
Nga vendlindja e kundërshtarit të tij politik, kryeministri Edi Rama iu ka folur tropojanëve për Sali Berishën ‘Non Grata’ nga aleati më i madh i shqiptarëve, SHBA. Për kreun e qeverisë, ky vendim duhet lexuar deri në fund, sipas së cilit fakti që Berisha nuk është futur në listën e zezë për korrupsion apo minim të demokracisë, por për çështje që shkon përtej kësaj. Sipas Ramës, ky vendim i SHBA-së, duhet të lexohet deri në fund, e ndërsa tha se Partia Demokratike është përdorur nga Rusia në dëm të interesave të vendit.
“Ça e detyron SHBA të shpallin Non Grata një person që ka qenë president dhe që SHBA ka pasur bashkëpunim, që ka qenë kryeministër dhe që SHBA kanë pasur bashkëpunim, korrupsioni okay, po a mjafton për të shpallur Non Grata një personalitet, minimi i demokracisë, po si? Itimidimi i drejtësisë, dakord, e pra po ju them që në dritën e çfarë po ndodh sot duhet lexuar deri në fund qëndrimi i SHBA-së, kujtohuni pak edhe për fushatën e 2021, kur i thoja Lulit ndahu nga ata të 2 dhe mua në këto klubet e natës televizive më thonin, njëri është burrë i vjetër, tjetri president, po tani që Luli nuk është, prandaj i them atyre që e shikojnë këtë çështje si politike të brendshme, kjo nuk është e brendshme PS-PD, as pushtet-opozitë, kjo është një çështje mirëfilli shqiptare dhe kjo është me cilën anë Shqipëria është, me kë, ku rreshtohet në këtë situatë, me aleancë në të cilën jemi me fjalë dhe me vepra apo rreshtohet si një vend ku me fjalë jemi në atë aleancë, por me vepra bëhemi pjesëmarrës apo një anëtar i gjymtuar”, tha Rama.
Kërcënimet që kanë mbërritur nga Sali Berisha, Rama thotë se nuk i trembet aspak, as ai vetë, as shumica e as grupi parlamentar të PS. Kjo sepse sipas tij, të gjithë shumica e qytetarëve është e vetëdijshme që kjo betejë e Berishës, po bëhet për interesat e tij personale.
“Asgjë nga këto nuk kërcënon shumicën, se shumica nuk është aq qeveria e grupi i PS, shumica janë njerëzit që nuk i kanë këto lloj lojërash, por përtej kësaj, kjo kërcënon dinjitetin tonë. Njerëz të verbër, që janë gati të kthehen me djallin për pushtetin e tyre, për t’i ikur drejtësisë për arsye personale që tërheqin për hunde njerëzit”, tha Rama.
Ndalur të protesta e 12 nëntorit ku ka pasur thirrje nga ana e opozitës që do të marrin kryeministrinë apo edhe vetë pushtetin, Rama iu përgjigj me batutë.“Ça do të thotë kjo do marrim zyrën, hajdeni çohuni, mendoni që është pa lidhje, jo se për të marrë do marrin Noc Rrokun, Shqipërisë i bëjnë një dëm të madh dhe duke e çarë gjithë pjesën që është e angazhuar për politikën, në këtë formë angazhojnë për hesap të Kremlinit, bëhen vegla të këtyre veglave, me një ndryshim që këto vegla paguhen për ta bërë këtë punë, i morën gjysmë milioni dollarë. Si mund të shkosh pas një partie, kur aleatët thonë që me partinë s’kemi gjë, por nëse shkon pa asnjë vegle, si mund ta bësh”, u shpreh Rama.
Berisha e ka shkaterruar Tropojen
Na myti armiku i jashtem.Rama vegla e Erdoganit/Vucic? = lol
O Ramy, po nuk ke cop ne surrat o palaco. Shfrytezon anti Putin-izmin ke ka ne Europ per te akuzuar kundershtaret e tu politik. Nuk me rruhet per asnje Parti sepse jam i zoti i vetes, por me keqardhje shikoj mashtrimin qe i ben popullit me metoda Gebeliste dhe Komuniste.
Rama e ka zhvilluar shume kete qytet
halil mala...... pse mor halil?, vellai yt kryetari i ps , ti me pd ... keshtu i keni ndare detyrat, kush te fitoje, njeri nga ju te fitoje gjithashtu. mandej ti ne tirane rri.....
Ndersa ky kari jofunksional i Surrelit eshte vegel e vegles se Putinit.
Ilir yzeiri kujdes me hashashin se te prish trurin efektet e para po i jepe po komenton si nongrata e rublave ruse
A meta dhe berisha kan marr fund
Vdekje me eshte bere ky Berisha
u moren leket rusit saliu me lirin e tani duan te distancohen
mire u thua komandant
Ai lumadhi edhe logon ja ka marre atyre.
Thesi Rublave dhe i floririt.
Ah edhe plakat e tropojes turp per ju thoni jem burrnesha,ju ka ardh hasmi te dera e nuk dul i plake me ja numrue ne shteg te ballit atij pisi se vetem plakat e grate e vrasin se burrat nuk koriten me te.Nji plak ne puke nji ne jug po e vras une jo une po ja shtyni ditet e babezise kot edvin marres
Shume e vertet se vec per rremuj e vrasje e kane mendjen likja e saliu