
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është shprehur se Shqipërisë nuk i bën dot askush presion për Amnistinë Fiskale. Sipas tij, Qeveria po punon me ekspertët e Bashkimit Europian për të nxjerrë një draft final.
Sipas tij, shumë vende të BE e kanë bërë vetë këtë amnisti, ndaj Shqipëria ka zgjedhur këtë moment për të shkak se nevojiten para, ndikuar nga situata e shkaktuar nga lufta në Ukrainë.
A jeni tërhequr nga Amnistia fiskale?
Taulant Balla: Shqipërisë dhe kuvendit nuk i bën dot askush presion. Nevoja për amnisti fiskale është çdo ditë e më e madhe. Kjo ka ndodhur në shumë vende te BE. Edhe Shqipëria, në kushtet e luftës na duhet të sigurojmë të ardhura shtesë. Përshëndes vendimin e Shqipërisë që ka përfshirë edhe taksën për prodhuesit e mëdhenj të energjisë elektrike.
Ne do të punojmë ngushtësisht me ekspertët më të mirë të Be Për të konsoliduar një draft final. Nuk ka presione, vetëm rekomandime. Një amnisti fiskale është domosdoshmëri për tu ndarë nga 30 vitet e tranzicionit dhe për t’i dhënë ekonomisë shqiptare fluks të ardhurash.
Për ne mbetet prioritet në punën tonë, miratimi sa më shpejt të jetë i mundur pasi të kemi konsoliduar një variant përfundimtar. I gjithë publiku duhet ta ketë në vëmendje, teksa përballemi me këtë situatë, e gjithë Evropa po ndjen kërcënimin e luftës.
Bien ë sy përpjekja e një aleance të vjetër mes Sali Berishës dhe Metës për të dëmtuar interesat e Shqipërisë në këtë moment të vështirë dhe histori. PD dhe Berisha nuk japin shpjegim për investimet ruse. Mbajtja e njëjta ve qëndrime për Rusinë, jemi në një moment të vështirë edhe në Kosovë ku Lista Serbe tërhiqet nga Kuvendi, opozita në Shqipëri kërkon destabilizimin e vendit.
I fshatar kokë-bunker, thuaj se nuk kemi para dhe se na duhen paratë e droges se s’kemi ku të gjejme tjeterkund.
"Shqipërisë nuk i bën dot askush presion, por na duhen para për shkak të luftës"....ha...ha...Tingellon si dikur Enver Hoxha, sypatrembur, feneri ne bote. Morracaku ben rolin e te fortit, brekgrisur por krenar. Te duhen parat e vjedhura, e tregut e punen se zeze, per te zgjidhur problemet? Ne kete gjendje eshte Shqiperia qe varet nga keto lloj parash? Ja e zgjidhe problemin financiar te Shqiperise kete vit me amnistine financiare, cfare do te besh vitin tjeter? Kjo tregon qarte inteligjencen e kufizuar te politikaneve dhe qeveritareve shqiptare, duke menduar rrugen me te thjeshte per te zgjidhur problemet.