
Në mungesë të një vendimi të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në dilemë se cilën PD të regjistrojë në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, PD-në e drejtuar nga Sali Berisha apo PD-në e drejtuar nga Enkelejd Alibeajt. Nga ana tjetër, dy grupet në PD, të cilët pretendojnë se përfaqësojnë partinë zyrtare, nga tentativa për t’u bashkuar, përfunduan duke kërcënuar njëri-tjetrin. Afati i fundit për partitë politike për t’u regjistruar në zgjedhjet e lokale të 14 majit 2023, është fillimi i muajt mars 2023. Deri atëherë, Gjykata e Apelit duhet të ketë vendosur për fatin e PD-së, nëse i përket Berishës apo grupit të Lulzim Bashës.
Çfarë ndodh nëse Gjykata e Apelit i heq nga duart Berishës partinë që i dha gjyqtari Agron Zhukri?
Për Rithemelimin mbeten tre opsione. Varianti i parë konsiston në krijimin e një partie të re politike, duke mundësuar regjistrimin në zgjedhje. Varianti i dytë konsiston në bashkimin me PD-në me në krye Alibeaj, por ky version është më pak i mundshëm pasi statuti i PD-së së Alibeajt përjashton Berishën nga partia për shkak së damkës së non gratës. Varianti i tretë dhe më i mundshmi është që Rithemelimi të regjistrojë kandidatët për kryetarë bashkie dhe këshilltarë bashkiakë në emrin e Partisë së Lirisë, me në krye Ilir Metën. Një skemë e tillë u aplikua edhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022.
Nëse Gjykata e Apelit do të njohë PD-në me në krye Alibeajn si parti zyrtare, Rithemelimi humbet automatikisht përfaqësimin me komisionerë në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Partitë politike duhet të ketë propozuar para datës 14 shkurt 2023 anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, të cilat përbëhen nga 7 anëtarë, ku dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare, një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare.
E njëjta formulë ndarje aplikohet edhe për anëtarët e Qendrave të Votimit dhe Grupet e Numërimit të Votave. Konkretisht, 2 komisionerë propozon PS-ja, 2 PD-ja zyrtare, një komisioner Partia e Lirisë si partia e dytë më e madhe në opozitë dhe një PSD-ja si partia e dytë më e madhe në pushtet. Nëse Apeli njeh Alibeajn si kryetar të PD-së, në këtë rast dy komisionerët do të propozohen nga Alibeaj dhe Basha, si dhe një komisioner nga Partia e Lirisë.(Shqiptarja.com)
PD e drejtuar nga Alibeaj? Mos der aty, kete nuk e thote as vete Enkeloja...
Edushka paska 5 komisionere dmth. Prandaj gjykata e pamvarur do ja njohi siglen alibashes qe te kete rama 5 komisionere. Do thoni ju pse 5?? Po keta te alibashes edhe njerzit e familjes se tyre nuk i votojne keshtu qe komisioneret do ja japi borxh rilindja. Vari leshte shqiperi eshte kujt i plas trapi ca ndodh. Vjen na njoni i jashtem mer thesin te rama, ben nja 2 here gam gam per aritje te papara dhe mbyllen dhe nderkombetaret.
Beni, me vjen keq por komunisti kriminel non grata duhet te largohet me cdo kisht.
me mire te futen me siglen e partis komuniste se ne ate parti ka vetem komuniste e sigurimsa
Ju merni vetëm variantin që nuk ka për të ndodhur............................ . Se në fakt gjykata do të bëjë të gjitha manovrat që PD t'ja japë Berishës........................................... . Tani na thoni, çfarë do të bëjë grupi i Alibeajt, nëse gjykata njeh Rithemelimin si PD zyrtare ...?
Mutit dili nga te gjitha anet se mos shikon nje ane te mire ....mut ngelet nga do ta shikosh , keshtu dhe Berisha ....
Keta te PD-ke nuk din ku kane koken e tyre dua te rrzojn Edi Ramen. Pika qe nuk ju bje. Te rregullojne njehere veten e tyre pastaj te mendojn per te tjerat. Megjitheate,ata edhe te bashkohen nuk vijn dot ne pushtet se nuk do t'i votoj elektorati i tyre dhe nuk mund te arrijne numrin e PS-te ne 880 mij votues.
Po doli vete Alibeaj nuk merr asnje Bashki.I mbetet vetem te perqafoje ate te gjatin.
Me mire vetem se sa me Kryekriminelin dhe kryehajdutin Doktor sali Mortjen, njeriun me te urryer te 99% te shqiptareve! Kurre me poliagjenti serbo-ruso-francez Sali Vuk Karaxhich nuk i fiton zgjedhjet ne Shqiperine alete te SHBA BE NATO!
Me mire do ishte qe edhe komisioneret, numeruesit ti vendoste Rama...
Per ju komentusit me lart,,,,Pra po' te bashkohet saliu me meten mbetet prap mut,po' ti shtosh alibeajn behet mut e shurre,,,Pra wc publike...ku qelbet e vjen era nevojtore nga te gjitha anet,,,
…anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, të cilat përbëhen nga 7 anëtarë, ku dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare, një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare.“ Mero, kur do ti dergosh gazetaret e tu ne kursin e arithmetikes fillestare? 2 2 1 1=7 (?) Apo i ke derguar dhe Instruktor ka qene Lulushi?