Tensionet me Kosovën, Rama: Duhet kërkuar dialog i palodhur me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët

7 Nëntor 2022, 16:37Politika TEMA

Tensionet me Kosovën, Rama: Duhet kërkuar dialog i palodhur me

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zhvillimet e fundit në Kosovë pas largimit të Listës Serbe nga institucionet vendase si dhe qëndrimet e mbajtura nga Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç.

Sipas Ramës, autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe, por shton se mirëkupton edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me forcë.

Sipas tij duhet kërkuar një dialog i palodhur me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët.


“Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA dhe BE, ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog.

Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një dialog i palodhur me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët”, shkruan Rama.

14 Komente

  1. R
    Rrespekt !

    Shio Halene tende z-KM i Shqipnise . Ju qe mbai per partner ,Spiunet e Armiqte e Kombit Shqiptare , douhet ta Heshtni deri sa te Pastroni Shqiperine nga ajo fare qe ka 31-vjet ju mban ne Llume

    Përgjigjjuni
    1. G
      Genti

      Kujt ja thua se ? Albin kokëqoshes ? Ai po bën lojën e Vuçiçit gjoja duke mbrojtur sovranitetin për ca teneqe. Serbët ishin ingranuar në qeverisje dhe dialogu po jepte rezultate qe me presionin e aleatëve do çonin drej një marrveshjeje përfundimtare. Por Kurti si i pagdhëndur dhe idiot i vuri shkelmin të gjithave.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taku

        KM Rama i vetmi qe mbron çeshtjen e Kosoves me ze te larte e te forte ne te gjitha forumet boterore, mos e harro kete ti "Rrespekt" dhe mos peshty mbi veten.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eva

          Rama gjithmone e ka mbrojnt kosoven

          Përgjigjjuni
          1. S
            Suela

            Ne cdo ceshtje Rama e ka mbrojt kosoven

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ani

              Jeni nje diplomat i vertete zoti rama

              Përgjigjjuni
              1. B
                Besi

                Ky eshte kryeministri qe na perfaqeson te gjitheve

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ani

                  Si gjithmon rama ne mbrotje te vellezerve tane

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Eno

                    Kryeminiter i cili ben bashk te gjithe shqiptaret bashk

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      arqile

                      Kryeminister si Rama zor se gjen me tjeter shqiperia .Fatkeqesi qe akoma nuk mbyll gojen krimineli non grata plaku mere shkateruesi i demok.dhe drejtesise sala qe vetem perendia do e zgjidhi kete pune.Kurti nuk kuptohet akoma sa afer sales eshte po tashme u mor vesh se ka rene nuk e dhjeu dot kete pune.

                      Përgjigjjuni
                      1. O
                        Olti

                        Rama eshte njeri shume i qete dhe paqesor me te gjithe nuk deshiron qe te kene debate as te tjeret

                        Përgjigjjuni
                        1. J
                          Joni

                          Dialogu eshte celesi i suksesit te Rames dhe beni mire ta degjoni

                          Përgjigjjuni
                          1. e
                            eva

                            Sduhet humbur durimi ne situata te tilla

                            Përgjigjjuni
                            1. l
                              ladi

                              Vazhdoni ta mbani situaten e qete sic keni bere githmone

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje