Të rinjtë kalojnë në ujrat e La Manshit me gomone, fëmijët e tij udhëtojnë mes luksit me avion, Ilir Meta flet për emigracionin

5 Nëntor 2022, 14:05Politika TEMA

Të rinjtë kalojnë në ujrat e La Manshit me gomone,

Kreu i PL –së Ilir Meta në një intervistë  për radion britanike LBC ka folur largimin e shqiptarëve në Britaninë e Madhe.

Sipas tij ikja e shqiptarëve është për shkak të mungesës së mundësive dhe shtetit të së drejtës.

Të gjitha deklaratat e tij, përveçse politike, nuk kanë asnjë grimcë shqetësimi. Pasi Ilir Meta ka qenë mbi 30 vite në çdo karrige pushteti dhe është fajtor sa qeverisja e tanishme.

Ndërsa të rinjtë shqiptarë dergjen kampeve dhe ujrave të Lamashit, fëmijët e Metës, udhëtojnë mes luksit me avion për në Britaninë e madhe.


Intervista e plotë:

Meta: Ikja e shqiptarëve për shkak të mungesës së mundësive dhe shtetit të së drejtës

Përse po ikin shqiptarët?

Meta: Fatkeqësisht kjo po ndodh për shkak të mungesës së mundësive që u ofron qeveria autokratike e kryeministrit Rama, i cili është në detyrë prej 10 vitesh. Dhe gjithashtu prej mungesës së shtetit të së drejtës në vend.

Janë këto, dy arsyet kryesore që kanë vrarë shpresat e të rinjve shqiptarë dhe po i detyrojnë ata të largohen nga vendi.

Por, pse duhet të kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar? E kuptoj që ka njerëz që duan të jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, por pse të kërkojnë azil?

Meta: Sepse për shumicën prej tyre, standardi i jetesës që kishin në vendin tonë ka ardhur duke u përkeqësuar.

Por Shqipëria nuk është në luftë, nuk është në gjendje lufte, janë kushtet ekonomike që padyshim janë shumë të vështira. Gjermania për shembull deklaron se Shqipëria është një vend i sigurt.

Po ke të drejtë, por gjendja ekonomike, gjendja sociale, përjashtimi social është në nivele të tilla, sa janë gati të marrin çdo rrezik dhe të kalojnë La Mansh me gomone, sepse qeveria shqiptare është aktori kryesor përgjegjës për vrasjen e shpresave të tyre për të ndërtuar të ardhmen në vend.

Nëse krahasojmë numrin e shqiptarëve që kërkojnë azil në Britaninë e Madhe, me të rinjtë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, është aq i madh sa që nuk mund të krahasohen.

Meta: Kryeministri Rama të mos provokojë por të bashkëpunojë me autoritetet britanike, situata për shkak të qeverisë së  tij të korruptuar

Por a mendoni atëherë se autoritetet britanike duhet të pranojnë kërkesat për azil të të rinjve shqiptarë, nisur nga rrethanat që po përshkruani?

Meta: Mendoj se së pari është shumë e rëndësishme që kryeministri Rama të shmangë tonet provokuese me autoritetet britanike, sepse kjo situatë është rezultat i qeverisë së tij të dështuar dhe të korruptuar dhe së dyti, ai duhet të punojë dhe të bashkëpunojë me qeverinë dhe autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, por edhe me autoritetet franceze, dhe agjencitë ligjzbatuese europiane, sepse jemi thellësisht të shqetësuar për jetën e mijëra shqiptarëve, që janë ngujuar në fakt në pyjet e Francës, në pritje të ardhjes në Britani të Madhe.

Pse situata në Shqipëri duhet të nënkuptojë që Britania e Madhe duhet të marrë më shumë kërkesa për azil?

Meta: Ne mendojmë se autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar duhet të punojnë me autoritetet shqiptare, në mënyrë konstruktive për të adresuar këtë fenomen. Dhe së dyti, fatkeqësisht ka shumë prej tyre që ndihen të përjashtuar dhe të persekutuar për arsye politike nga qeveria shqiptare.

Ne nuk i inkurajojmë ata të largohen nga vendi. Ne i inkurajojmë ata të luftojnë këtu për të drejtat e tyre dhe të bëjnë gjithçka për të hequr qafe këtë qeveri të papërgjegjshme, në mënyra demokratike; 

Meta: Autoritetet britanike të jenë fleksibël, një pjesë e të rinjve minorenë, viktima të rrjetit të trafikantëve dhe keqqeverisjes në Shqipëri

Por ka shqiptarë që kthehen në Shqipëri nga Britania e Madhe, nga Gjermania, nga Franca, nga e gjithë Evropa, kërkesat e të cilëve për azil kanë dështuar. A mendoni se qeveria britanike duhet të lejojë që ata shqiptarë që presin përpunimin e kërkesave për azil në Britani, a mendoni se duhet të lejohen të qëndrojnë e punojnë në Britani?

Meta: Do të doja që autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar të tregojnë fleksibilitetin maksimal, sepse gjithashtu nuk duhet të harrojmë se shumë prej tyre janë nën 16 vjeç dhe është shumë e rëndësishme të tregohet fleksibilitet dhe maturi. Gjithashtu u bëjmë thirrje të gjithë të rinjve shqiptarë që të mos largohen nga vendi.

Gjithsesi, qeveria gjermane, franceze, spanjolle, a është në të drejtat e saj që t'i kthejë të gjithë ata shqiptarë që kanë dështuar kërkesat për azil?

Meta: Ne nuk mund t'i dënojmë autoritetet e huaja pse ato përpiqen të zbatojnë legjislacionin e tyre, por dëshirojmë të shohim trajtim të barabartë dhe pa diskriminime për të gjithë këta shqiptarë të pashpresë, që rrezikojnë jetën duke marrë gomonet për të kaluar La Mansh.

Por a mendoni se shqiptarët diskriminohen nga qeveria britanike?

Meta: Nga autoritetet britanike do të doja të bënin maksimumin, të tregonin maturi dhe të mos i përziejnë ata pak shqiptarë, që janë të interesuar të promovojnë këto rrjete trafikimi, për përfitimet e tyre kriminale, me shumicën e këtyre njerëzve, të cilët janë të ndershëm dhe që janë viktima të mungesës së shpresës në vendin e tyre dhe përpiqen të gjejnë të ardhme shpresëdhënëse duke rrezikuar jetën, edhe duke kaluar La Mansh me gomone.

14 Komente

  1. E
    Edi

    Ore legen, ata na ofenduan si komb, ti thua Rama mos fol. Në vend të thuash që duhet të heqin vizat e kështu zhduket edhe trafiku bën propagandë kundra vendit tënd për ca vota të qelbura. Ti je një nga përgjegjësit kryesore përse shqiptarët ikin, ndoqe Saliun me kurset e plepave dhe vjedhjet ndaj popullit. Harram qumështi i nënës. Pis!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkurt dhe sakte..

      Shkurt dhe sakte . Te lumnte .

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkurt dhe sakte..

        Shkurt dhe sakte . Te lumnte .

        Përgjigjjuni
      2. G
        Gunga.

        O ilir shoku i ben qimes hurin ne thybe do maresh.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vin

          o Ilir muti

          Përgjigjjuni
          1. R
            Refugjat ne Angli

            Like Hajduti Jepe Intervista:Mjere Shqiperia ku ka rene dhe Mjere Shqipetaret...Enver Hoxha Vrau Burrat, dhe la Pase vetem BASTARTDE Spiune dhe Serbe si Likja-Berisha ect..

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bredhi

              Po ti or hale me çfare i ke çu.Palaço! Po i ke çu me gomone e Monikes,se mos çpohet por gjeji tape!.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Refugjate ne Angli

                Ja shikoni o Pupull "Budalla dhe Kokepalre"..Like Floriri nga President-na u Be perseri Kryetare..por kesaj Radhe jo Kryetare i Partise se Integrimit..u be Kryetare i Partise se Lirise....Qija.....Baxhellen ketij Shkerdhate...qe ka mbledhur rrethe vetes nje Bande qe i mbane me Kocka, me parat qe u ka Vjedhur Shqipetareve..dhe me Floririn qe u ka Vjedhur Shqipetare...dhe po Kerkon perseri Spiuni i Sig...dhe Larua i UDB-se qe te Behet i "Madhe".... Po duket se Pushteti qenka i Embel.... @@Shqipetare Ngrihuni dhe ti bejme Nene Like Flririrt, se na ka c´are Trapin dhe kerkon te beje per Budalla nje Popull te tere..Ropt ku ti kesh Like...

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tropoja

                  Na turperoj edvin droga ky shkollepak dallkauk na turperoj ne gjithe boten e vitin 2022 ikin njerezit per buke se nuk ka ketu.Turp e faqe zeze i shkaterroi gjitha pir jo guximin dhe vullnetin e shqiptareve ta hedhin ne lane edvinen bashke me qeverine e saje te pafytyre e sharabajke turp turp turp t'i themi kujt qe jemi shqiptar

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tallavaja

                    Interviste per te ardhur turp. Te gjithe e dime diferencen ne page 7 me 1, dhe kete ti nuk e ndryshon o kokelope. Por edhe kur ishe ne pushtet nuk bere pune, vetem vodhe ti dhe farefisi yt. Femijet po i shkollon atje dhe thua qe do kthehen mbrapsht sejane mesuar me jete luksi me parate e vjedhura te tuat. Ne qe punojme ne perendim e dime mire, qe duhet te jesh ne orar, dhe sektori financiar, vec pergatitjes shume te larte, do edhe bythe, 10-14 ore ne dite. Kete nuk e bejne dot femijet e tu, se nuk jane te pergatitur per asgje. Ti do te kthehesh ne politike ne krye dhe ti vendosesh atje ku do ti, jo pune, por vjedhje lekesh. Ne perendim ka intervista disa shkalle, dhe ata po filluan do fillojne nivelin junior, ku vete anglezet jane pay check to pay check (shqip ne fund te 15 diteshit). Kujton se je i ditur dhe i jep mend anglezeve, me fjale boshe, fleksibilitet, me shume ekuiliber e pordhe me rigon. Hasianet po te kishin leket e tua (te vjedhura), jo me djerse, nuk iknin. Prandaj mos na be dengla. Edhe ne Maqedoni, 25% shqiptare, cdo familje ka nje ose dy ne emigracion, ata kane ikur qe ne vitet 60 dhe 70, dhe ka nje ekuiliber ne remitanca qe dergojne dhe ne nje pjese qe fitojne vete ne sektorin tregetar. Po keshtu edhe Kosova, e megjithate ikin. Je vetem nje fytyre e peshtire, asgje tjeter.

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      kacaku

                      Ka menduar babai per ta ....ka vjedhur Like spiuni per 4 jete

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Populli

                        Kam nje proposing: Rembejani femijet deri sa te dorezoi floririn e popullit,ne qofte se nuk e dorezon nuk do ti shof femijet ai dhe Monika ashtu si kane bere me femijet e ketij populli.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Britaniku shqiptar

                          Ky ka pjerdh fare! O injorabt po nese sipas teje shqiptaret ikin nga keq qeverisja dhe mungesa e drejtesise, nuk do ikin moshat nene 16 vjec, por mbi 18 o kokrra e mashtruesit. Sipas teje i bije qe mos te kete shkolla dhe Universitete, jo munges drejtesije dhe keqqeverisje. Hajdutet do rregullojne sistemin e vjedhjes dhe korrupsionit.

                          Përgjigjjuni
                          1. b
                            bashkimi per drejtesi

                            Po si jo, te shkretit kekrojne jete me te mire sepse ti me Salih Berishar e sollet Shqipeine ne gjendje te mejturar e dogjte vrate e shkterruart, vodhet miliona e milona dhe arin e popullit. Ata shkojne eme gomne dhe nisn dhe nuk din a mbrrine te gjall. Ju shoket krimit femijte tuaj si - shokut I. Spiun Meta dhe disa te tjereve udhtojne me aeroplane dhe banojne ne apartamente ne qender te Londres me te gjiha te mira dhe shkollohen e argetohen me parat nga djersa dhe mundi e shqiptareve qe ju ua vodht. TURP per kombin qe ende tjeni ne liri, o - NON GRATA pisllake.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje