Alarmi i Pandeli Majkos: Beogradi po nxit një incident si xixa që ndezi Luftën e Parë Botërore

6 Nëntor 2022, 18:30Politika TEMA

 

Alarmi i Pandeli Majkos: Beogradi po nxit një incident si xixa që

Ish-Kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko, ka ngritur alarmin se ajo që po ndodh në veriun e Kosovës është një tension i hartuar, përatitur e drejtuar nga Beogradi, i cili po bën gati një konflikt të rrezikshëm. Majko shkruan në një analizë të botuar në faqen e tij të rrjeteve sociale, se gjithçka po bëhet sipas skemës së incidentit të vrasjes së Dukës Ferdinand në vigjilje të Luftës së Parë Botërore.

Komenti i plotë

TROKITJA E "KONFLIKTIT TE FRANC FERDINANDIT”…

Aksioni i braktisjes së institucioneve nga serbët në Kosovë është një aksion i organizuar nga Beogradi zyrtar.

Konflikti shqiptaro - serb ka cilësinë e pandryshueshme në të cilën serbët sillen si viktima dhe shqiptarët, në fund, numërojnë jetët e humbura nga rradhët e tyre.

Sjellja e politikës serbe në Ballkan nga krijimi i shtetit të saj, ka qenë dhe është e mbështetur tek dhuna, si arsyetim që vendos për rezultatin përfundimtar.

Kjo që po ndodh aktualisht në Kosovë është rezultat i kthimit të statusit të “të fortit" në kulturën politike. Sjellja e papërgjegjshme e politikanëve serb në Kosovë e cila justifikohet me “krizën e targave" të makinës është ironi për tu marrë seriozisht.

Në këtë moment, vlen të verifikohet fakti në se kombi që nisi një Luftë e Parë Botërore në Sarajevë, po tenton ta përsërisë sërish atë.

Mungesa e guximit për të pranuar realitetin e pas Luftës në ish-Jugosllavi, dhe ndërtimi i një bote virtuale për veten, janë shkaktarët realë pse politika serbe rrezikon rajonin me një konflikt të përsëritur ndërkombëtar.

Ajo që mund të fillojë në Mitrovicë duket, në pamje të parë, si një skandal "të fortish" të cilët duan ti vënë flakën një realiteti të cilin refuzojnë që ta pranojnë.

Me “të fortët" sjellja diplomatike nuk funksionon. Ajo thjesht ju jep justifikim se në ndeshjen e dëshiruar prej tyre, ata janë fituesit e saj. Dhe cfarë është më e keqja, ajo që vjen më pas do të jetë kërkesa për më shumë se sa ajo që u ofrohet.

Serbia po tenton shkatërrimin e statuskuosë në rajon. Kjo do të ketë, në kushte ekstreme, pasoja me një gjakderdhje pa rregulla e cila do të shpërndahet si sëmundje në rajon.

Shqiptarët nuk kërkojnë më shumë se cfarë kanë aktualisht. Tregimi i tyre si “kokëforte” vec bën një barazim të padobishëm midis qëllimit shqiptar për paqen dhe atij serb për mospranimin e statusit që paqja u ka krijuar në rajonin e Ballkanit.

Moska është në pritje të konflikteve të cilat do ta ndihmojnë në situatën që e krijoji vetë me Luftën pushtuse në Ukrainë. Strategjia e saj nuk funksionon vetëm në kontratat shtetërore me Serbinë. Mobilizimi i kriminelëve nga burgjet i cili turpëron historinë e ushtrisë ruse tregon se gangsterët po kthehen në një kulturë veprimi praktik.

Eshtë mbivlerësues fakti që Beogradi ka mundësi ta kontrollojë një konflikt shqiptaro-serb. E kundërta është e vërtetë. Ky konflikt do ti ketë vetëm jetët e humbura si statistikë.

Diplomacia lineare europiane është ende e papërgatitur për një konflikt të tillë i cili mund ngjajë ajzbergut ku u përplas Titaniku.

Nëse një konflikt hipotetik midis Arabisë Saudite dhe Iranit do të shkatërronte tregun ndërkombëtar të energjisë, ai shqiptaro - serb do të ftonte kaosin në rregullat ndërkombëtare të trajtimit të krizave.

Të papërgjegjshëm dhe me jetë të dyfishtë midis Lindjes dhe Perëndimit politikanët drejtues të Serbisë nuk janë të qartë për fundin e kësaj që ka nisur në Kosovë. Zgërdhitja "lindore" në prapaskenë dhe fytyra e pezmatuar “perëndimore” në publik, po e kthen politikën serbe në një mallkim për vetveten.

Serbët nuk kuptohen cfarë duan. Ata dinë vetëm të kundërtën. Ky është fati i një kombi që ka humbur rrugën dhe cdo sukses e mat me përfitimin financiar.

Kjo që po ndodh në Kosovë kërkon mjaft gjakftohtësi. Dhe sa më pak "deklarime trimash”. Jemi në prag të një kaosi pa fitimtarë. Ai mund të fillojë për shkak të rrethanave dhe perceptimit që palët kanë mbi mundësitë e veta. Sikur kjo që po ndodh në Kosovë të ishte një histori “gjelash" midis shqiptarëve dhe serbëve, ajo do të ishte e thjeshtë. Por, ja që nuk është kështu.

Strategjia e palës së padukshme në këtë situatë mund të zhysi rajonin në një Luftë, e cila pas një muaji do ta ketë të vështirë kujtesën se për cfarë arsye ajo filloi.

Gangsterët, si rregull, duan luftëra të pjeshme me fitime të garantuara. "Mungesa e fitimit" prej saj nesër, është mundësia e diplomacisë sot. Cdo tentativë për trajtim të njëjtë të palëve sipas parimeve teorike të trajtimit të barabartë nxit kulturën e gangsterit në Ballkan.

Kosova ka mbrojtjen legale të NATO-s. Problemi i Aleancës, aktualisht nuk është Kosova por Ukraina. Një shpërthim i pakontrolluar në Kosovë e kthen cështjen në ushtarake. Bëjnë mirë që të mos presin kush do të jetë Duka Franc Ferdinand…i kohës sonë.

Në se fillon konflikti, Prishtina dhe Begradi duhet të bëhen gati për ushtarë të huaj që vriten me njëri-tjetrin për qëllime që nuk kanë të bëjnë vetëm me ta. Ky skenar është mirë që të mendohet dhe të mendohet mirë.

Ushtarët e huaj nuk do marrin urdhëra nga politikanët serb apo shqiptarë. Nëse fillon kaosi ata do të jenë “jashtë kohe”. Paqen do e vendosin ushtarakët. Ashtu si në vitin 1999.

20 Komente

  1. a
    arsen

    Majkua ka rrjedh me kohe ky vlleh e pis vllehu

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mende Leieves

      Po ju nga nga Gaza po na derdhni Arsenik Oso Makut apo sit se ka ime mielli . Ka çel larva e fluturës .

      Përgjigjjuni
    2. a
      arsen

      Pandi pandushka, po ti me ke je me serbet apo shqiptaret, se mbiemri jot te bashkon me te paret. A kur ngele dhe ti p[erjetesisht ne politike mos ngelte njeri pa u bere politiqan. Ik ore shko rregullo dhemballet!...

      Përgjigjjuni
      1. A
        Antishqipetaret.

        Fajet I ka FRANCA ..Ajo krijoi me vetedije vijen e konfliktit ne Kosove. Duke ditur c ndodhte ne Bosnje asnje shtet me sjellje asnjeanse nuk do krijonte nje Bosnje te dyte por plani Francez qe pikerisht ky....Bosnjakezimi I Kosoves .Pasojat e ketij antishqipetarizmi francez vazhdojne edhe sot.

        Përgjigjjuni
        1. t
          tata luigji

          Te mbyllet kufiri me kosoven deri sa Albin kurti dhe Dosa osmani te japin dorheqje, keta te dy e duan kosovn ne lufte

          Përgjigjjuni
          1. M
            MAJKO RAMA DUAN TE HEQ ALBIN E BIEN HASHIM SERBIN

            VLLEHU MAJKO E MINORITARE QE UDHEHEQIN SHQIPERINE JANE KALE TROJE NE QEVERISJEN E VENDIT Majko rama nano e berisha punojne te dorezojne Albin shqiptarin, te nxjerrin Hashim serbin e ta vene ne krye te kosoves dhe shqiperi e kosove mbeten te udhehequra jo prej shqiptareve!!! Kaq eshte loja!!!! Patriote te jugut e ps distancohuni nga keta plehra!!!!

            Përgjigjjuni
            1. L
              Leka I Madh

              Idiot ,"nuk behet stani me lepuj". Edhe Albini eshte lepur o pallosh groshe

              Përgjigjjuni
            2. I
              I përvuajturi

              Analiza që i bënë P.Majko situatës së acaruar Sërbi-Kosovë duhet të merret në konsideratë mbasi serbët njihen për provokime,dredhira dhe pisllëqe...ata përfitojnë nga situata e turbullt dhe politika e paqartë europiane!... Pacifizmi, indiferentizmi dhe neglizhimi europian në situata të tilla provokuese nga serbët është i pafalshëm!....

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dardan

                Kujt ia thua neve qe jetojme jashte Shqiperise??? Kosova do te shnderrohet ne nje Ukraine te dyte se zgjodhi ne krye te saj Koqen Al Bin Kurven dhe dosen Osmaneshen.

                Përgjigjjuni
              2. L
                Lufta prapa deres

                Situata eshte shume e qarte, por politikanet shqiptare ose jane shume te korruptuar ose shume infantile per ta kuptuar dhe per tu pergatitur ne menyren e duhur; Ceshtja e Veriut dhe Kosoves ne teresi, zgjidhet dhe shkon me shpejtesi drejt luftes. Ne te njejten kohe kur qeveria e Beogradit nderton me shpejtesi nje ushtri super te armatosur dhe nderkohe narkotizon qeverine shqiptare, pa asnje projekt vetmbrojtje (ushtri), me " Ballkanin e Lire", ( a thua se Ballkani jane Vucic me Ramen) , ka dicka me te vertete preokupuese ne shitjen dhe injorancen kronike te politikes patologjike shqiptare. Kosova po shkon drejt luftes, 1- se Shqiperia eshte shtet i deshtuar pa ushtri. 2- se Serbia ka avantazhin e nje ushtrie te forte te ndertuar enkas per tu konfrontuar. 3- se BE deshtoi teresisht te binde 5 shtete te saj ne njohjen e Kosoves, duke humbur cdo kredibilitet. E paafte te binde veten, si mund te binde Serbine apo boten?! 4- se Franca loz me dy porta. 5- se Rusia eshte me e forte brenda Europes nga cfare eshte Europa brenda Rusise. 6- se Serbia ka aleate Rusine, Kinen dhe nje pjese te mire te BEse, ndersa shqiptaret nuk kane asnje aleat serioz ne BE. Hipokrizia e Europes lejoi forcimin e Serbise dhe ndezjen e zjarrit ne Bosnje, Kosove e Mal te Zi. 7- situata gjeopolitike eshte ne udhekryq qe favorizon shperthimin e krizave dhe BE humbi 30 vjet kot, duke deshmuar nje kotesi te madhe bankieresh e plutokratesh rraciste, qe shohin vec bythen e tyre.

                Përgjigjjuni
                1. i
                  iliria

                  Kur europa nuk ka qenë hipokrite (lavire)? Megjithatë faji më i madh është te shqiptarët e Kosovës më saktë te U.Ç.K.-ja e lavdishme që pa u krye lufta u lëshuan në plaçkitje të shtëpive, banesave e dyqaneve të sërbëve!

                  Përgjigjjuni
                2. *
                  *

                  nje pyetje i beje ketyre statististeve te origjinave vllehet çfar jane ?per mendimin tim vllehet nuk jan sllave por jane shum te oerafert me shqiptaret.vllehet barinjet antik pellazge qe fillon nga iliria egjer ne dacia.nganjehere patriotet shderrohen nga padituria ne vllandares.sipas jushe hysenat apo hasanet jane otomane !!shqiptaret qe mohojne vetveten jeni ju qe mohoni nepermjet emrit apo mbiemrit bashkombesat e juaj.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Flase

                    Pandeli, qendro me kembe ne token shqiptare dhe koke mbi shpatullat e tua. Konfliktin ne Kosove po e shkakton Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Aresyet dihen, per te mos u zgjatur. Serbia, dihet qendrimi saj; ajo ben demarshet qe te shkoje atje ku do ajo. Pa me thuaj, Pandeli, perse nuk ka asnje njohje te Kosoves shtet gjate kesaj kohe por po ndodh e kunderta duke e terhequr njohjen? Serbia ben detyren prej sllavi, po Kosova çfare detyre ka dhe ben? Boriet e Rusise ku antare jane edhe Sali Berisha, Ilir Meta, Albin Kurti, Vjosa Osmani po bien me forte se kurre. Dobiçi Sheqeres, kerkon tu lere dobiçin ne dere te tjereve; fatkeqesi eshte se ka shume pseudokosovare dhe pseudoshqiptare qe duke mbeshtetur antishqiptaret e mesiperm , po e çojne gjendje ne katastrofe. Nato dhe Amerika me UCK-ne e bene detyren e tyre; tani do te ishte radha e vet shqiptareve, por ata jane rreshtuar pro Rusise. Vendimet qe merren nga Albin Kurti jane tmerresisht te rrezikeshme sepse ai ka qene pjese e Beogradit qe kur gjoja i burgosur, shoket e tij ne burg rriheshin nga policet serbe, ndersa Albini jepte intervista ne televizione e radio te Beogradit. Kosova rrezikohet, por mos harro terheqjen amerikane nga Afganistani apo mos nderhyrjen ne luften Ukrahine-Rusi. Bota do shikoj interesat e saj se as e pickon me çeshtja e Kosoves, duket sikur i kaloi nje plesht nga siper. Kosovaret le te mbajne Albinin e Vjosen deri sa te globalizohen perseri, pastaj te ja bejne mjau-mjau. Por s'ka me kohe njeri te merret me ta.Ti shiko qe BE akoma s'po e njeh si shtet Kosoven! 5 shtete nuk e njohin, merr vesh apo jo! Do e zhvilloje ndeshjen e Futbollit Spanja me Kosoven vitin që vjen, po arriti?!

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Buda

                      Po shtoj mendimin tim te palekundur, te mbeshtetur ne pervojen historike te marredhenieve midis shteteve fqinje. Kur Ismail Qemali shpalli Pavaresine e Shqiperise shkoi deri ne Londer per te perfshire ne kufijte e saj tokat ku shqipatre perbenin shumicen absolute te popullsise, por arriti te siguroje brenda kufirit vetem gjysmen e trojeve te shqiptareve. Aq arriti patrioti dhe politikani i madh, ua la amanet brezave qe te realizojne endrren e tij dhe te rilindasve te tjere. Nje shekull me pas u arrit qe krahina e Kosoves te shkeputet nga pushtimi serb dhe u hap rruga e saj per t'u bashkuar me trungun ame-Shqiperine. Po cfare ka ndodhur? Albin Kurti dhe Vjosa Osmani merren me targat dhe komunat serbe ne veri te Kosoves dhe harrojne se detyra qe na ka lene themeluesi i shstetitte pavarur shqiptar Ismail Qemali eshte bashkimi i Kosoves me Shqiperine, duke i lejuar edhe srbet te bashkohen me trungun e tyre ame-Serbine. Dhe ne kete neps territorial po e kthejne Kosoven ne nje Ukraine te dyte.

                      Përgjigjjuni
                    2. P
                      PLAZHISTI

                      Perse llap me lot Majko kalamani Heshte kur i gjati Vella vucin e bani Ballkani i hapur Serbit krahe i dha Kosoven e late Jetim pa vella Ka ngordhur PSja Vafte ne hesfel Tashme katandisur Ne nje gjysmagjel

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        timo

                        Kujdes! Kujtoni! Veprimet e Saliut kanë qene dhe janë gjithmon të kordinuara me veprimet e Sërbisë në Kosovë. Data 12 Nëndore e protesës lajmëruar nga Saliu nuk është thjesht një protestë kundër qeverisë dhe aq. Ajo protestë është një bashkëveprim me atë që po ndodh në Mitrovicë nga Sërbët.

                        Përgjigjjuni
                        1. x
                          xhaxhi

                          ik o Majko mos na trego perralla me lufte.. i ke rene qylit gjithe keto vite si kryeminister lufte. I vetmi njeri qe kishte bythe ishte xhaxhi Enver, ju te tjeret jeni spurdhjaker. Nuk merreni dot me dobicat e Rusise ne Tirane megjithese keni nje superfuqi boterore nga pas dhisni ne breke e jo te jeni per lufte. Mire thoshte Mehmet Shehu - keta bythpambuket do na marrin ne qafe ne.

                          Përgjigjjuni
                          1. Nego Vana

                            Fallin ta psalla dhe ai që të ysht . Nën mullar fshihesh ti Tare si gjithnjë .

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              POLI

                              Mos ki frike more PANDI MAFISHJA se na mbron NATO apo se ke degjuar NIKON PREJLESHI qe eshte minister mbrojtje . Do te mbrohemi me ato 200 ushtaret qe i kemi pergatitur per T'ja dhene NATO -s do bejme lufte De more de Se lum ti popull Mezi na ke .

                              Përgjigjjuni
                              1. Noc rroku

                                Foli dhe ky qe mori 200 vota ne Tirane . Ke perenduar me kohe dhe nuk te pyer kush se cka flet.Ke qene me kohe i mbaruar. Mbaj mend qe kur ishte minister i mbrojtjes 8 me 2 ja bente Zeni dhe u dridhte kur i shkonte ne zyre.Kur un doja ta takoja per nje te drejte qe me ishte mohuar po nga ky palaco minister kam ndenjur 2 jave para deres se ministrise mbrojtjes dhe nuk me priti asnjehere ne zyre duke qene dhe punonjes i ministrise. Zenit ju hapej dera athu se cfar ishte ne ate ministri dhe besoj zanafillen Gerdeci e ka nga ky minister. Njerzit e kuptojne kush eshte Zeni.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje