“Telefoni i Berberit, jo provë” - Balluku rekurs në gjykatë: Të shpallen nul provat e nxjerra nga celulari i tij

30 Janar 2026, 15:50Kronika TEMA
“Telefoni i Berberit, jo provë” - Balluku rekurs në

Rrugët e zëvendës kryeministres Belinda Balluku dhe ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj janë bashkuar në SPAK.

Siç mëson TCH rekursin e depozituar në gjykatën e lartë avokatët e funksionares së lartë kanë përdorur si armë mbrojtëse një vendim të gjykatës kushtetuese në të cilin gjykata tha se nuk mund të sekuestrohet telefoni pa një vendim gjykate.

Telefoni në fakt i përkiste Onejda Ymerit, e cila ditën që u thirr në kuadër të hetimeve ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj iu bllokua dhe telefoni. Ky precedent është marrë si shembull nga mbrojtja e zv.kryeministres dhe ministres Belinda Balluku, të dhënat për të cilën u përftuan nga telefoni i Ervis Berberit, që është bërë shkak për hapjen e disa fraksioneve hetimore një ndër to edhe tenderat ku Balluku ka marrë statusin e të pandehurës dhe mbahet në masën ndalim për të dalë jashtë vendit.

Me shpjegimin e tyre avokatët thonë se në respekt të gjykatës kushtetuese dhe precedentit Ymeraj, duhen cilësuar si  të papërdorshme provat.

Në verën e 2025 gjykata i vendosi kufi SPAK për mënyrën si sekuestrohen telefonat, me arsyetimin se ju prek komunikimi i postës dhe komunikimeve elektronike.

Momenti I dytë që ndalen avokatët e Ballukut është arsyetimi se nuk ka asnjë rrezik që Belinda Balluku të arratiset nga Shqipëria dhe ndaj duhet hequr masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit.

Si provë sillen tre udhëtimet mbas muajit tetor 2025 kur Belinda ishte thirrur për tu pyetur nga SPAK dhe ku ju komunikua akuzë . Një ndër këto udhëtime është edhe udhëtimi në Zvicër.

Por në pritje për një vendim nga gjykata kushtetuese dhe nga këshilli i mandateve, SPAK ka kryer sekuestro dhe këqyrje të shumta mes tyre edhe biznesmenësh të përmendur në tendera.

Derisa gjykata kushtetuese të japë vendim në themel për çështjen masa tjetër e gjykatës së posaçme, është pezulluar prej gjyqtarëve kushtetues që e kanë rikthyer në detyre.

31 Komente

  1. A
    Agroni

    Mesa duket ky vend nuk ben dot drejtesi. Ketu do gelojne gjate gjithe kohes sic kane geluar politikanet e korruptuar. Jo qe nuk vlejme per te hyre ne BE por nuk vlejme as si popull i emancipuar

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tiku

      Ne Amerike pa lejen tate nuk lehohet te pergjohesh dhe ne asnje gjykate nuk pranohen si prove pergjimet telefonike.Kapeni me fjal boshe dhe jo prova.Spaku esht krijuar per te heq Edi Ramen se dun me e cu vendin ne kaos.Ashtu I leverdis Grekut e Serbit .

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sa kom qesh

        Te rrofte mendja ty or Tiku se pake kry pune.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bobi

          Po mo po... Në Amerikë NSA ka servera me hard-disqe që maten jo më giga dhe terabyte, por me petabyte ku përditë regjistrohet gjithçka anë e mbanë Amerikës dhe botës. Ato mesazhe tek WhatsApp-i i Berberit më parë i kanë parë ata se vetë Belinda. Pa patur Amerikani çelësat fundore që çkodojnë mesazhet, nuk ke shans të operosh si kompani në Amerikë. Meta-Facebook-WhatsApp i ka dhënë çelësat që në zanafillën e saj. Prandaj TikTok-u dhe WeChat i Kinës nuk funksionojnë aty. Sepse Amerikanët duan me patjetër të dinë përmbajtjen për gjithçka thuhet e shkruhet. Njësoj si në Rusi ku Telegrami ka dorëzuar çelësat fundore tek FSB-ja. Dhe sa për urdhëra gjykatë? Anashkalohen që në kohën e Xhorxh Bushit në 2001 për arsye të "sigurisë kombëtare". Dhe lëri përrallat me Serbët dhe Grekët. Serbët dhe Grekët janë më se të kënaqur që kemi në krye hajdutë, injorantë, kurva dhe kurvarë që shesin nderin e dinjitetin e shqiptarëve përditë!

