51Politika TEMA
Spiropali pritet nga Ministri i Jashtëm dhe Kreu i Kuvendit të

Në ditën e dytë të qëndrimit të saj në Izrael, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit në një takim nga homologu i saj Gideon Sa’ar.

Spiropali u ndal te marrëveshja e paqes dhe plani i Presidentit Amerikan që i hap rrugën një kapitulli të ri të sigurisë, paqes e stabilitetit në rajon.

“Të udhëhequr nga i njëjti angazhim për paqen, ne besojmë fuqimisht se plani 20-pikësh i paqes, i Presidentit Donald Trump ka potencialin për të sjellë stabilitet të qëndrueshëm dhe për të nxitur bashkëjetesën paqësore midis izraelitëve dhe palestinezëve. Le të shënojë ky moment një kapitull të ri – jo vetëm për Izraelin, por për të gjithë rajonin”, tha Ministrja.

Spiropali rikujtoi edhe atë që e quan trashëgimi morale dhe historike të popullit shqiptar, shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Të udhëhequr nga kodi ynë i përjetshëm i ndershmërisë, Besa, premtimi për të mbrojtur ata në nevojë, ne strehuam çdo familje hebraike që gjeti strehë midis nesh! Shqipëria u bë vendi i vetëm në Evropë ku popullsia hebraike u rrit gjatë Holokaustit. Kjo nuk është vetëm histori, është një trashëgimi e njerëzimit që jeton brenda nesh edhe sot. Ne e nderojmë dhe e ruajmë ende këtë trashëgimi.”

Ministrja falenderoi shtetin e Izraelit për njohjen e Republikës së Kosovës, duke shtuar se “shpresojmë t’i shohim të dy vendet duke thelluar marrëdhëniet mes tyre.”

Për Ministren e Jashtme, marrëdhënia jonë po shtrihet dhe thellohet në disa fusha si inovacioni, shëndetësia, arsimi, turizmi dhe bujqësia.

“Jemi krenarë që mësojmë nga përsosmëria e Izraelit në teknologji dhe shkencë. Jam krenare të paraqes potencialin në rritje të Shqipërisë, e pozicionuar midis Evropës dhe Mesdheut”, tha Spiropali.

Të dy Ministrat e Jashtëm nënshkruan një memorandum bashkëpunimi me fokus diplomacinë publike dhe trajnimin e diplomatëve të rinj.

Spiropali u prit gjithashtu nga Kryetari i Kuvendit të Izraelit, Amir Ohana, me të cilin rikonfirmoi mbështetjen ndaj proceseve që rrisin stabilitetin në rajon.

“Le të vazhdojmë të ndërtojmë më shumë ura, më shumë partneritete dhe më shumë mundësi për të rinjtë tanë, novatorët tanë, artistët tanë, sipërmarrësit tanë dhe popujt tanë”, tha Spiropali.

7 Komente

  1. M
    Mjere mileti

    Cfare deklarate qesharake, me ca parrulla boshe, le te… le te… asnje gje konkrete, asnje rezultat. Cpune ka kjo megallomane te flase per pune qe ska asnje lidhje dhe te falenderoje per njohjen e Kosoves 5 vjet mbrapa vetem se ska ca thote. Ceshte ky tmerr qe perfaqeson kete vend. Mjere ky popull kush e drejton!

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ????

      Robt ku ti keni o genocide supporting bitches

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nastradini

        Sinqerisht e them qe ne si popull jemi per gjynaf.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sio.....

          Izraeli eshte projektuesi i kampeve shfarosese ne Shqiperi me emrin Kooperativa Bujqesore ku shqiptaret punonin me kazme nga mengjesi deri ne darke per 40 leke, cmimi i nje buke gruri dykilogrameshe...

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Ylli, kompasi dhe rondelja...

            Izraeli eshte projektuesi i kampeve te shfarosjes ne mase me emrin kooperativava bujqesore ne Shqiperi, ku shqiptaret punonin me kazme nga mengjesi ne darke per 40 leje te vjetra aq sa bënte nje buke dykilogrameshe...

            Përgjigjjuni
            1. D
              Druni

              Je në metro?!

              Përgjigjjuni
              1. N
                Njeri

                Kolonët çifutë të Shqipërisë bëjnë qokën e radhës zotërinjve të tyre.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje