Tensionet Kosovë-Serbi, reagon Rama: Mbështesin planin franko-gjerman, duhet dialog i palodhur

7 Nëntor 2022, 17:20Politika TEMA

Tensionet Kosovë-Serbi, reagon Rama: Mbështesin planin franko-gjerman,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës pas largimeve masive të serbëve nga institucionet e Kosovës dhe dorëheqjes së kryetarëve të komunave serbe dhe daljes nga Kuvendi të deputetëve të Listës Serbe.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se mbështet plotësisht idenë themelore të planit Franko-Gjerman për vetëpërmbajtje dhe dialog dhe qendrimet e ShBA-BE.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, autoritetet e Kosovës kanë të drejtë të kenë rezerva për Asosacionin e Komunave Serbe, por situata e krijuar mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut.

"Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe DIALOG Kosovë-Serbi.

Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një DIALOG I PALODHUR me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!" shkruan Rama.

2 Komente

  1. M
    Martin

    Shkeputini serbet e veriut te Kosoves, pse e doni shejtanin brenda?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali Trimi

      Vetem nje idjot nuk do pranonte qe Kosova te jete antare e OKB, sic propozon plani Franko-Gjerman. Albini jo se eshte idjot dhe merret me therrimet sic eshte puna e targave ne vend te merret me thelbin e problemin. Po te lexosh lajmet dhe deklaratat e udheheqesve serbe kupton se eshte Serbia qe ne asnje menyre apo rrethane te pranoj kete plan . Albini nuk eshte idjot dhe ben ate qe do Serbia. Albini nuk eshte aq trupeshk por me sa duket po ben thjeshte punen e tij si agjent i vjeter i serbit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje