Te Foltorja kanë “shkalluar” të gjithë. Fred Lela i kujton Hitlerin deputetit gjerman që kritikoi Berishën

28 Tetor 2023, 16:20Politika TEMA

Te Foltorja kanë “shkalluar” të gjithë. Fred Lela i

E pritshme ishte që edhe njeriu i tij kryesor, ai që e këshillon sesi duhet të sillet, pra Alfred Lela, të dilte në një linjë me Sali Berishën për deputetin gjerman të CDU-së, Gunther Krichbaum.

Por ajo që pritej ishte që Fredi të ishte më i butë se shefi i tij, për ta ëdramatizuar pak ëakërdi të shefit të tij që me arsye ka lëshuar të gjithë përllumbat. E ëdo minut që kalon e tregon qartë gjithnjë e më shumë.

Ndërsa Berisha e quajti gënjeshtar gjermanin, Fred Lela i bën një leksion morali, duke i përmendur Hitlerin dhe nazizmin. Me një fjalë deputeti i CDU-së nuk e kupton se edhe këtu jemi para një nazizmi të ri, por ai është naiv e nuk e kupton sië nuk e kuptuan gjermanët që mbështetën Hitlerin. 

Kjo gjuhë konsiderohet një fyerje direkte, që politika gjermane nuk e harron asnjëherë. Para shumë vitesh, kur Berlusconi në Parlamentin Europian e tha me batutë, i tha kreut të socialistëve europian gjermanit Martin Schulz, se do i japë një rol nazisti në filmin e tij, e kryqëzoi gjithë media dhe bota intelektuale e politike gjermane. Më poshtë po japim shkrimin e Lelës.

Shkrimi i Fred Lelës

Kam një shpresë, ose dëshirë, që deklarata e sotme e deputetit gjerman Gunther Krichbaum të jetë një ‘humbje në përkthim’. Sepse një deputeti, sidomos kur ai është edhe gjerman edhe jurist, të parët të njohur për saktësinë dhe të dytët për dijeninë (të ligjit në këtë rast), nuk i shkon qarkullimi i përçartjeve, ku hahen dhe nuk ndahen, politika e ditës, historia famëkeqe e popujve tanë, dhe lobingu.

Paralelja që z. Krichbaum heq, duke evokuar nazizmin dhe Bundestagun e asaj kohe, për të ilustruar një betejë politiko-ligjore të ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, është e pagjetur, ose e gjetur në rrëmbimin që një gjermaniku morbid i shkakton ballkanikja sanguine. Edhe fatkeqe është pak, pse i kujton Gjermanisë së tij një epokë të errët, por edhe pse shembulli që sjell shkon kundër asaj që zotëria don të kumtojë. Po e citoj: “në kohën e Gjermanisë naziste, kur deputetë gjermanë u dërguan në burg, nazistët kishin shumicën në parlament”.

Po pra, dhe kjo është droja e sotme kryesore, e atyre që kundërshtojnë procesin kundër Doktor Berishës. Në kushtet kur socialistët kanë shumicën në Parlament, kur zotërojnë ekzekutivin, kur kontrollojnë pjesën më të madhe (në mos të gjithën) e medias mainstream, kur ka dyshime të forta dhe të arsyeshme se kanë një dorë bajagi të gjatë në punët e gjyqësorit, ekziston frika se mbipushteti mund të cënojë të drejtat dhe liritë e individit apo pakicave, siç ndodhi në Gjermaninë naziste apo Shqipërinë komuniste.

Shembulli hitlerian duhej t’i shërbente z. Krichbaum për të bërë paralelen dhe vënë alarmin, jo për të folur nga ‘katedra e gjermanishtes’, si dikush që i intereson e sotmja për të sotmen, jo edhe për të shkuarën e të ardhmen.

Është, të paktën, intelektualisht e pandershme. Politikisht dhe konjukturalisht, secili bën hesapet me interesat dhe nevojat.

