Superkomisioni i Ramës, Meta: Në 11 vite është komandati i korrupsionit, do e shtyjmë drejt greminës

28 Maj 2024, 18:14Politika TEMA
Superkomisioni i Ramës, Meta: Në 11 vite është komandati i

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e sheh rezolutën antikorrupsion të miratuar nga socialistët me 76 vota në Kuvend si rrugë shpëtimi për Edi Ramën, të cilin e akuzoi në një konferencë për mediat si përgjegjësin e korrupsionit galopant që ka mbërthyer vendin në 11 vite qeverisje të PS.

“Jemi shumë të qartë se i vetmi përgjegjës në Shqipëri i certifikuar botërisht për gjithë këtë korrupsion galopant, kryer në 11 vite është ai që komandon timonin, të gjitha tepsitë që është Edi Rama. Shikoni të gjithë treguesit që kur ka ardhur ai në pushtet sesi janë.

Jemi vendi i parë në Europë pas Rusisë, vendi i dytë në botë për ryshfet pas Zambias, për shkak të korrupsionit të tij. Nuk ka patur ndonjë reagim të ndonjë institucioni ndërkombëtar sesi janë shpenzuar fondet e donatorëve për tërmetin dhe pandeminë. Vetëm në rastin e Shqipërisë është kërkuar transparencë pasi ka pasur bindje të qartë për hajdutëri të paparë edhe në kohë pandemie dhe fatkeqësie.”

Meta tha se opozita do të vijojë aksionin e saj përmes protestave si kundër qeverisë edhe kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

“Ai ta gëzojë korrupsionin, detyra e opozitës është të vijojë betejën pa kompromis në Parlament dhe bashkinë e Tiranës. Falënderoj ata që kanë protestuar atje për ta shporrur mostrën e “5D”. Betejë e pandalshme deri në çrrënjosjen e këtij regjimi. Ky regjim do të bjerë në greminë, do një të shtyrë dhe ne nuk do t’ia kursejmë.”

Por kreu i PL shprehu rezerva për mënyrën si aleatët e tij në opozitë po organizohen për të rrëzuar, të ashtuquajturin regjimi i Ramës. Sipas tij, ata duhet të ndjekin shembullin e Partisë së Lirisë për të bërë betejën sa më efikase.

“Partia e Lirisë është në krye të aksionit opozitar çdo ditë.  E ka nisur nga vetja duke përmirësuar organizimin e saj dhe është e rëndësishme ta bëjë gjithë opozita përballë kësaj makineri mafioze. Kjo kërkon organizim më të mirë dhe efikas sesa deri tani.”

12 Komente

  1. j
    jevgu

    Liro ahahahahahahah sa i lodh qe je ato negrot e Kongos kishin djeg kampin e minieres se dun shtes rroge mor se kishin mor vesh qe Spaku tarrallaku ka bo letrat gati per burg

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Dorēzo gjēnē e vjefhur popullit o ndyrēsirē fshar injorant dhe i korruptuar.

      Përgjigjjuni
    2. Tani

      EPO TE TE BEJ MORAL ANTIKORRUPCIONI DHE BURRI I TRANSEKSUALES MONA ILIR M..I !! KESAJ E THONE NJE TA MBASH DHE NJE TA çash ..

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shtateqind tha Gimi

        O rrugac, bandit i ndyre, do ta kesh fundin te turpshem spiuni IM!

        Përgjigjjuni
        1. G
          Grida Suma

          Kur flet edhe ti qe je i vetmi me video per korrupsion....

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mosi

            Fuck you!

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vala

              Na ngrenc mune o palaco cirku

              Përgjigjjuni
              1. E
                Emigranti U S A

                Kesaj qe thote Like muti eshte njesoj sikur nje kurve si Mona te te beje moral per virgjerine . Me njeri i pa cipe se ky mut nuk besoj se gjendet ne dynja u kap me presh ne duar me ze e figure e ky bajge te ben moral . Edi Rama mund te kete shume e shume gabime po kur flet ky mut muti qe ka bere kerdine ne vjedhje apo ai fjetri maje pallatit qe jo vetem vodhe po edhe vrane njerez per tu pasuruar , te bejne te te duket fori RAMA para ketyre dy simboleve te korrupsionit .

                Përgjigjjuni
                1. r
                  robi

                  Sa te kesh Tedi bibiloshin qe ben garipin me molotov para bashkise ti spiun Agush 50 lekeshi e ke te kapme pushtetin ne vitin 2057 kur te qethen delet.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    TIRONA

                    meta vertet nuk e di qe je katundar ???? !

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lena

                      Bej kakerdhi o Like dhe ca dite dhe do te shikosh se ku do futesh/Palestren dhe te bertituren e ke gratis.Po si mundet qe fshataresia te dali mbi qytetarine!!!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. f
                        fadile

                        Partia e leshit qe akoma mban agim neshon nje deshtak dhe I paafte. Turp .

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje