Tabaku shigjeton Ramën e Berishën: Njëri pengon drejtësinë, tjetri merret me akuza për pengmarrje, ja pse jemi kaq larg BE-së

17 Nëntor 2022, 16:49Politika TEMA

Tabaku shigjeton Ramën e Berishën: Njëri pengon

Jorida Tabaku apeloi gjatë fjalës së sotme në Kuvend që deputetët në sallë, dhe forcat kryesore politike të bëhen bashkë edhe “kur nuk u shkon për shtat” për ti bërë mirë Shqipërisë.

Nga foltorja e kuvendit, Jorida Tabaku tha se të dy palët, (duke e pasur fjalën për maxhorancën dhe opozitën) nuk po bëjnë atë që duhet për të motivuar shqiptarët për të pasur guxim të qëndrojnë në vendin e tyre.

“Sesi mund të bëhemi bashkë për të mbajtur njerëzit duke ndërtuar dicka më të mirë për ta dhe kur nuk na shkon për shtat. Dhe kjo është dicka e lehtë, mjafton vetëm të luftojmë për ta kthyer këtë rrugëtim në një proces realisht transformues duke luftuar që në fund fitimtarë të dalin shqiptarët.

Mirëpo ky është një hap i madh. Që do guxim për të hequr dorë nga gënjeshtrat me të cilat jo rrallë rrethojmë vetveten. Njëra palë duhet të heqë dore nga mburoja e pushtetit për të lënë drejtësinë të funksionojë. Pala tjetër duhet të heqë dorë nga refreni i akuzave për pengëmarrje që në fakt fsheh një frikë që nuk i përket shqiptarëve.

Shqiptarët nuk kanë ndërmend të presin derisa ne ti thërrasim vëmendjes për të ndryshuar. Prandaj do mbesim vetëm me një fletë progres raporti që është si ato diagnozat e një sëmundje që ne nuk kishim guximin ta kurojmë. Nëse ky proces nuk do të ishte trajtuar me seriozitet nuk do të ishim duke diskutuar këtu. Do të ishim duke vijuar reforma të rëndësishme dhe jetike për qytetarët tanë ndërsa përfitonim përherë më shumë nga fondet e BE” tha Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në parlament.

Duke kujtuar samitin e BE që do të mbahet në fillim të dhjetorit në Tiranë, Tabaku u kërkoi deputetëve të ngrihen në lartësinë e detyrës që kanë para qytetarëve për të marrë përgjegjësitë që u takojnë. “Nuk duhet harruar as nënvlerësuar se shqiptarët po largohen drejt vendeve të BE për një jetesë më dinjitoze” tha Tabaku duke kujtuar se klima politike në vend ka rolin e saj në gjithë këtë proces.

3 Komente

  1. H
    Hanko Halla

    Jorida, mos kopjo Lulin me "Trekendeshin e Bermundes" (Sali, ILir, Edi), por mbaro nje here pune me Perbindeshin e Vicidolit, pastaj hidhi shigjetat kunder Piktorin e Surrelit.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tabaku

      Vila ne gjirin e lalezit mire.sa hale ke.ik moj pirdhu.

      Përgjigjjuni
      1. p
        piro

        Jorida Tabaku eshte Lul Basha ne versionin femer!Ka gjetur dy fyçka "guvernatorja" dhe ka kaluar nje dreke te kendeshme! Fatkeqesi me kete popull qe genjehet me levozhgat qe i ofron "guvernatorja"!Qe te te rifusesh ne bisedime Lul Bashen "Saliu i dyte" eshte nje ofendim per kete vend e popull.Ka zera qe Lulit do i japin SPAK-un ne fund te mandatit te Arben Lllalles(Krajes). Fatkeqesi !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje