
Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në një takim në Sallën e Hartave Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, anëtare e kabinetit të Presidentit Joe Biden.
Kryeministri Rama vlerësoi vizitën e Ambasadores Linda Thomas-Greenfield, si një moment të rëndësishëm në kuadrin e bashkëpunimit në Këshillin e Sigurimit.
Nga ana e saj ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, vlerësoi partneritetin dhe bashkëpunimin me qeverinë shqiptare dhe popullin shqiptar.
“Faleminderit shumë, faleminderit që më pritët. Ju bëra një premtim, do t’ju them një gjë. Nuk i mbaj gjithmonë të gjitha premtimet e mia, por përpiqem t’i mbaj premtimet që bëj dhe mora një angazhim personal që të vija në . Unë kam pasur përvojën që të punoj në Këshillin e Sigurimit me ambasadorin Hoxha dhe ai ka qenë një partner i jashtëzakonshëm dhe një fqinj i jashtëzakonshëm në Këshill.
Ne kemi qenë në të njëjtin mendim dhe në atë Këshill në momentin që ulemi të 15 në ato karrige, të gjithë jemi të barabartë, zërat tanë janë të barabartë dhe zëri juaj në këshill ka qenë tejet i fortë, tejet i respektuar dhe kemi ndarë të njëjtën mendësi dhe kjo ka qenë një nga marrëdhëniet më të rëndësishëm që kam pasur mes 10 anëtarëve të zgjedhur të Këshillit.
Jam këtu për t’ju falënderuar! Për të falënderuar qytetarët shqiptarë, për partneritetin tuaj të jashtëzakonshëm, për miqësinë tuaj për të nderuar 100 vjetorin e marrëdhënieve tona përgjatë uljeve dhe ngritjeve dhe sigurisht kjo është një kohë në ngritje për të sjellë një mesash të fortë mbështetjeje nga populli amerikan.
Serish faleminderit shumë që më pritët, faleminderit shumë për partneritetin tuaj, për marrëdhënien tuaj, ndërkohë që përballemi me çështje të një shqetësimi të përbashkët në këtë rajon. Na duhet dëshpërimisht shi për shkak të faktit që energjia hidrike është i vetmi burim i yni por u siguruam që kur të vinit ju të ishte diell. Ndaj po e bëjmë edhe këtë sakrificë për të mos pasur shi për ju. E vlerësoj këtë dhe natyrisht do të lutem për shi kur të largohem. Faleminderit!” u shpreh ajo gjatë takimit.
Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, do të vizitojë Shqipërinë dhe Poloninë nga 6 deri më 9 nëntor për të ripërsëritur mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për këto dy aleate të vendosura që po punojnë me ne për t’ju përgjigjur krizës së shkaktuar nga lufta brutale e Rusisë kundër Ukrainës
Shum respekt ka dhe shba per ne por dhe ne per te. Me vjen mir qe ruaj keto mardhenie
Ja sa perfitime ke kur ruan mardhenie te mira me te gjithe!
Eshte e sigurt qe perseeri do te kemi ndonje sinjal nga ky takim sepse kete gje keni treguar ne cdo takim qe beni!
Shpresoj qe te kemi sa me shum takime te tilla dhe te bashkpunojme sa me shum me shba
Dhe akoma do te jemi me shume afer pasi ne jemi aleat me te vertet te afer me ameriken
Per tu pergezuar gjithe respekti qe gezojne nderkombetaret per zotin Rama, pasi ka bere qe vendi yne te ece goxha perpara
Paska dale ne resme nusja e Bilalit me burrin.
Vajmedet për ty , o vajmedet , që të ka ngel sahati tek Sala pensionist .
100 vite partneritet strategjik nuk jane pak e uroj te kete shume e shume te tjera
Qartazi Rama ka gjithe meriten qe sot kemi kaq shume bashkpunime dhe njohje te shqiperise ne arenen nderkombtare
Hallall Rames se me para nuk na begeniste njeri jo me te kishim te tilla takime
partner qe na ka ndimuar gjithmone , respekte
Mire se te vij ambasadorja e Shba urojme qe ky takim t shkoj sa me mir
Kenaqesi te shohim qe lider te tjer vijne ne vendin tone e bejne takime me kryeministrin tone
Nga marredheniet e mira qe mbani me lideret e tjere kemi dhe keto takime
Gjithmone e kemi pasur mbeshtetje SHBA-ne e kjo nga marredheniet e mira qe kryeministri yne ka mbajtur
Normale qe kshu do thon per ne sepse te tille iemi
kemi miq pa fund dhe shm te rendesishem
respekt per shba