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zhelenski cifut

            Ti duhet te jesh balluku vete lol

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tani

              Ajo eshte llum! Tel jo prove? 1- ka prova mbeshteses te tel Gjykata duhet ta mbeshtese prokurorine ne punen qe ben. Te hetosh majat me te larta te shtetit nuk eshte kaq kollaj sa te kapesh nje hajdut dyqani me kamera dhe shenja gishtash Vjedhja ne keto nivele eshte e sofistikuar,keshtu eshte dhe hetimi. Nuk kapet kreu i shtetit me cash ne cante,por me urdherat qe jep

              Përgjigjjuni
            2. S
              Spak deshtoi perfundimisht, fluturuan me presh

              Gjykata duhet ti jape te drejte Ballukut!

              Përgjigjjuni
              1. A
                Argita!

                Mbi çfare baze, argumentash

                Përgjigjjuni
              2. T
                TinkerTailorSoldierSpy

                Cfare maskarade, cfare maskarade! O SPAK, mos u dorezo para ketyre vemjeve rilindase! Cfare hajdutesh! Mjerim, mjerim, mjerim! Te neveritshem tabori i Rames

                Përgjigjjuni
                1. 1
                  1

                  Keta plehra vjedhin ,zene avokat te mire dhe ja hedhin me procedura dhe artifica juridike.Vetem zoti mund te bej derman ,ti godase se robi nuk u ben gje ketyre krimineleve.Ate qe keta i bejne popullit nuk ja kane bere as pushtuesit.Nuk gjen te pakten ne ballkan popull me langaraq se ky i yne ku pushtetaret e vjedhin dhe e poshterojne dhe ky shkon e i voton me kenaqesi.As zoti nuk e ndihmon kete popull se nuk e meriton

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Refiku

                    Me këtë që kërkon ti i bie që të gjithë ato mesazhe, komunikime nga aplikacionet e kyçura duhet të jenë nul, automatikisht dhe të dalin të lirë të gjithë bashkë me ty... Ato duhet të jenë dyshime të arsyeshme si formë e komunikimit dhe të provohen veprimet e kryera nga juve. Dihet që keni vjedhur me çdo projekt dhe është punuar për të vjedhur jo për të zhvilluar vendin.

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Visi

                      Ore a ka Zot per keta hajdute?

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        SH

                        Keta politikanet-hajdute jane të lezetshem se edhe kur dalin me zë dhe me figure, prapë thonë që S’eshte provë…, hahaha, Mire ja bëjnë ketij mileti që i pranon përvecse ti vjedhi por edhe ti tallë…., gjynah

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Niku

                          Problemi qëndron tek gafat juridike dhe jo tek dalja jashtë shtetit u duhet thënë avokatëve! Gafa e parë është “pezullimi nga detyra”! Një prokuror pezullon nga detyra ZV/Kryeministren pa vendim Gjykate të formës së prerë, që do të thotë që i është provuar fajësia. Gafa e dytë është që dosja me argumenta nuk i dërgohet Parlamentit, në mënyrë që Parlamenti t’i heqë imunitetin dhe hapet rruga e shkarkimit nga posti. Këto janë elementare dhe habitem me nivelin e ulët juridik të juristëve shqiptarë!

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Timi

                            Po i more dikujt celularin çdo prokuror mund të gjej diçka për akuzë. Do ishim të gjithë në burg.

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              Joti

                              He mer Tim-i sa i squt qe qenke. Ajo qe ti thu, mund te jete e vertete. Ndryshimi qendron ne faktin se nuk besoj se cdo njeri mund te vjedh me nje te rene te laspit 100 milion dollaro. Lum si ti qe ke besim te kta vampira...

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Arbër

                                Ik more çeçen se qebët dynjanë

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Epiri

                                  Problem eshte dhe ky show i SPAK. Me keto gafa, SPAK ben gjoja sikur lufton korrupsionin.

                                  Përgjigjjuni
                              2. P
                                Patronazhisteve cekic ballit

                                Cdo popull meriton qeverine qe ka.

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Nardi

                                  As telefoni,as llogaria bankare as pasuria prej sheiku e ballukes nuk duhet te jete prove.Prove eshte vetem çfare thote Sulltani I Surrelit dhe koke pagurja I Librazhdit dhe pike.Pse opoziten do degjojme ne.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kolegu i SPAK-ut

                                    Hahahahah kjo ja kalon dhe portokallisë!! Të bëhen nul provat thotë . Kurse ato që sjell Franca me fletë a4 pas asnje server pa gjurmë digjitale janë prova

                                    Përgjigjjuni
                                    1. O
                                      O

                                      Spaku eshte bere qesharak si dhe shefi i tij Sali krimineli.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Kolegu i SPAK-ut

                                        Po pra edhe ata të sky-ecc me vrasje duhet të lirohen sipas bilës se janë provat janë marrë në mënyrë të paligjshme hahahahaha qenie nje qelizore

                                        Përgjigjjuni
                                      2. H
                                        H

                                        Kaq qe dhe shkelqimi dhe renia e shokut Zylo,dmth,SPAKUT te Saliut

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Angjelin

                                          O zonje, nese ne telefon ka gjera qe faktojne se ti ke abuzuar me detyren absolutisht se prokuroret kane te drejte ti perdorin matrialet koprementuse kundra teje. Na cmendet me artificja jo vendim gjykate, jo leshi, jo preshi. Po mire moj zonje, leket qe pervetsoni napermjet tenderave me vendim gjykate i merrni? Ikni ore te degjeneruar se duhi shfarosur. Keni filluar ta ngritni koken tani sepse keshtu ben edhe non-grada, tigri dhe shum hajduter te tjere. E turpshme!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Leshi

                                            Moj Angelina ke te drejte por spaku ka thyer lignin dhe ligji thote se nuk mund te pergjohet dhe te konfiskohet celulari pavendim gjukatesi Po te ndodh know ne amerike gjukata e ben te pavlefshem hetimin E kuptoni the living e leak pune o gjitholloge kafenesh

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Teo

                                              Te dhenat e cel sherbejne per te shkuar ne ministri e arkive e per te nxjerre cdo gje qe ka lidhje me tenderat....apo dhe ktu nuk mund te shkojne? ...Ore ca flisni...

                                              Përgjigjjuni
                                          2. M
                                            Maro

                                            Nese Balluku shpeton paq...ai vend nuk behet....

                                            Përgjigjjuni
                                            1. n
                                              ne

                                              Maro. Nese Saluku shpeton paq...ky vend nuk behet.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. j
                                              jj

                                              Kjo nuk eshte drejtesi, kjo eshte me dy standarte. Si mund te kerkosh arrestimin e Ballukut vetem per 50 milion euro nderkohe le te lire Berishen qe ka marre mbi 500 miliard euro.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Loja

                                                Ore Soldier spy ku i ke provat ti qe e quan ate zonjen hajdute, Na mori ne qafe injoranca,ku eshte dosja me prova ? Apo ime po i mledhin.kur te dali dosja me prova edhe une do te dal ne rruge e te kerkoj qe ajo zonja te gjykohet .Jane mbush burgjet me te akuzuar pa prova e publiku iu ben gjyqin ne kafemete e sheshit te flamurit.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje