
Kryeministri Edi Rama iu ka premtuar lushnjarëve se qyteti i tyre do të ketë për pak javë 24 orë ujë dhe se do t'ju ndërtojë edhe një doganë.
Këto premtime ai i bëri gjatë fjalës së mbajtur para një grupi lushnjarësh. Rama iu përgjigj edhe komenteve se është turp që të flitet në vitin 2022 për ujin e pijshëm, por ai tha se nuk ka turp pasi nuk është njësoj si kundërshtarët e tij.
“Eriselda e nxorri veten, si kryetare e gjithë Bashkisë së Lushnjës. Unë s’kam shumë gjëra për aq sa Eriselda prezantoi. Ne duhet të kuptojmë se çfarë duhet të bëjmë më tutje. Ne duhet të ndërhymë nga ana e qeverisë për unazën e qytetit.
Aty ka edhe shumë biznese që janë vlerë e shtuar për këtë komunitet. Pastaj për ndërtimin e atij kombinatit që Eriselda nuk e di si ja vuri emrin. Do të krijojmë kushtet që qytetarët të kënë doganën këtu, pa pasur nevojë që të shkojnë në qytete të tjera. Në aspektin e grumbullimit kemi bërë shumë hapa përpara.
Kur e morëm këtë detyrë kishte 2 pika grumbullimi, ndërsa sot janë 19 pika, nga të cilat 17 janë të mbështetura nga fondet e qeverisë përmes AZHBR-së. Numri shkon në 40 nga 2. Është vetëm një agropërpunim. Duhet ta ngjisim edhe këtë shkallë për të pasur më shumë sukses. Asgjë të mos ikë dëm, por të shkojë për përpunim.
Ashtu sikundër pas sot kompleksin e ri sportive që po bëhet, që është potencial më vete ajo gropa e madhe gjysmë e mbuluar me ferra. Do ta mbështesim edhe atë projekt, duke nisur me pishinën e hapur. Më pas të bëjmë edhe pishinën e mbyllur. Më në fund për pak javë i gjithë qyteti i Lushnjës do të ketë ujë 24 orë.
E kam pak fiksim këtë punën e ujit 24 orë. Hidhen disa edhe thotë si s’ju vjen turp juve akoma me këtë muhabet. Tani të na vijë turp ne që po e bëjmë. Tani qyteti do të ketë ujë 24 orë. Sigurisht nuk është mirë që qyteti të diskutojë ujin 24 orë tani. Por mua jo vetëm që nuk më vjen turp, sepse ne nuk jemi njësoj me ata. Se po të ishim njësoj do kishte dy pika grumbullimi në Lushnjë”, u shpreh Rama.
Dy komente te vogla: 1. Eshte e vertete qe je i paturp, se po te kishe pak turp, kete premtimin e ujit duhet ta mbaje mend qe e ke bere dhe para 4 vjetesh. 2. Gjuha qe ti perdor eshte fyese dhe autokratike: “Une do t’ju ndertoj…” thua, kinse je mbret dhe do ndertosh me paret e tua…- Kemi ne plan qe bashke te ndertojme…Keshtu flet kryeminstri…. O Kallamoq kokbosh…
Qenke kokeloqe o kokeloqe qe kementone ketu large. Sali luvgati ka vrare njerez dhe ju e quani legjende e demokracise ate komunistin kriminel dhe nongrata
O lale. Po e krahason me Sali mortjen kete te gjatin, Edin....tregon qe e ka marre rrugen e qoftelargut. Mendon se e mbron, po nuk ka ofendim me te madh... Ik bej shurren nashti, te ura e mbrostarit
Thuj falemnderit qe te sjell ujin, qe te lash fytyren, o zhabe kenete.
Mos gënje se kënetat I thau Enveri dhe nuk kanë ngelur zhaba për të bërë krahasimin. Thuaji o lepur drize! Lepujt I shoh cdo ditë biles një e pash duke kapërcyer bulevardin e Lushjes 2 javë të shkuara.
Preshin Lushnjareve? = lol
Lexoni komentet e patronazhisteve dhe do kuptoni, qe ne shqiptaret nuk kemi asnje shanc te transformihemi ne shoqeri civile. E vertata eshte qe nuk ma e ka fajin vetem politika. Jemi te shtrember si popull