
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me fermerë në Lushnjë nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të Partisë Demokratike, ndërsa ka kujtuar dhe ata që i përmend si aset, patronazhistët.
“Ky është realiteti i hidhur i përgjithshëm i të gjithë atyre që ju drejtohen ekraneve, portaleve për të marrë informacion për vendin ku jetojmë.
Shumica dërrmuese e këtyre pasqyrave mediatike, janë të deformuara nga interesat e pronarëve, babëzia dhe influencat e këqija të pronarëve, nga një kulturë mizerabël e investimit në media për të gjoba, gjoba që i vihen qeverisë dhe bizneseve. “Më paguaj që të mos të të bëjë copash me lajme të rreme dhe me informacione të deformuara”. Ky është realitet fatkeq.
Kur ne ndërmorëm atë përpjekjen për të vendosur një kuadër ligjor për shpifjen, unë jam habitur nga numri i sipërmarrësve që më thonin; mos u tërhiqni. Mora njërin dhe më tha; ne na mbytën, na mbytën me gjoba. Këto goditje, për fat të keq në biznes i marrin ata që krijojnë punë, prodhojnë dhe më e rënda nga këto goditje, është goditja mbi prodhuesit e ushqimit. Problem i madh sot është kthimi i gjysmë të vërtetave në industri të të vërtetave.”, tha Rama.
Rama ironizoi PD, duke shtuar se është mall që e kthen pika e grumbullimit.
“Zhvillimi i pikave të grumbullimit në Lushnjë, ka bashkuar totalisht PS me PD. S’mund të vijë politika të bëjë punët këtu. Të futen mollët në sherrin politik. Më vjen mirë që të gjithë grumbulluesit, edhe ata të PD po ia marrin PS dhe qeverisë së saj produktin. Perfekt.
Aq më tepër sot kur kuptohet se PD është bërë si ato mallrat që ta kthen pika e grumbullimit. Meta u ngrit nga armiku, 120 mln euro eksporte kishte e flasin këta për bujqësi, nuk është e vërtetë, ata që ikin kanë të drejtën të kërkojnë më shumë. PD si ato mallrat që pika e grumbullimit ta kthen”, tha Rama.
Meta e berisha nje muhabet kan o shoku im , zihen pajtohen se ashtu lloj llumi jane por mos u merr me ta
po normale bo shum mir qe tall karin me ato
Ju te pakten mundoheni ti ndihmoni qytetaret pavaresisht bindjeve politike qe kane
Skane pa gje te hajrit ato nga PD
Kudo qe shkoni beni me te miren per qytetaret
Aman se ato te PD-se skane gje ne terezi
Mjer ato qe i shkojne pas Saliut nje i vdekur qe se di ku eshte vet e jo me te mendoje per popullin e tij
Pavaresisht te gjithave ju po ndryshoni Shqiperine dhe po i ndihmoni kedo per te ecur perpara edhe nese sjane mbeshtetje per ju
Sbesoj se ka ngel shqiptar pa e pa se kush punon per ket vend e kush jo, vater e demokrateve ose jo Rama e ka te garantume fitoren
Po ca te bejn te shkretet vec me lef u ka ngel e me bo zhurm se sdin gje tjeter
P sot e 100 vjet ty kena me te votu se skena lujt mensh me ja dhen Saliut prap me e dhje venin prap
Meta esht kryelegeni
Mendoj se ironia eshte gjeja e duhur qe duhet te perdoret te ky lloj njeriu
Se mos besh aleance prape me Meten...mire do rtojme e do shikojme.
jane mallra te skaduara ata po mos u merr me to se sja vlen fare
Mendoj se lushnja e ka kiptuar se kush punon e kush jo
Ku ka punuar ndo nje here pd per kete qytet aman
Saliu dhe meta e la kete vend si mos me keq e cti besosh me atyre