Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish ndaj asaj që e cilëson si amnisti fiskale të maskuar nga qeveria, duke e përshkruar si një rrezik të menjëhershëm për ekonominë dhe për marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Në një video postuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se gjatë javës së kaluar ka informuar zyrtarisht Komisionin Europian dhe Parlamentin Europian për pasojat që sjell ky proces, i cili sipas saj shkel parimet kushtetuese dhe cenon barazinë para ligjit të bizneseve që operojnë ndershmërisht në vend. Ajo deklaroi se PD ka dërguat një letër drejtuar Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian.
Sipas deputetes demokrate, amnistia hap kanale të reja për pastrimin e parave, veçanërisht për subjekte të paidentifikuara dhe të pandershme, duke e bërë sektorin e ndërtimit edhe më të ekspozuar ndaj parave informale. “Ky sektor është kthyer në një gangrenë për ekonominë shqiptare dhe amnistia vetëm sa e thellon këtë problem”, u shpreh Tabaku.
Ajo nënvizoi se prej javësh i ka kërkuar zyrtarisht Ministrisë së Financave transparencë për skemën e ashtuquajtur “paqe fiskale”, duke kërkuar publikimin e listës së përfituesve. Tabaku kërkon që qytetarët dhe bizneset të dinë nëse mes tyre ka kompani me borxhe fiskale, përfituese koncesionesh, tenderash apo PPP-ve.
“Transparenca është çelësi. Nëse qeveria këmbëngul të ecë përpara me këtë projekt, duhet të garantojë llogaridhënie dhe kontroll”, deklaroi Tabaku.
Ajo kujtoi se Shqipëria ka detyrime të qarta në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe përgjegjësi të forta për monitorimin e pastrimit të parave dhe parandalimin e burimeve ilegale që hyjnë në ekonomi. Sipas saj, amnistia vendos pikëpyetje të mëdha për çdo operacion biznesi dhe cenon sigurinë e gjithë klimës së investimeve.
Në fund, Tabaku theksoi se këto shqetësime janë përcjellë tashmë zyrtarisht në Parlamentin Europian dhe në Komitetin e Stabilizim-Asociimit, ndërsa opozita do të vazhdojë të ngrejë zërin për rreziqet ekonomike, juridike dhe strategjike që sjell amnistia fiskale.
“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë ekonominë e vendit dhe interesin publik, duke kundërshtuar çdo projekt që hap rrugë pastrimit të parave dhe dëmton të ardhmen europiane të Shqipërisë”, deklaroi Tabaku.
Jo vetem rrezik per ekonomine,por eshte ne kurriz te njerezve te ndershem qe zbatojne ligjet
Uaaaaa,si i shkoi mendja kësaj mendje te rralle botërore??kot ka humbur pa u zbuluar nga te huajt!!prandaj ka filluar te shpërndaje TRAKTE .Apo nuk quhen te tilla tani ?
Shume bukur, te pakten tani po filloni te beni opozite. Tani coji leter edhe per Friden qe e mban te fshehur mbreti ne kat te trete te kryeministrise qe te lirohen fondet e Ipard. Ne leter permend emrat e biznesmeneve qe perfituan miliona euro nga Ipard si psh Elvis Roshi qe ndihmoi PD ne fushate. Duhet ti nxjerresh te gjithe, jo vetem ato qe te thote partia. Gjergj Lluca qe kontribuon ne PS. Gjikuaria, Qimja, Cekaj etj. Dil me emra, denonco me emra, jo kot e me kot.
shumme e ke ule steken. po shkruan letra si veteranet e kohes se ppsh-se qe ankoheshin shpesh nne komitetin qendror e deri shoku enver per ti dhene vehtes rendesi, pa qene te zotet te bejne asgje. edhe kjo grifsha si bardhi e belo qe nuk dijne sgje nuk kane asnje ide bejne te vetmen pune qe dijne te shkruajne letra ne spak. kjo, grifsha shkruan ne europe se te beje nje analize shkencore, te diskutoje per nje liber a teori, te promovoje ndonje eksperience a teori shkencore nuk ka bythe. shkruaj lletra atje "lart" se i zgjidhe problemet. asnje problem nuk di te zgjidhesh, vetem flet e fjalet i nxjer nga fyti pa i kalue ne tru, si noka, bardh, albana e ina. jeni per te bere zhurme per asgje tjeter. pse nuk kandidove per bashkine e tiranes, sepse nuk je e zonja per asgje, te pelqen pa bere asgje, e i merr 4000 dollare pa bere asgje, vetem duke shkruar letra si si balo, bardhi ina albana e karo nen shembullin e flamutit. berisha eshte kryetar eshte rehat ju jeni rrogtar reha-rehat merrni 4ooo-dollarshin. kete bile e ka kuptuar edhe luciano e ka ule steken edhe ai edhe ajo zhelefina e sigurimit. joride duke shkrue nje leter europes ke shebye zgjedhsve a po a po ke justifikuar 4000 dollarshin. haram i patshi , hram tu befshin ne femije parazite. e ke kryet sa nje portokall