
Deputetët demokratë që përkrahin grupin e Alibeajt do të dalin me kandidatët e tyre në zgjedhjet vendore të 2023, duke sfiduar grupin e Rithemelimit të Sali Berishës.
Mospasja e një dakordësim me grupin e Berishës për të dalë me kandidatë të përbashkët ka sjellë edhe më shumë acarim mes palëve, por kreu i grupit të PD Enkelejd Alibeaj tha se PD nuk do të bie pre e provokimeve pasi beteja e tyre është me regjimin e Edi Ramës.
Pas mbledhjeve në Tiranë dhe Durrës, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur Kolegjin e kryetarëve të PD në Fier, ku ka bërë të ditur se PD shumë shpejt do të dalë me kandidaturat e saj në të gjitha bashkitë për zgjedhjet e 14 majit 2023. Gjithashtu Alibeaj shtoi se do të ketë një riorganizim të degëve të PD, që sipas tij do të shërbejë për rifreskimin dhe identifikimin e PD.
“Sot mbledhja me Kolegjin e kryetarëve të PD së bashku me kryesinë e PD ishin 2 qëllime, informimi për të gjitha zhvillimet e fundit që ishte dhe synimi ynë për daljen tonë me një kandidat të përbashkët dhe marrja e qëndrimit që morëm ishte e udhës sot që jo vetëm të informonim por edhe fillimi i menjëhershëm i procesit të riorganizimit të të gjitha degëve të PD-së në funksion të rifreskimit dhe ripërtëritjes dhe identifikimit qoftë për kandidatura për kryetarë bashkie apo këshille bashkiake. Ju informoj se në PD janë depozituar prej kohësh një numër i madh kandidaturash sipas statutit të PD, shumë shpejt do deklarojmë edhe kandidaturat për të gjitha bashkitë që do jenë të gatshëm për të garuar në zgjedhjet e 14 majit.
Ne kemi zhvilluar mbledhje në selinë e PD-së në Durrës, në Tiranë e zhvillojmë sot në Fier, mbledhja tjetër do jetë në Lezhë për të treguar se ne jemi në paradhomë të fushatës zgjedhore dhe është e udhës që demokratët duhet të dalin në terren, është edhe taktikë për të pasur kontakte më intensive me demokratët kudo ku janë. Në të gjithë këtë lëvizjen tonë nuk duam e nuk e kemi bërë lëshimin e sinjaleve provokative, beteja jonë është me regjimin, aleatët tanë janë qytetarët”, tha Alibeaj.
Edhe pse grupi i Berishës dhe ai i Alibeajt u ulën në tryezën e negociatave për të dalë me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet vendore të 2023 nuk u arrit një marrëveshje mes palëve. Shkak për këtë u bë fakti se grupi i deputetëve që përkrahin Alibeajn nuk pranojnë njohjen e Sali Berishës në drejtimin e Partisë Demokratike.
Bravo Alibej mos dorzohuni para Salih bin ladenit nje terrorist non grata, performoni njerez me itegritet dhe besoj se do ngriheni shpejt ngaqe llumi iku me terroristin
Kete pune duhet ta kishit nisur qe ne dhjetor se ju e njifni Saliun cmonster eshte
rrnofte sa malet e Tropojes krenaria e foltores, kandidati per bashkine e Tiranes klevis krrici i faro pace pilafit me kollaro me dy gishta lart, hipur mbi furgonin e policise duke bere garipin para shpellareve te vicidolit ne pordhesten e 12 nendorit.
Forca, behuni bashke te gjithe ju me mentalitet te ri, lereni te vjetren ne llumin e saj, jepini shprese ketij vendi, me programe dhe nisma me te mira se kundershtari. Nuk fitohet me hunje dhe shkaterrime, por me alternativa me te mira,dhe kandidat te pa perfolur e punetor.