Një moment tjetër, që më shton keqardhjen, është kujtimi i takimit të para disa viteve me deputetë të Bundestagut, një vizitë e organizuar nga një Fondacion gjerman me zyra në Tiranë për një grup gazetarësh nga këtu. Nuk më kujtohet nëse ka qenë edhe z. Krichbaum pjesë e turit të takimeve (duhet të konsultoj fotot e asokohe), por në bisedat ‘off record’, gjermanët mbronin idenë se Basha, shefi i PD atëbotë, ishte një ‘politikan i korruptuar’. Nuk më gëzonte ky qëndrim atëherë, siç më trishton edhe ky që mbahet tani.

Kur dikush nga ai grup del disa vite më vonë në krah të Bashës për të shpërndarë nuska integriteti falas, humbet shija e së vërtetës dhe triumfon pehlivanllëku.

Çka më duket aspak gjermanik, është fakti se politikani i një vendi të madh, si Gjermania, që e ka mbrojtur Shqipërinë, dhe ka ndër opozitarët një simpati të madhe, sillet si lobist për një vakt, jo si shtetar për një kohë.

Sigurisht, e njoh dhe nuk e anashkaloj dot kontekstin e madh të botës sonë. Politika nuk ndërtohet më mbi ‘policy’ (politika), por mbi interesa dhe lobingje, nga ato private e deri te të korporatave të mëdha dhe të shteteve kombëtare apo superstrukturave supranacionale.

Trishtimi për atë që di, dhe nuk ke fuqi ta ndryshosh, lehtësohet duke thënë atë që di dhe mendon. Këtë shpresoj të mos na e marrin me qeveri, SPAK apo politikisht korrekten e fjalorit, gjithnjë e më kufizues të ‘ndërkombëtarishtes’.

13 Komente

  1. J
    Jim

    Mire Babai se eshte plak I rrjedhur Por kane shkalluar edhe kalamajte !

    Përgjigjjuni
    1. P
      Populli

      Nuk ia vlen as ta lexosh se cthote Lela. Deri te berluskoni e lexova. Keta bejne si te forte te tere , qenkan pjerdhur te gjithe Te pakten tu kete rritur rrogen sala

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tirona

        Cfare kocidience edhe Un deri tek Berluskoni e lexova

        Përgjigjjuni
        1. R
          Raimond Vlonjati

          Nazismin e ka zene vete ne goje Gjermani i pari , pastaj Lela eshte bazuar tek fjalet e tij dhe ja ka futur atij dhe ja ka bere shume mire. Nuk ka faj Lela ne kete rast.

          Përgjigjjuni
      2. a
        ardit

        Pse ka shkalluar?Nuk ka gjermane te korruptuar?Nuk ka diplomate te blere?! Harruat vilen qe bleu Vllahutin? 300% te cmimit...harruat dy varret prej hekuri ne Vlore qe solli Yuri Kim?Te gjithe diplomatet ikin me "paje" per sherbim ndaj Rames nga Shqiperia

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tv Bingo

          Vllahutin nuk eshte gjermane o Ardit Tregtari por Kroate. Mos lexo librat e baba Saliut se do mbetesh injorant.

          Përgjigjjuni
        2. T
          Tata luigji

          Seicili ne organizaten terroriste te foltores ne menyren e tij ta ndihmoj theqafjen e liderit hamasit sali berisha, bravo lela

          Përgjigjjuni
          1. T
            Teatri

            A e gjete bicikleten? Po shalet a tu sheruan? Nqs jo kerkoji Rames nje takim dhe hiq pantallonat se kishe kofshe kurve. Zhapik

            Përgjigjjuni
            1. a
              armand

              Kjo toke hajvanet i ka prodhuar gjithmone me bollek. Keta duan ta nxijne me pahir Ramen por harrojne se ata qe dine te degjojne s'jane te tredhur si puna e tyre.

              Përgjigjjuni
              1. i
                i ndari me gjykate me keto kurva

                Familja e semure nga trute e partickes se Sales, te gjithe perderaste e topelepires

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Agron

                  Këta të foltoresë kanë lajthitur të gjithë hallë i madh për opozitën salihane.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arlind

                    At Zef Pellumbi ka thene - Kurre se morra vesh sa shume rrugaca nxjerr ky vend

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Populli

                      Me këshilltarin Lela i rrjedhuri Sali nuk pyet jo për Gjermaninë por ad për Amerikën .

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje