Takimi i Ramës me gjeneralin amerikan, ambasada e SHBA: Shqipëria rol të rëndësishëm në NATO

18 Shtator 2024, 11:12Politika TEMA
Takimi i Ramës me gjeneralin amerikan, ambasada e SHBA: Shqipëria rol

Kryeministri Edi Rama është takuar me gjeneralin amerikan Christopher Cavoli.

Në takim u vlerësuan lidhjet për mbrojtjen me SHBA dhe gjithashtu u diskutua për rolin kyç të Shqipërisë në NATO.

Ambasada e SHBA ka reaguar pas këtij takimi ndërsa e vendos rëndësinë te lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë rolin kyç të Shqipërisë në NATO dhe përpjekjet e përbashkëta ushtarake, të cilat janë jetike për çuarjen përpara të paqes në rajon dhe më gjerë.

"Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, u takua dje me Kryeministrin Edi Rama. Takimi theksoi lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë rolin kyç të Shqipërisë në NATO dhe përpjekjet e përbashkëta ushtarake, të cilat janë jetike për çuarjen përpara të paqes në rajon dhe më gjerë", shkruan ambasada amerikane në Facebook. 

Lini një Përgjigje