Taulant Balla replikon me Jorida Tabakun: Gënjeu pa ju dridhur buza dhe qerpiku. Pensionisti i vetëm mes jush nuk ka hallin e pensioneve

19 Nëntor 2025, 10:44Politika TEMA
Taulant Balla replikon me Jorida Tabakun: Gënjeu pa ju dridhur buza dhe

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se “Jorida Tabaku gënjeu kur tha se nuk po rriten pensionet”.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se me reformën e re, pensionet do të rriten në mënyrë progresive deri në vitin 2030.

"Të gënjesh pa t'u dridhur buza dhe qerpiku është kurajo e madhe. Duhet të sqarojmë që diskutimi nuk është për thelbin, por për procedurën.

Në konferencën e kryetarëve ua kemi thënë se kërkesa juaj e merr përgjigjen menjëherë pas rendit të ditës kur të paraqitet buxheti më i madh 8.9 mln euro, ku 1.7 janë vetëm për politikat sociale.

Ka ndër ju që nuk kuptojnë shqip, por duhet të kuptoni që rregullat janë njëlloj për të gjithë. Nëse do të përdorni mocionin me debat për të kapur këtë 10 minutëshit, është puna juaj.

Tabaku gënjeu kur tha “qeveria refuzon të rrisë pensionet”, kur ne sot diskutojmë rritjen më të madhe të pensioneve në historinë shqiptare.

Me këtë reformë të re pensionesh ne garantojmë rritje progresive nga 2026-2030.

Ju me matematikën ju ka lënë ai prapa, por ju vijoni 7×7.

Pensionisti i vetëm mes jush nuk ka hallin e pensioneve sepse e ka rrogën e lartë, ne flasim për nënën time të dashur dhe pensionistët e tjerë. Ju keni hallin e pensionistit tuaj", tha Balla.

6 Komente

  1. D
    Doda

    Mos harxho kohe me ate sharabajke por merruni me punet qe u takojne

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fari pordha

      Kjo laraska nuk është gjë tjetër (panvarësisht se disa mundohen t'a paraqesin ndryshe) veçse një shërbëtore nongratës dhe s'ka si të jetë ndryshe se nën hijen e tij është rritur.

      Përgjigjjuni
      1. 0
        007.

        Taulante bravo mos u mere kete qoren e mutit zharabajka ka faje Rama dhe Bracja qe i dhane votat per mandatin e deputetit se gati sa humbi dhe keto votat ja vodhi Alimehmetit pastaj kjo qorja pse nuk shehe pasurine e vete qe zoteron me dy vilat tek gjiri lalzit me cfare lekesh i beri pluse 5 a 6 apartamente ne Tirane qe mos i gezofte.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pensionisti i Porcelanit

          Kryekrimineli dhe kryehajduti Salih Vuk Berisha po t'i kishte hedhur 8 milion dollaret per pensionistet e Shqiperise do t'i faleshin krimet dhe vjedhjet qe ka bere; por perbindeshi me tru te coroditur i zbritur me valixhe druri ne Tirane nga Vicidoli i beri hi e pluhur ne shkretetiren e Nevades ne SHBA, ku askush nuk ia var.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tirana e Re

            Pis femer negative nuk duhet te ishte hic ne parlament ashtu si "neomalsorja" Zeqineja etj shkurt popull hajvan qe i dha voten per perfaqsi

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qytetari

              Nuk genjeu aty, thjesht u nxitua. Jorida nuk eshte se ka permbajtje ne ate qe thote, thjesht thote. Flit, flit, flit se nje gje do dali. Po mundohet te bej sikur eshte e vetmja opozitare ne parlament dhe flet per tema te cilat as i ka studiur e as analizuar.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje